IV. LIGJI I SHENJTËRISË
Kushtimet e flitë
1Zoti foli me Moisiun e tha:
2»Fol me Aronin, me bijtë e tij e me të gjithë bijtë e Izraelit dhe thuaju: Ja fjala që Zoti urdhëroi:
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Secili njeri i shtëpisë së Izraelit nëse e pret kaun ose delen ose dhinë në tëbanishtë ose jashtë tëbanishtës,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4e nuk i bie në hyrje të Tendës së takimit që t’i kushtohet dhuratë Zotit në Banesën e Zotit, do të vlerësohet fajtor i gjakderdhjes: ka derdhur gjakun dhe le të zhbihet prej gjirit të popullit të vet.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Prandaj, bijtë e Izraelit, në vend që t’i kushtojnë flitë e veta në fushë, le t’i sjellin te Zoti e le t’ia paraqesin priftit te hyrja në Tendën e takimit, e le t’i kushtojnë Zotit si fli pajtimi.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Prifti le ta derdhë gjakun mbi lterin e Zotit te hyrja në Tendën e takimit dhe le ta djegë dhjamin në erë të këndshme Zotit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kështu, pra, të mos u kushtojnë më assesi flitë e veta djajve, me të cilët bëjnë lavirësi, le të jetë ky ligj i pandryshueshëm për ta dhe për breznitë e tyre të ardhshme.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8E atyre thuaju: »Ai izraelit ose edhe ai i ardhur që banon ndër ju, i cili të kushtojë fli shkrumbimi ose çdo fli,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9dhe nuk e sjell theroren te hyrja e Tendës së takimit me qëllim që t’i kushtohet Zotit: le të zhbihet prej popullit të vet.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Po edhe cilido njeri i shtëpisë së Izraelit ose prej të ardhurve që banojnë ndër ta që do të guxojë të hajë gjakun, unë do të kthehem kundër njeriut të tillë e do ta tres prej popullit të tij.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Sepse jeta e gjallesës është në gjak. Kjo është arsyeja që unë jua kam dhënë ta vëni mbi lter për të shpërblyer jetën tuaj; gjaku shpërblen, sepse është jetë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Prandaj, edhe u kam thënë izraelitëve: askush prej jush as prej të huajve, që jetojnë ndër ju, të mos e hajë gjakun.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Në qoftë se një njeri, pjesëtar i bijve të Izraelit ose prej atyre të huajve që banojnë ndër ju, nëse zë në gjueti ndonjë kafshë të egër ose ndonjë shpend, që guxohet të merren për ushqim, le t’ia derdhë gjakun e tij e le ta mbulojë me dhe.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Sepse jeta e çdo gjallese, gjaku i saj është, prandaj edhe u thashë bijve të Izraelit: mos e hani gjakun e asnjë qenie të gjallë, sepse jeta e çdo gjallese është gjaku i saj. Kushdo që ta hajë, duhet të mbarojë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Njeriu që do ta hajë mishin e bagëtisë së ngordhur natyrisht ose të copëtuar nga egërsira, qoftë ai vendas ose i ardhur ndër ju, le t’i lajë petkat e veta dhe vetë le të lahet me ujë le të jetë i papastër deri në mbrëmje. Atëherë do të bëhet i pastër.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Por, nëse nuk i lan petkat e veta e nuk lahet vetë me ujë, le ta mbartë peshën e paudhësisë së vet.«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.