Dhjetë urdhërimet
1Atëherë Zoti i tha të gjitha këto fjalë:
2»Unë jam Zoti Hyji yt që të nxora nga dheu i Egjiptit, prej shtëpisë së skllavërisë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Mos ki tjetër Zot, përveç meje.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Mos bëj kurrfarë idhulli, as farë përfytyrimi të gjërave që janë lart në qiell, as të gjërave që janë poshtë mbi tokë, as të gjërave që janë në ujë nën tokë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Mos i adhuro ato as mos u jep farë nderimi, sepse unë, Zoti, Hyji yt, jam Hyj ziliqar që e ndëshkoj paudhësinë e etërve në fëmijë deri në të tretin e në të katërtin brez të atyre që më urrejnë,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6por që jam i mëshirshëm me mijëra brezni për ata që më duan e i zbatojnë urdhërimet e mia.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Mos e merr nëpër gojë kot emrin e Zotit, Hyjit tënd, sepse Zoti s’do ta lërë pa ndëshkuar atë që do ta marrë nëpër gojë kot emrin e Zotit, Hyjit të vet.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Të bie në mend ta shenjtërosh ditën e shtunë:
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9gjashtë ditë puno e kryej të gjitha punët e tua;
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10kurse e shtata ditë është e shtuna e Zotit, Hyjit tënd: mos bëj kurrfarë pune ti as biri yt, as bija jote, shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafsha jote, as i huaji që banon te ti.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Sepse gjatë gjashtë ditëve Zoti i bëri qiellin e tokën e detin e gjithçka gjendet në to e pushoi ditën e shtatë; prandaj Zoti e bekoi ditën e shtatë dhe e shenjtëroi.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Nderoje babën tënd e nënën tënde që ta kesh jetën e gjatë përmbi tokë që do ta japë Zoti, Hyji yt.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Mos vra!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Mos bëj kurorëthyerje!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Mos vidh!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Mos bëj dëshmi në rrenë kundër të afërmit tënd!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mos i lakmo shtëpisë së të afërmit tënd. Mos i lakmo gruas së tij, shërbëtorit, shërbëtores; as kaut, as gomarit, asnjë gjëje që i përket atij.«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Mbarë populli i dëgjonte zërat, i shikonte vetëtimat, zërin e borisë e dëgjonte dhe e shihte malin duke tymuar dhe, i trembur e i frikësuar nga tmerri, qëndroi larg.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ata i thanë Moisiut: »Fol ti me ne e do të të dëgjojmë, e të mos na flasë Hyji që të mos vdesim!«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Atëherë Moisiu i tha popullit: »Mos kini frikë: Hyji erdhi për t’ju vënë në provë e që ta keni gjithherë frikën e tij me qëllim që të mos mëkatoni.«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Populli qëndroi larg, kurse Moisiu u drejtua drejt resë së dendur, ku ishte Hyji.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
2. Kodi i Besëlidhjes
Ligji i lterit
22Zoti i tha Moisiut edhe: »Thuaju kështu bijve të Izraelit: ‘Patë se ju fola prej qiellit!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Mos bëni për ju përveç meje idhuj hyjnish të huaja argjendi e ari.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Punojeni për mua një lter dheu e në të flijoni fli shkrumbimi e pajtimi: delet e qetë tuaj. Në çdo vend të cilin unë e caktoj, të nderohet emri im, unë do të vij e do të të bekoj.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Nëse do të ma punosh lterin prej gurëve, mos ma puno me gurë të latuar, sepse posa ta ulësh mbi të daltën tënde, do të bëhet i papastër.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Në lterin tim mos u ngjit nëpër shkallë, që të mos shihen pjesët e turpshme të tuat.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.