I. RITUALI I FLIVE
1. Flitë e shkrumbimit - holokaustet
1Zoti e thirri Moisiun dhe, prej Tendës së takimit, iu drejtua me këto fjalë:
2»Fol me bijtë e Izraelit e thuaju: Kur ndokush prej jush ka në mendje t’ia kushtojë Zotit ndonjë fli prej bagëtive shtëpiake, mund t’i kushtojë prej bagëtive të trasha ose prej bagëtive të imëta.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Nëse kushti i tij është prej bagëtive të trasha për fli shkrumbimi, le të kushtojë mashkull pa të meta. Le ta kushtojë te dera e Tendës së takimit për ta fituar përkrahjen e Zotit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Le ta vërë dorën e vet mbi krye të flisë, e kështu do të jetë e pëlqyeshme dhe do t’i vlejë kushtuesit për shpërblim.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Le ta therë mëzatin në praninë e Zotit dhe priftërinjtë, bijtë e Aronit, le ta kushtojnë gjakun e tij e le ta qesin të rrjedhë në rrethin e lterit që është në hyrje të Tendës së takimit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kushtuesi le ta rrjepë e le ta ndajë në pjesë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Bijtë e Aronit, prift, le ta vënë zjarrin në lter e le t’i vënë drutë mbi zjarr.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Atëherë le t’i vënë rende - rende pjesët përmbi dru që janë në zjarr mbi lter, me krye e me dhjamë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kushtuesi le t’i lajë me ujë rropullitë dhe këmbët e pastaj prifti le t’i djegë e t’i bëjë shkrumb mbi lter si fli shkrumbimi, fli e shkrumbuar në zjarr, erë e këndshme në nder të Zotit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Nëse është fjala se do të kushtojë fli shkrumbimi një nga bagëtitë e imëta - dele ose dhi - duhet të kushtojë mashkull e të patëmetë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Le ta presë para Zotit në krahun e veriut të lterit. Gjakun e tij le ta derdhin bijtë e Aronit, priftërinjtë, gjithkund rreth lterit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kushtuesi le ta ndajë në pjesë, kurse prifti krye e dhjamë le t’i vërë mbi dru që janë të vëna në zjarr mbi lter.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kushtuesi le t’i lajë me ujë rropullitë e këmbët e atëherë prifti le t’i kushtojë të gjitha dhe le t’i djegë në lter: është fli shkrumbimi, fli e djegur në zjarr, erë e këndshme për Zotin.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Nëse dëshiron t’i kushtojë Zotit si fli shkrumbimi shpendë, atëherë le të kushtojë turtull ose pëllumb.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Prifti le ta sjellë te lteri, t’ia përdredhë qafën, t’ia këpusë kryet e ta djegë në lter, kurse gjakun e tij t’ia shtrydhë në anë të lterit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Le t’ia dëlirë puplat e t’ia heqë gushën dhe ercokun e le t’i qesë në anën e lindjes të lterit në vendin e mbeturinave, aty ku hidhet hiri.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Le ta shpojë ndërmjet krahëve, por mos ta ndajë dhe prifti le ta djegë në lter duke e vënë përmbi dru që janë në zjarr: është fli shkrumbimi, erë e këndshme për Zotin«.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.