I.KTHIMI NË ATDHE DHE RINDËRTIMI I TEMPULLIT
Kthimi i sionistëve
1Në vitin e parë të sundimit të Kirit, mbretit të Persisë, për të shkuar në vend fjala e Zotit e dërguar përmës gojës së Jeremisë, Zoti e frymëzoi shpirtin e Kirit, dhe ky shpalli - madje edhe me shkrim - në mbarë mbretërinë e vet:
2»Kështu thotë Kiri, mbreti i Persisë: Të gjitha mbretëritë e tokës m’i dhuroi Zoti, Hyji i qiellit, dhe ai më urdhëroi ta ndërtoj për të një Tempull në Jerusalem të Judesë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Të gjithë ju që i përkisni popullit të tij - Hyji i juaj qoftë me ju - shkoni në Jerusalem të Judesë, dhe ta ndërtoni Tempullin e Zotit, Hyjit të Izraelit - Hyjit që është në Jerusalem.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Dhe mbarë Tepricës së këtij populli që ka mbetur gjallë, kudo që të jetë, duhet të ndihmohen nga njerëzit tjerë të vendbanimeve të tyre, me ar e argjend, me pasuri, bagëti e me dhurata vullnetare për ta ndërtuar Tempullin e Hyjit, që është në Jerusalem.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Atëherë u çuan krerët e vëllazërive të Judës e të Beniaminit, priftërinj e levitë, dhe të gjithë ata që Hyji ua zgjoi shpirtin, e u nisën për ta ndërtuar Tempullin e Zotit që është në Jerusalem.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Të gjithë fqinjët e tyre u ndihmuan bujarisht me enë të argjendta, të arta, me pasuri, bagëti e me gjëra të paçmueshme, pa i llogaritur dhuratat e vullnetshme.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Po kështu edhe mbreti Kir i nxori enët e Tempullit të Zotit, që Nabukodonozori i kishte rrëmbyer prej Jerusalemit dhe i kishte vënë në tempullin e hyjit të vet.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kiri, mbreti i Persisë, ia dha ato Mitridatit, përgjegjësit të vishtarit, e ky ia numëroi Sasabasarit, prijësit të Judës.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Dhe ja, numri i tyre: gota të arta: tridhjetë; gota të argjendta: një mijë; thika: njëzet e nëntë; kupa të arta: tridhjetë;
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10kupa të argjendta: katërqind e dhjetë; enë të tjera: të shumta.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Gjithsej enë ari e argjendi: pesë mijë e katërqind. Të gjitha këto i mori Sasabasari me vete kur të treturit ktheheshin nga Babiloni në Jerusalem.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.