Priftërinjtë kundër Atalisë
1Të shtatin vit Jojada u vendos. Çoi e i thirri urdhërqindësit e ushtrisë: Azarinë, birin e Jerohamit, Ismahelin, birin e Johananit, Azarinë, birin e Obedit, Maasinë, birin e Adajës edhe Elisafatin, birin e Zekriut dhe bëri me ta besëlidhje.
2Këta e qarkulluan Judenë dhe i bashkuan levitët prej të gjitha qyteteve të Judës dhe prijësit e vëllazërive të Izraelit, dhe erdhën në Jerusalem.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Mbarë kuvendi i dheut, i mbajtur në Shtëpinë e Hyjit, lidhi besë me mbretin. Jojada u tha: “Ja, biri i mbretit! Le të mbretërojë siç ka thënë Zoti për bijtë e Davidit!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Dhe, ja, se çfarë duhet të bëni.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Një e treta e juaj që të shtunën hyni në shërbim edhe priftërinj edhe levitë e derëtarë, le të qëndrojnë në dyer; kurse një e treta pjesë le të qëndrojë në pallatin mbretëror dhe e treta pjesë tjetër në derën që quhet e Themelit, ndërsa mbarë populli tjetër le të qëndrojë në tremet e Shtëpisë së Zotit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Askush tjetër të mos hyjë në Shtëpinë e Zotit përveç priftërinjve dhe ata levitë që janë në shërbim: le të hyjnë vetëm ata, sepse ata janë të shuguruar. Mbarë populli tjetër le tu përmbahet urdhëresave të Zotit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Të gjithë levitët, secili me armë në dorë, le të qëndrojnë përreth mbretit. Nëse ndokush tjetër hyn në Tempull, le të vritet. Le ti rrinë përkrah mbretit ngado që të shkojë”.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kështu, pra, levitët dhe mbarë Juda bënë ashtu si u urdhëroi kryeprifti Jojada. Secili i mori njerëzit e vet që të shtunën hynin në shërbim bashkë me ata që të shtunën do ta lëshonin shërbimin: sepse kryeprifti Jojadë nuk i la të shkonin ndërresat që për çdo të shtunë e kishin zakon të zëvendësoheshin.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Prifti Jojadë, ua dha urdhërqindësve heshtat, shqytat e shqytëzat e mbretit David që ruheshin në Shtëpinë e Hyjit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10E vendosi mbarë popullin, secilin me armë në dorë, prej pjesës së djathtë të Tempullit deri në pjesën e majtë të Tempullit rreth e rreth mbretit para lterit e Tempullit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atëherë e nxorrën djalin e mbretit, ia dhanë kurorën dhe dëshminë, dhe e bënë mbret. Atëherë prifti Jojada dhe bijtë e tij e shuguruan dhe pastaj brohoritën: “Rroftë mbreti!”.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Porsa Atalia dëgjoi popullin që vraponte e i brohoriste mbretit, hyri në mes të popullit në Tempullin e Zotit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kur e pa mbretin duke qëndruar në mëkëmbëzën e vet në hyrje, prijësit e borizanët përreth tij e mbarë popullin e vendit duke u gëzuar e duke u rënë borive, dhe këngëtarët me vegla muzikore të ndryshme duke i dhënë shenjë këndimit të këngëve të lavdit, i shqeu petkat e veta e bërtiti: “Tradhti! Tradhti!”.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë prifti Jojada u urdhëroi urdhërqindësve që ishin në krye të ushtrisë, e u tha: “Nxirreni jashtë hijes së Tempullit! Ai që e përkrah, le të vritet përjashta me shpatë!”. Sepse prifti u kishte urdhëruar: “Mos e vritni në Shtëpinë e Zotit”!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ata e kapën. Kur hyri nga dera e Kuajve të pallatit mbretëror, e vranë aty.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Reforma e Jojadës
16Jojada bëri besëlidhje ndërmjet vetes, mbarë popullit dhe mbretit se do të jenë popull i Zotit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Prandaj mbarë populli shkoi në faltoren e Baalit dhe e rrënuan atë, lterët dhe truporet e idhullit i copëtuan, kurse Matanin, priftin e Baalit, e vranë para lterëve.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Jojada i caktoi mbikëqyrësit e Shtëpisë së Zotit nën pushtetin e priftërinjve dhe levitëve që Davidi i kishte ndarë përpara në rende për shërbesë në Tempull që të kushtonin flitë e shkumbimit në nder të Zotit, siç shkruan në Ligjin e Moisiut, me hare e këngë sipas vendosjes së Davidit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19I caktoi gjithashtu edhe derëtarët në dyert e Shtëpisë së Zotit që të mos hynte brenda askush i papastër dhe për asnjë arsye.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Atëherë i mori urdhërqindësit e trimat e zgjedhur, prijësit e popullit dhe mbarë vogëlinë dhe e nxorën mbretin nga Shtëpia e Zotit, e kaluan nëpër derën e Sipërme në pallatin mbretëror dhe e vendosën në fronin mbretëror.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Mbarë populli u gëzua dhe qyteti ra në qetësi. Atalinë e prenë me shpatë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.