Samueli tërhiqet para Saulit
1Atëherë Samueli i tha mbarë Izraelit: “Ja, jua dëgjova fjalët tuaja dhe gjithë çkërkuat prej meje, jua vura mbretin.
2Që tani para jush do të shkojë mbreti. Unë tashmë jam plakur e thinjur dhe djemtë e mi tani janë me ju. Unë ju kam prirë që nga rinia ime e deri tani.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ja, këtu jam para jush: dëshmoni para Zotit e para të shuguruarit të tij: a i kam marrë kujt ndonjë ka ose gomar, a i kam mbetur kujt në qafë, a kam shtypur ndokënd, a kam marrë prej ndokujt ndonjë dhuratë për ti mbyllur sytë e mi lidhur me çështjen e tij: jam i gatshëm të përgjigjem”.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ata u përgjigjën: “As s’na ke mbetur në qafë, as s’ke shtypur ndokënd, as s’ke marrë prej kujt dhurata”.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5E shtoi: “Dëshmitar është Zoti kundër jush e dëshmitar është i shuguruari i tij se nuk keni gjetur gjë në dorën time ditën e sotme”? Ata u përgjigjën: “Ashtu është”!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Samueli shtoi e i tha popullit: “Dëshmitar është Zoti, që i përdori Moisiun e Aronin e i nxori etërit tanë prej Egjiptit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Tani qëndroni e dëgjoni t’jua përkujtoj para Zotit të gjitha mëshirat e Zotit që i kreu për ju e për etërit tuaj:
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8si hyri Jakobi në Egjipt e egjiptianët i shtypën. Etërit tuaj i lëshuan kushtrimin e Zotit e Zoti dërgoi Moisiun e Aronin dhe i nxori etërit tuaj nga Egjipti dhe i vendosi në këtë vend.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ata e harruan Zotin, Hyjin e vet, dhe ai i lëshoi në dorë të Sisarës, prijësit të ushtrisë së Asorit. Pastaj në duar të filistenjve e në dorë të mbretit të Moabit, të cilët luftuan kundër tyre.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Pastaj i bënë kushtrimin Zotit e thanë: Mëkatuam që e lamë Zotin dhe u shërbyem baalëve dhe astarotëve e Tani na shpëto prej duarve të armiqve tanë e do të të shërbejmë vetëm ty”.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11E Zoti dërgoi Jerobbaalin dhe Barakun, Jefteun e Samuelin dhe ju shpëtoi prej duarve të armiqve tuaj përreth dhe jetuat në qetësi.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Por, kur patë se Naasi, mbreti i bijve të Amonit, po vjen kundër jush, ju më thatë: Jo, mbreti duhet të sundojë mbi ne!, e pra, Zoti, Hyji juaj, sundonte mbi ju.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Tani, pra, këtu tek është mbreti juaj, që e zgjodhët dhe e kërkuat: ja, pra, Zoti jua dha mbretin.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Nëse do ta druani Zotin e nëse do ti shërbeni, nëse do ta dëgjoni zërin e tij dhe nëse nuk do ta përbuzni fjalën e Zotit, atëherë po do ta ndiqni ju dhe mbreti që mbi ju mbretëron, Zotin, Hyjin tuaj.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Por, nëse nuk do ta dëgjoni zërin e Zotit, por do ta përbuzni fjalën e Zotit, dora e Zotit do të jetë mbi ju e mbi mbretin tuaj për t’jua humbur farën.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Por edhe tani zini vend e vëreni mirë një shenjë të madhe që do ta bëjë Zoti para syve tuaj.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Pse, a nuk është sot korrja e grurit? Unë do ta thërras Zotin e ai do të çojë bubullimë e shira, dhe do të shihni se bëtë një të keqe të madhe para syve të Zotit kur kërkuat për vete mbret.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Atëherë Samueli iu lut Zotit e Zoti çoi bubullimë e shi po atë ditë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Popullin e kapi frikë tejet e madhe e Zotit dhe e Samuelit dhe mbarë populli i tha Samuelit: “Lutiu për shërbëtorët e tu Zotit, Hyjit tënd, që të mos vdesim. Të gjitha mëkateve tona ua shtuam edhe këtë të keqe që kërkuam për ne mbretin”.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Por Samueli i tha popullit: “Mos kini frikë”! Vërtet, që ju i bëtë të gjitha këto të këqija, por megjithatë, tashmë mos u largoni prej Zotit e shërbejini Zotit me gjithë zemrën tuaj
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21dhe mos shkoni pas idhujve të kotë, të cilët nuk do t’ju ndihmojnë as nuk do të mund t’ju shpëtojnë, sepse janë të kotë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Me siguri Zoti nuk do ta lëshojë dore popullin e vet për nder të emrit të vet të madhërueshëm, sepse ai vetë u denjua t’ju bëjë popull të vetin.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23E qoftë larg meje të mëkatoj kundër Zotit që të pushoj të lutem për ju e të mos jua mësoj rrugën e mirë e të drejtë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Prandaj, druani Zotin dhe shërbejini atij me besnikëri e me gjithë shpirt, sepse i patë veprat e madhërishme që i kreu në mesin tuaj!
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Por, përkundrazi, nëse do të qëndroni duke bërë keq, ju, dhe me ju së bashku mbreti juaj, do të sharroni”.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.