3. JOZIA E RIPËRTËRITJA FETARE
Hyrje në mbretërimin e Jozisë në Jude /640-609/
1Jozia kishte tëtë vjet kur filloi të mbretërojë dhe në Jerusalem mbretëroi tridhjetë e një vjet. Nëna e tij quhej Ididë. Ishte bija e Hadajës nga Bezekati.
2Bëri çishte e pëlqyshme para Zotit dhe e ndoqi pikë për pikë udhën e Davidit, babait të vet. Nuk iu shmang as djathtas as majtas.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Zbulimi i librit të Ligjit
3Në të tetëmbëdhjetin vit të mbretit Jozi, mbreti e dërgoi Safanin, birin e Aslisë, të birit të Mesulamit, sekretarin, në Tempullin e Zotit me këtë porosi:
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4“Shko të kryeprifti Helci! Le ti bëjë gati paratë e dhëna në Tempullin e Zotit, që i kanë mbledhur derëtarët prej popullit e
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5le tu jepen kryepunëtorëve të caktuar përgjegjës për Shtëpinë e Zotit për ti paguar ata që punojnë në përmirësimin e pjesëve të dëmtuara të Tempullit të Zotit,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6domethënë marangozët, ndërtuesit, muratorët dhe për të blerë lëndë e gurë të latuar për të bërë meremetime në Tempull.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Por të mos u njehen paratë që të marrin, sepse punojnë me ndërgjegje”.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kryeprifti Helci i tha Safanit sekretar: “E kam gjetur në Shtëpinë e Zotit Librin e Ligjit!” Dhe Helcia ia dha Safanit librin. Safani e lexoi.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Sekretari Safan erdhi te mbreti dhe i tregoi për çfarë e kishte dërguar. I tha: “Shërbëtorët e tu i kanë marrë paratë që kanë qenë në Tempull dhe ua dhanë ndërmarrësve të punimeve, përgjegjësve të Tempullit të Zotit”.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Atëherë sekretari Safan e njoftoi mbretin e i tha: “Helcia kryeprift më ka dhënë një libër”. Safani filloi ta lexojë para mbretit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Këshillim me profeteshën Holdë
11Mbreti, kur i dëgjoi fjalët e librit të Ligjit, i shqeu petkat e veta.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atëherë i urdhëroi Helcisë prift, Ahikamit, birit të Safanit, Akoborit, birit të Mikës, Safanit sekretar dhe Azajës, shërbëtorit të mbretit, duke thënë:
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13”Shkoni dhe pyeteni Zotin lidhur me mua, me popullin e me mbarë Judën, për fjalët e këtij libri që u gjet, sepse është ndezur kundër nesh hidhërimi i madh i Zotit për arsye se nuk i dëgjuan të parët tanë fjalët e këtij libri dhe nuk zbatuan gjithçka është shkruar për ne”.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Shkuan, pra, Helcia prift, Ahikami, Akobori, Safani dhe Asaja te profetesha Holdë, gruaja e Selumit, birit të Tekuit, të birit të Haraasit, rojtarit të rrobave, e cila banonte në Jerusalem, në qytetin e ri. Ata folën me të
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15dhe ajo iu përgjigj: “Kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit: Thuajini njeriut që ju dërgoi tek unë:
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kështu thotë Zoti: Ja, unë do të çoj një fatkeqësi të madhe mbi këtë vend dhe mbi banorët e tij, do ti plotësoj të gjitha fjalët e librit që lexon mbreti i Judës,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17sepse më lanë mua e u flijuan hyjnive të huaja duke më fyer mua me të gjitha veprimet e tyre. Do të ndizet zemërimi im kundër këtij vendi dhe nuk do të shuhet.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kurse mbretit të Judës, që ju ka dërguar për tu këshilluar me Zotin, thuajini kështu: Kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit: Për arsye se i dëgjove fjalët e vëllimit
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19dhe se e ke zbutur zemrën e pse je përvujtëruar para Zotit kur ke dëgjuar çfarë kam thënë unë kundër këtij vendi e kundër banorëve të tij - se ky vend do të bëhet i shkretëruar e i mallkuar - dhe i shqeve petkat e tua e qave para meje, unë të dëgjova - thotë Zoti.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Për këtë arsye unë do të të bashkoj me etërit e tu; do të bashkohesh me ta në paqe në varrin tënd, që sytë e tu të mos i shohin të gjitha këto të këqija që do ti sjell mbi këtë vend.” Të dërguarit ia kthyen përgjigjen mbretit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.