Personifikimi i dytë i urtisë
1Vallë thua, ndoshta, Urtia s’thërret? S’po e lëshon zërin e vet Mençuria?
2Prej majëve më të larta përmbi udhë, në mes të udhëkryqeve ajo qëndron në këmbë,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3përngjat dyerve, në hyrje të qytetit, në mes të shesheve zërin e lëshon të lartë:
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4»O ju njerëz! Ju, ju thërras, bijve të njerëzve u drejtohet zëri im!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kuptojeni, o të papërvojë, zgjuarësinë, të pakuptim, hetojeni dijen e jetës!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Vëni vesh se do të flas për gjëra të mëdha, fjalët e buzëve të mia predikojnë drejtësinë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Goja ime shpall të vërtetën, sepse paudhëria i iritet buzëve të mia.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Të gjitha fjalët e gojës sime janë të drejta, s’ka në to të keqe as gënjeshtra,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9janë të kuptueshme për atë që do të marrë vesh, janë të drejta për atë që e gjen urtinë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Këqyrni të fitoni mësimin tim e jo paratë, porosinë time më fort se arin e pastër.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Sepse urtia vlen më shumë se margaritarët, nuk ka gjë që të mund të krahasohet me të.«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vetëlavdërimi i urtisë. Urtia mbretërore
12Unë, Urtia, banoj me Maturinë, në dorë e kam mjeshtrinë e veprimit të arsyeshëm.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Frika e Zotit është urrejtja e të keqes. Unë urrej madhështinë e kreninë, udhën e së keqes dhe gojën rrenacake.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Mua më përket këshilli edhe mençuria, imja është maturia, imja është forca.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Me anën time mbretërojnë mbretërit, edhe princat ndajnë drejtësi;
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16me anën time prijësit sundojnë, pushtetmëdhenjtë ndajnë drejtësi.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Unë i dua ata që më duan dhe më gjejnë ata që më kërkojnë me kohë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Me mua janë kamja e lavdia, të mirat që s’kalojnë e drejtësia.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Fryti im është më i mirë se ari dhe se ari i pastruar, frytet e mia më të mira se argjendi i zgjedhur.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Eci udhëve të drejtësisë, shtigjeve të së drejtës,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21për t’i pasuruar dashamirësit e mi, për t’i mbushur vishtarët e tyre.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Urtia krijuese
22Zoti më kishte që në fillim të udhëve të veta, qysh në fillim, para se të krijonte ndonjë send.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Kam qenë shuguruar prej amshimit, qysh në kohët më të lashta, para se të krijohej toka.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ende nuk ishin humnerat e unë isha e ngjizur, ende nuk ishin burimet e ujërave të shumta,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25para se të viheshin themelet e maleve, para se të ishin kodrat, unë linda.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Ende nuk e kishte krijuar tokën as fushat, as elementet e para të pluhurit të tokës.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Kur i ujdisi qiejt, unë isha pranë, kur hoqi një rreth, ligj të sigurt, rrethues të humnerës,
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28kur në lartësi i dendi retë, kur i bëri të fuqishme burimet e humnerës
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29kur ia vuri kufirin rrethues detit dhe ujërave që të mos i kalojnë kufijtë e vet, kur tokës ia qiti themelet,
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30unë isha pranë si kryemjeshtër: kënaqësia e tij për çdo ditë, duke luajtur pranë tij gjithë kohën,
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31duke luajtur mbi globin tokësor: kënaqja ime është të jem me bijtë e njerëzve.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Grishja më e lartë
32Tash pra, o bij, më dëgjoni: të lumtë ata që i ruajnë udhët e mia.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Dëgjojeni mësimin dhe bëhuni të urtë, e ruhuni se e flakni tej atë!
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Lum ai njeri që më dëgjon mua që çdo ditë rri zgjuar para derës sime e i ruan pragjet e derës sime.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Kush më gjen mua, gjen jetën dhe nxjerr hir prej Zotit;
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36kurse kush të mëkatojë kundër meje, e dëmton shpirtin e vet: të gjithë ata që më urrejnë, e duan vdekjen.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.