Urdhëresa morale e kultuale
1Zoti foli me Moisiun e tha:
2»Fol me mbarë bashkësinë izraelase e thuaju: Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë, Zoti, Hyji juaj!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Secili prej jush le ta druajë t’ëmën e të atin e vet! Mbani të shtunat e mia! Unë jam Zoti, Hyji juaj!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Mos u ktheni kah hyjnitë e rreme dhe mos bëni për vete trupore idhujsh! Unë jam Zoti, Hyji juaj!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kur t’i kushtoni Zotit fli pajtimi, bëni ashtu që t’i jeni të pëlqyeshëm.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Le të hahen atë ditë që të jenë kushtuar e të nesërmen; kurse, çkado që të teprojë për të pasnesërmen, le të digjet në zjarr.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Nëse do të hahet gjë prej saj të tretën ditë, do të ishte çnderim i gjësë së shenjtë dhe flia nuk do të pranohej.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kush do ta hante, do ta mbarte mbi vete peshën e fajit që e përdhosi gjënë e shenjtë të Zotit: dhe i tilli do të zhbihet prej popullit të vet.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kur të korrësh prodhimet e tokës sate, mos e korr deri në skajin e arës sate dhe mos i mblidh kallinjtë që kanë rënë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kështu as në vreshtin tënd mos i mblidh vilet dhe kokrrat e rëna, por lëri t’i mbledhin skamnorët dhe udhëtarët. Unë jam Zoti, Hyji juaj.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Mos vidhni! Mos rreni! Askush mos ta gënjejë të afërmin e vet!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Mos u përbe rrejshëm me emrin tim e kështu ta përdhosësh emrin e Hyjit tënd. Unë jam Zoti.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Mos iu shpif të afërmit tënd dhe mos e rrëmbe. Fitimin e mëditësit mos e mbaj ti deri në mëngjes.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Mos e shaj të shurdhin e mos i qit para pengesë të verbëtit, por druaje Hyjin tënd. Unë jam Zoti.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Mos bëni padrejtësi në gjyqe. Mos i mbaj krahun të varfërit as mos e përkrah të fortin: gjykoje me drejtësi të afërmin tënd.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Mos shpërpall shpifje në popullin tënd dhe mos bashkëpuno me gjakderdhje të të afërmit tënd. Unë jam Zoti.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mos e urre në zemrën tënde vëllanë tënd. E ke detyrë ta qortosh bashkëvendasin, të mos kesh pjesë në mëkatin e tij.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Mos u hakmerr as mos ushqe hidhërim ndaj bijve të popullit tënd. Duaje të afërmin tënd porsi vetveten. Unë jam Zoti.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ruani ligjet e mia! Mos lejo të mbarësohen kafshët e tua me kafshë të llojit tjetër. Arën tënde mos e mbill me farëra të ndryshme. Mos e vesh petkun që është i përbërë prej dy lloj pëlhurash.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Kush të bjerë me grua që është skllave, por e fejuar për tjetërkë, porse ajo nuk është e shpërblyer me çmim dhe nuk i është dhënë liria, le të ndëshkohen të dy, por të mos vriten, sepse ajo nuk ka qenë e lirë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Por, ai le ta sjellë në hyrje të Tendës së takimit një dash për fli shpërblimi në nder të Zotit:
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22kur prifti ta kryejë mbi të ritin e zgjidhjes me anë të dashit të shpërblimit në praninë e Zotit për mëkatin e bërë, atëherë asaj do t’i falet mëkati.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Kur të hyni në Tokën e premtuar e të mbillni pemë frutore të ndryshme, mbani frutat e tyre si të parrethprera: për tri vjet le të jenë për ju të parrethprera e të papastra: mos i hani!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Të katërtin vit të gjitha frutat e tyre le t’i kushtohen Zotit në një festë në lavdi të tij.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Vetëm të pestin vit filloni t’i hani frutat e tyre dhe vilni për vete prodhimet e tyre. Unë jam Zoti, Hyji juaj.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Mos hani asgjë me gjak. Mos ushtroni as shorti as magji.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Mos i qethni rrumbullak anët e flokëve tuaj e mos e shkurtoni mjekrrën.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Mos bëni prerje në trup për shkak të ndonjë të vdekuri dhe mos shkruani asfarë figurash në lëkurën tuaj. Unë jam Zoti.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Mos e çndero e mos e jep në lavirësi vajzën tënde që të mos fëlliqet toka e të mos mbushet me kobësi.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Mbani të shtunat e mia e kini nderim për Shenjtëroren time. Unë jam Zoti.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Mos u ktheni kah shortarët e dijësit që të mos bëheni të papastër me anën e tyre. Unë jam Zoti, Hyji juaj.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Ngrehu në këmbë para flokthinjurit e nderoje njeriun e vjetër, druaje Hyjin tënd. Unë jam Zoti.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Nëse jeton me ty i huaji në tokën tuaj, mos e shtypni;
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34por le të jetë ndër ju si vendas dhe duaje si vetveten: edhe ju keni qenë të huaj në dheun e Egjiptit. Unë jam Zoti, Hyji juaj.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Mos bëni padrejtësi në gjyqe, në masa të gjatësisë, në peshore e në vëllim.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Masat kini të sakta: peshore të sigurta, efin e drejtë dhe hinin. Unë jam Zoti, Hyji juaj, që ju kam nxjerrë nga dheu i Egjiptit.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Mbani të gjitha urdhërimet e mia e të gjitha vendimet e mia dhe kryeni ato. Unë jam Zoti.«
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.