1Zoti i tha Moisiut: »Qe unë të bëra si hyjni për faraonin, kurse Aroni, yt vëlla, do të jetë profeti yt.
2Ti thuaj krejt si po të urdhëroj vetë; kurse Aroni t’ia thotë faraonit që t’i lërë të shkojnë prej dheut të tij bijtë e Izraelit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Por unë do ta nguroj zemrën e tij dhe do t’i shumoj shenjat dhe mrekullitë e mia kundër dheut të Egjiptit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Dhe ai nuk do t’ju dëgjojë. Unë do ta shtrij dorën time mbi Egjiptin duke e dënuar rreptë, do ta nxjerr armatën time, popullin tim, bijtë e Izraelit prej dheut të Egjiptit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Pasi ta kem shtrirë dorën time përmbi Egjipt dhe pasi t’i kem nxjerr bijtë e Izraelit prej mesit të tyre, atëherë egjiptianët do ta marrin vesh se unë jam Zoti.«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kështu Moisiu dhe Aroni bënë krejt si u tha Zoti: po ashtu vepruan.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Moisiu kishte tetëdhjetë vjet, kurse Aroni kishte tetëdhjetë e tri, kur folën me faraonin.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3. Shuplakat e Egjiptit. Pashkët
Shkopi i shndërruar në gjarpër
8Zoti i tha Moisiut e Aronit:
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9»Kur faraoni t’ju thotë: ‘Tregojeni shenjën!’ ti thuaj Aronit: ‘Merre shkopin tënd dhe hidhe para faraonit, dhe ai le të shndërrohet në shlligëz!’«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Si hynë, pra, Moisiu dhe Aroni, bënë ashtu si u kishte urdhëruar Zoti: Aroni e hodhi shkopin para faraonit dhe ministrave të tij, dhe shkopi u shndërrua në gjarpër.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atëherë faraoni i grishi të dijshmit dhe dijësit; po edhe magjistarët e Egjiptit me shortitë e veta bënë po ashtu.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Edhe ata i hodhën shkopinjtë e vet dhe ata u shndërruan në gjarpërinjë; porse shkopi i Aronit i përpiu shkopinjtë e tyre.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Por zemra e faraonit iu ngurua dhe nuk deshi t’i dëgjojë ata po ashtu si kishte thënë Zoti.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
I. Uji i shndërruar në gjak
14Mandej Zoti i tha Moisiut: »E patrandshme është zemra e faraonit: nuk do të lëshojë të shkojë populli.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Shko në mëngjes tek ai. Ja, ai do të dalë tek uji. Qëndro ballë për ballë mbi breg të lumit. Merre në dorën tënde shkopin që u shndërrua në shlligëz
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16dhe thuaj: ‘Zoti Hyji i hebrenjve më dërgoi te ti e më tha: Ma lësho popullin tim që të më bëjë fli në shkretëtirë. Por ti deri tash nuk deshe të dëgjosh.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Pra, kështu thotë Zoti: Me këtë do ta dish se jam Zoti: qe, do t’i sjell me shkop që kam në dorë ujit të lumit: dhe ky do të shndërrohet në gjak!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Peshqit që janë në lumë do të ngordhin, ujërat do të qelben dhe egjiptianëve do t’u neveritet të pinë ujin e lumit.’«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Zoti i tha Moisiut edhe: »Thuaj Aronit: Merre shkopin tënd dhe shtrije dorën tënde përmbi ujërat e Egjiptit, mbi lumenjtë e tij, mbi përrenjtë, mbi kënetat dhe mbi të gjithë liqenet me ujë, që të shndërrohen në gjak. Kështu le të jetë gjak në mbarë dheun e Egjiptit, qoftë në enë druri qoftë në ato guri.«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Po kështu bënë Moisiu dhe Aroni si u kishte urdhëruar Zoti. E çoi lart shkopin, i ra ujit të lumit në praninë e faraonit dhe të shërbëtorëve të tij. Uji u shndërrua në gjak.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Peshqit që ishin në Lumë, ngordhën, mbarë lumi u qelb. Egjiptianët nuk mund ta pinin ujin e Lumit. Mbarë dheun e Egjiptit e kishte përfshirë gjaku.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Po kështu vepruan edhe dijësit egjiptianë me shortitë e tyre. Zemra e faraonit u ngurua dhe s’i dëgjoi ata, po ashtu si kishte thënë Zoti.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23U ktheu shpinën, hyri në shtëpinë e vet dhe për këtë punë as që e çau ndopak kokën.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Mbarë egjiptianët hapën pusa përbri Lumit për të pirë, sepse nuk mund ta pinin ujin e Lumit.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25U mbushën shtatë ditë pasi Zoti shtriu dorën e i ra Lumit.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
II. Bretkocat
26Zoti i tha prapë Moisiut: »Hyr te faraoni dhe thuaj: ‘Kështu thotë Zoti: Lëshoje popullin tim të më flijojë!
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Nëse nuk do ta lejosh të shkojë, ja, unë do ta ndëshkoj tërë dheun tënd me bretkoca.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Lumi do të vëlojë prej bretkocave, të cilat do të dalin dhe do të hyjnë në shtëpinë tënde dhe në dhomën e shtratit tënd, madje përmbi shtratin tënd dhe në shtëpitë e ministrave të tu, në popullin tënd, në furrat e tua dhe në magjat e tua.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Bretkocat do të hyjnë te ti, në popullin tënd dhe te të gjithë shërbëtorët e tu.’«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.