Takimi i Jetros me Moisiun
1E Jetroja, prifti i Madianit, vjehrri i Moisiut, kur dëgjoi gjithçka Hyji kishte bërë për Moisiun dhe popullin e tij Izraelin, dhe se si Zoti e kishte nxjerrë Izraelin prej Egjiptit,
2e mori Seforën, gruan e Moisiut - kjo ngjau pasi Moisiu e kishte kthyer në gjini -
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3dhe dy bijtë e saj: njëri prej tyre quhej Gersam, sepse Moisiu kishte thënë: »Jam i tretur në dhe të huaj«;
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4kurse tjetri, Eliezer: »Hyji i atit tim është ndihma ime, Ai më shpëtoi nga shpata e faraonit.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Erdhi, pra Jetroja, vjehrri i Moisiut, me dy bijtë e me gruan e Moisiut te Moisiu në shkretëtirë, ku e kishte ngulur tëbanishten përballë malit të Zotit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6I çoi fjalë Moisiut: »Unë, vjehrri yt Jetroja, gruaja jote dhe dy bijtë e tu, po vijmë te ti.«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Moisiu i doli para vjehrrit të vet; e përshëndeti me përkulje dhe e mori ngrykë. Pasi u pyetën për shëndet, hynë në tendë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Moisiu i tregoi vjehrrit të vet gjithçka Zoti kishte bërë kundër faraonit e egjiptianëve për shkak të Izraelit, të gjitha vështirësitë që u ndodhën gjatë udhëtimit, prej të cilave Zoti i kishte shpëtuar.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Jetroja u gëzua për të gjitha të mirat që Zoti u kishte bërë izraelitëve dhe që i kishte shpëtuar nga dora e egjiptianëve.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ai tha: »Qoftë bekuar Zoti që ju liroi prej kthetrave të egjiptianëve e prej dorës së faraonit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Tash po e marr vesh se Zoti është më i madh se të gjitha hyjnitë, pasi e nxori popullin prej duarve të egjiptianëve, që u sollën me ta mizorisht.«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Jetroja i kushtoi Hyjit fli shkrumbimi dhe fli të tjera. Atëherë erdhën Aroni dhe të gjithë pleqtë e Izraelit për të ngrënë bukë me të në praninë e Zotit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Themelimi i gjykatësve
13Të nesërmen Moisiu u ul të gjykojë popullin e populli qëndronte para tij prej mëngjesit e deri në mbrëmje.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Kur pa Jetroja se çfarë hiqte për popullin, i tha: »Çfarë bënë ashtu me popull? Pse vetëm ti gjykon kurse mbarë populli qëndron para teje prej mëngjesit e deri në mbrëmje?«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Moisiu i përgjigji: »Populli vjen tek unë për të marrë këshilla prej Hyjit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kur bien në ndonjë mosmarrëveshje, vijnë tek unë që t’i pleqëroj e u tregoj urdhërimet e Zotit dhe ligjet e tija.«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Jetroja i tha: »Mënyra si po veproke s’qenka e mirë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Do të këputesh ti dhe populli që të qëndron përreth. Kjo punë është për ty tepër e rëndë, ti vetëm s’do të mund ta kryesh.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Tash më dëgjo e po ta jap një këshillë dhe Hyji do të jetë me ty. Ti qëndro para Hyjit në emër të popullit dhe paraqitja Hyjit çështjet.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Tregoju urdhërimet e ligjet, udhën nëpër të cilën duhet të ecin dhe veprat që duhet të bëjnë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Atëherë zgjidh prej popullit njerëz të aftë e që e druan Hyjin, që e duan të vërtetën dhe e urrejnë ryshfetin dhe bëji krerë të popullit mbi një mijë, mbi njëqind, mbi pesëdhjetë e mbi dhjetë vetë,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22e këta le ta sundojnë popullin në çdo kohë. Të gjitha çështjet e rënda le t’i shtrojnë para teje, kurse çështjet e rëndomta le t’i gjykojnë këta; kështu do ta kesh më lehtë pasi ta ndash barrën me të tjerët.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Nëse do të veprosh kështu, e Zoti do ta miratojë, do të mund t’i bësh ballë punës dhe mbarë populli do të kthehet në shtëpi i kënaqur.«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Moisiu e dëgjoi fjalën e vjehrrit dhe bëri gjithsa i këshilloi;
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25zgjodhi prej mbarë popullit të Izraelit njerëz të aftë dhe i bëri prijës të popullit: kryeparë mbi një mijë, mbi njëqind, mbi pesëdhjetë e mbi dhjetë vetë.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Këta e gjykonin popullin vazhdimisht. E kur ishte ndonjë çështje më e vështirë, ia paraqitnin atij, ata vendosnin vetëm mbi çështje më të lehta.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Pastaj Moisiu e la të shkojë vjehrrin, i cili u kthye për në vendin e vet.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.