Hidhërimi s’ndihmon asgjë kundër drejtësisë
1Mori fjalën Baldad Suhiti edhe tha:
2»Deri kur me fjalë do të gjuani? Më parë pleqëroni e atëherë do të flasim!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Përse mbahemi për bagëti? Dhe na mban për kafshë të ndyra?
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ti, or djalë, që vetes ia bren jetën a për shkak tënd do të shembet bota dhe qetat vendit do të luajnë?
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Po se drita do t’i shqimet të mbrapshtit, s’do të flakojë më flaka në vatër të tij.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Nën tendë të tij do të errësohet drita, përmbi të dritëza do të fiket.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Hapi i shpejtë i ngadalësohet, në shestime të veta do të përplaset.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Këmbët e tija i ranë në rrjetë, ja po ecën në lugje i penguar!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Laku i fshehur këmbët ia zuri, vjega nyjë rreptë e shtrëngon.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Për këmbë gracka në tokë i është fshehur, në shteg t’kalimit kurthi e pret.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Nga çdo anë e frikëson droja, gjurmë pas gjurme e përcjell.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Nga uria i humb fuqia, murtaja i rri përbri
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13e ia bren pjesët e lëkurës, i ha gjymtyrët djali i parë i vdekjes.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14E nxjerrin nga çadra e tij, për ta shpënë te Mbreti i Tmerrit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Banon në tendën që s’është më e tija, banesa me sulfur i stërpiket.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Poshtë kalben rrënjët e tija, e përsipër gemat e tij thahen.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kujtimi i tij zhduket nga toka, në logje emri s’i përmendet.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Nga drita në errësirë e dëbojnë, e tresin nga rrethi i tokës.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Bir as bijë në popull s’do të ketë, dera e tij me ferrë do të mbyllet.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Fundi i tij emnesë për të sprasmit, lemeri do të jetë për të parët.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ja, i tillë është fati i mëkatarit, e tillë dera që Hyjin s’e njeh.«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.