II. SAMUELI E SAULI
1. THEMELIMI I MBRETËRISË
Populli kërkon një mbret
1Si u plak Samueli, i vuri bijtë e vet për gjyqtarë të Izraelit.
2Djali i tij i madh quhej Joel e i dyti quhej Abia. Detyrën e gjyqtarit e ushtronin në Bersabé.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Porse bijtë e tij nuk shkonin udhëve të tija. Të prirur pas fitesës, merrnin dhurata dhe shtrembëronin të drejtën.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Atëherë u bashkuan të gjithë pleqtë e Izraelit e shkuan te Samueli në Ramë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5I thanë: “Ja, ti u plake e fëmijët e tu nuk ecin udhëve të tua. Tani pra, na cakto një mbret, siç e kanë të gjitha kombet e tjera, që të na gjykojë”.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Aspak nuk i pëlqeu Samuelit që i thanë: “Na cakto një mbret që të na gjykojë”. Por Samueli iu lut Zotit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7E Zoti i tha Samuelit: “Dëgjoje zërin e popullit për gjithçka që të thonë. Ata nuk të përbuzën ty, por më përbuzën mua që të mos sundoj mbi ta.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Po bëjnë me ty ashtu si kanë vepruar me mua që prej ditës që i nxora nga Egjipti deri në ditën e sotme - më lanë mua e u shërbyen zotave të huaj.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Por tani dëgjoje zërin e tyre. Megjithatë assesi mos e lër pa ua sjellë ndër mend: mësojua të drejtën e mbretit që do të sundojë mbi ta”.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vështirësitë që sjell mbretëria
10Popullit që i kishte kërkuar mbretin, Samueli ia tregoi të gjitha fjalët e Zotit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11U tha: “Ja e drejta e mbretit që do t’ju sundojë: bijtë tuaj do ti marrë e do ti vërë në karrocat e tija. Do ti bëjë kalorës e do të vrapojnë para karrocave të tija.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Do të caktojë ja e ja. Do të lëvrojnë tokat e tija, do të korrin të mbjellat e tija. Do ti bëjë mjeshtër për armë e për karroca të tija.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Po edhe vajzat tuaja do ti marrë për ti përgatitur erëra të mira, për ti zier e për ti pjekur atij bukë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Do ti marrë tokat tuaja më të mirat, vreshtat dhe ullishtat e do tua japë oborrtarëve të vet.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ai do t’ju marrë edhe të dhjetat e të mbjellave tuaja, të prodhimit të vreshtave tuaja e do tua japë oborrtarëve dhe zyrtarëve të vet.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Do ti marrë edhe shërbëtorët e shërbëtoret tuaja, qetë tuaj më të mirët dhe gomarët tuaj do ti marrë për të punuar punën e tij.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Do të marrë të dhjetën e grigjave tuaja dhe ju do të bëheni skllevërit e tij.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Atë ditë do të kërkoni ndihmë për shkak të mbretit që vetë do ta keni zgjedhur, por më kot se atëherë Zoti nuk do t’ju vështrojë”.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Por populli nuk deshi t’ia dëgjonte fjalën Samuelit e i tha: “Assesi! Ne duam mbret!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Duam edhe ne të jemi si popujt e tjerë! Do të na gjykojë mbreti ynë, para nesh do të dalë në luftë e do ti luftojë luftërat tona”!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kur Samueli i dëgjoi të gjitha fjalët e popullit, të gjitha ia tregoi Zotit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22E Zoti i tha Samuelit: “Dëgjoje zërin e popullit dhe jepu mbretin”. Atëherë Samueli u tha izraelitëve: “Le të shkojë secili në qytetin e vet”.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.