Fillimi i mbretërimit të Ozisë
1Mbarë populli i Judës e bëri mbret në vend të të jatit, Amasisë, Ozinë gjashtëmbëdhjetë vjeçar.
2Ky e rindërtoi Ailatin pasi e ktheu nën sundimin e vet, pas vdekjes së mbretit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ozia kishte gjashtëmbëdhjetë vjet kur filloi të mbretërojë. Mbretëroi në Jerusalem pesëdhjetë e dy vjet. Emri i nënës së tij ishte Jekelia. Ishte nga Jerusalemi.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Bëri çfarë ishte e drejtë në sytë e Zotit, ashtu siç kishte vepruar Amasia, i ati.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ai e kërkoi Hyjin sa qe gjallë Zakaria i cili e mësoi në frikën e Hyjit. Tërë kohën sa e kërkoi Zotin, Hyji ia dha të mbarën.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fuqia e tij
6Doli ti luftojë filistinët; i rrënoi muret e Getit, muret e Jabnisë dhe muret e Azotit. Pastaj ndërtoi disa qyteza në krahinën e Azotit dhe të filistinëve.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Hyji i ndihmoi kundër filistinëve e kundër arabëve, që jetonin në Gurbaal, dhe kundër meunitëve.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Edhe amonitët i paguanin tatime Ozisë. Emri i tij u përhap deri në hyrje të Egjiptit, sepse ishte bërë shumë i fortë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ozia në Jerusalem ndërtoi kulla përmbi derën e Këndit, përmbi derën e Luginës e në Kënd dhe i fortifikoi.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Edhe në shkretëtirë ndërtoi kulla e hapi shumë cisterna, sepse kishte shumë bagëti si në Sefelë ashtu edhe në vërri. Mbante gjithashtu shumë bujq e vreshtarë në male e në rrafshina të pjellore: ishte njeri që i pëlqente bujqësia.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ozia kishte një ushtri të stërvitur dhe të shkathët që shkonte në luftë në togje, të ndara në njësi sipas numërimit të bërë prej shkruesit Jehiel dhe mbikëqyrësit Masisë. E udhëhiqte Hanania, që ishte një ndër prijësit e mbretit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Numri i të gjithë krerëve të vëllazërive, trima të zgjedhur, ishte dy mijë e gjashtëqind.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Nën drejtimin e tyre ishte mbarë ushtria, treqind e shtatë mijë e pesëqind luftëtarë të aftë për luftë, të gatshëm të luftojnë për mbretin kundër çdo armiku.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Për ta, domethënë për mbarë ushtrinë, Oziu bëri gati shqyta, heshta, tarogza, mburoja, harqe dhe bahe për të goditur me gurë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Në Jerusalem punoi disa makina të sendërtuara me mjeshtri, të cilat i vendosi në pirgje dhe në kënde të mureve për të gjuajtur me shigjeta e me gurë të mëdhenj. Për të u hap zë i madh dhe i shkoi larg, sepse Zoti i ndihmonte jashtëzakonisht dhe e kishte bërë shumë të fortë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Krenaria dhe ndëshkimi
16Por kur u bë i fuqishëm, erdhi e iu rrit mendja për të zezën e vet. I ra në faj Zotit, Hyjit të vet. Hyri në Tempullin e Zotit dhe deshi të digjte kem në lterin e kemimit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Menjëherë hyri pas tij prifti Azaria e me të priftërinjtë e Zotit tetëdhjetë burra të fortë,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18i dolën përballë mbretit e i thanë: “Nuk të takon ty, o Ozi, të djegësh kem në nder të Zotit, por priftërinjve, bijve të Aronit, që janë të shuguruar për këtë shërbesë. Dil nga shenjtërorja, sepse e ke lënë rrugën dhe Zoti Hyj këtë nuk do ta çmojë për nder”!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Atëherë Ozia u hidhërua dhe, duke e mbajtur kemoren në dorë për të kemuar me kem, iu kërcënua priftërinjve. Por aty për aty i doli gërbula në shteg të ballit në praninë e priftërinjve në Shtëpinë e Zotit mbi lterin e kemimit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Kur e pa prifti Azaria dhe të gjithë priftërinjtë e tjerë gërbulën në ballin e tij, menjëherë e hodhën përjashta; madje edhe ai vetë nxitoi të dalë jashtë, sepse Zoti e kishte goditur me këtë shuplakë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kështu, pra, mbreti Ozia mbeti i gërbulur deri në ditën e vdekjes së vet. Banoi në një shtëpi të ndarë veçmas, i zgjebosur, përherë i përjashtuar nga Shtëpia e Zotit. Kurse shtëpinë e tij e drejtoi Joatami, biri i tij, i cili e udhëhoqi popullin e vendit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Historinë tjetër të Ozisë, prej fillimit deri në fund, e shkroi profeti Isaia, biri i Amosit.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Edhe Ozia pushoi me të parët e vet dhe e varrosën në arën e varrezave mbretërore, sepse thoshin: Ka qenë i gërbulur. Në vend të tij u bë mbret Joatami, i biri.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.