Hyrja e priftërinjve në shërbim
1Të tetën ditë Moisiu i thirri Aronin e bijtë e tij dhe pleqtë e Izraelit e i tha Aronit:
2»Merre një viç fli për mëkat dhe një dash për fli të shkrumbimit: të dy të patëmetë dhe silli para Zotit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Izraelitëve thuaju kështu: ‘Merrni një cjap fli për mëkat, një viç e një dash të një viti, të dy të patëmetë, për fli të shkrumbimit;
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4një mëzat e një dash për fli të pajtimit, dhe flijoni para Zotit. Merrni edhe flinë kushtimore bimore të njomur me vaj: sepse Zoti do t’ju dëftohet sot.’«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Sollën, prandaj, ata gjithë çka u kishte dhënë urdhër Moisiu dhe i prunë para derës së Tendës së takimit, ku, pasi u afrua mbarë bashkësia dhe qëndronte para Zotit,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Moisiu tha: »Ja urdhri që e ka dhënë Zoti: plotësojeni që t’ju dëftohet lavdia e tij!«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7I tha edhe Aronit. »Afrohu te lteri e kushtoje flinë tënde të mëkatimit dhe flinë e shkrumbimit e kryeje ritin e zgjidhjes për ty e për popull. Atëherë kushtoje dhuratën e popullit dhe kryeje për të ritin e zgjidhjes, si urdhëroi Zoti.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Aroni u afrua menjëherë te lterit dhe e theri viçin për flinë e vet të mëkatimit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Bijtë e tij i sollën gjakun e viçit, në të cilin ai ngjeu gishtin, i preku brirët e lterit dhe tepricën e tij e derdhi në fundësorin e tij.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Dhjamin, veshkat dhe rizën e mëlçisë së flisë për mëkat e dogji në erë të këndshme përmbi lter ashtu si i kishte urdhëruar Zoti Moisiut.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ndërsa mishin dhe lëkurën e saj e dogji jashtë tëbanishtës në zjarr.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12E theri edhe flinë e shkrumbimit. Bijtë e tij i sollën gjakun e saj, të cilin ai e derdhi rreth e rreth lterit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Pasi flinë e prenë në pjesë, ia sollën bashkë me kokë: të gjitha së bashku i dogji në zjarr përmbi lter.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Mandej i lau me ujë zorrët e këmbët dhe i dogji si erë të mirë në lter përmbi flinë e shkrumbimit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15E afroi edhe flinë e popullit, e mori cjapin e flisë për mëkat të popullit, e preu dhe e kushtoi si flinë e parë, fli për mëkat.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Solli mandej flinë e shkrumbimit e veproi me të sipas ritit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Solli mandej flinë kushtimore bimore, e mbushi me të grushtin dhe e dogji në erë të këndshme mbi lter përveç flisë shkrumbore mëngjesore.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Atëherë theri edhe mëzatin e dashin, flitë e pajtimit të popullit. Të bijtë i sollën gjakun, të cilin e ndikoi gjithkund rreth përmbi lter.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Dhjamin e mëzatit, bishtin e dashit, veshkat me dhjamin e tyre dhe rizën e mëlçisë
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20i vunë përmbi gjoksa dhe i dogji erë të mirë përmbi lter.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kurse gjoksat e tyre dhe shpatullat e djathta Aroni i lartësoi me ritin e lartësimit para Zotit, si kishte urdhëruar Moisiu.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Atëherë Aroni i lartësoi duart mbi popull dhe e bekoi. Kështu zbriti pasi e kishte kryer së flijuari flinë e mëkatimit, flinë e shkrumbimit e flinë e pajtimit.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Atëherë Moisiu e Aroni hynë në Tendën e takimit. Kur dolën e bekuan popullin. Mbarë popullit iu dëftua lavdia e Zotit.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Dhe, ja, prej pranisë së Zotit doli një zjarr dhe e përpiu flinë e shkrumbimit dhe dhjamin që ishin përmbi lter. Kur e pa këtë gjë turma, brohoriti prej gëzimit e ra me fytyrë përdhe në adhurim.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.