Arka e Besëlidhjes dhe zgjedhja e Levit
1»Asohere Zoti më tha: ‘Latoji dy rrasa guri si ato të mëparshmet dhe ngjitu tek unë në mal. Puno dhe një arkë druri.
2Unë në rrasa do t’i shkruaj ato fjalë që qenë në rrasat e para që i theve. Pastaj shtjeri në arkë.’
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3E punova, pra, arkën prej druri të akacies, i latova dy rrasa guri po si ato të mëparshmet dhe u ngjita në mal me to në dorë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Dhe shkroi në rrasa po ato fjalë që i kishte shkruar më parë, Dhjetë fjalët që Zoti jua tha në mal nga zjarri, kur populli qe bashkuar në tubimin e gjithmbarshëm, dhe m’i dha.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Unë u ktheva prej malit dhe i vendosa në arkën që kisha punuar. Edhe sot e kësaj dite gjenden në të po ashtu si më kishte urdhëruar Zoti.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Bijtë e Izraelit çuan nga Berotbeneiakani në drejtim të Mozerës, ku pat vdekur e qe varrosur Aroni. Në vend të tij u bë prift Eleazari, i biri.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Prej andej erdhën në Gadgad. Prej këtij vendi çuan e ngulën tëbanishtën në Jetebatë, vend i pasur me përrenj.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Asokohe Zoti e veçoi fisin e Levit për të mbartur Arkën e Besëlidhjes së Zotit, për të qëndruar në shërbesë në praninë e Zotit dhe për të bekuar në emër të tij, siç bën edhe në ditën e sotme.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Për këtë arsye Levi nuk ka pjesë as pronë me vëllezërit e vet, sepse vetë Zoti është trashëgimi i tij, sikurse i premtoi Zoti, Hyji yt.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Unë qëndrova në mal, si edhe herën e parë, dyzet ditë e dyzet net, dhe Zoti ma dëgjoi lutjen edhe kësaj here: Zoti nuk deshi të të asgjësojë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atëherë Zoti më tha: ‘Çohu, nisu e prij popullit që të hyjë e ta pushtojë tokën që me përbetim ua premtova etërve të tyre se do t’ua jap.’«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Rrethprerja e zemrës
12»E tani, o Izrael, çfarë kërkon Zoti, Hyji yt, prej teje? Kërkon që ta druash Zotin, Hyjin tënd, të ecësh udhëve të tija, ta duash e t’i shërbesh Zotit, Hyjit tënd, me gjithë zemrën tënde e me gjithë shpirtin tënd,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13t’i mbash rregullat e urdhërimet e Zotit, që po t’i jap unë sot për të mirën tënde.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Po, Zotit, Hyjit tënd, i përket qielli, qielli i qiellit, toka dhe gjithçka është në të.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Megjithatë, Zoti u lidh ngushtë me etërit e tu, i deshi e, pas tyre, në mes të gjithë popujve, ju zgjodhi ju, d.m.th. pasardhësit e tyre, si vërtetohet edhe sot.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Pra, rrethpritni zemrën tuaj dhe mos e ngurroni më zverkun tuaj,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17sepse Zoti, Hyji juaj, është Hyji i hyjve, Zoti i zotëruesve, Hyji i madh, i pushtetshëm i tmerrshëm, që nuk bën krahambajtje, që nuk e prishin dhuratat;
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18i jep të drejtën bonjakut dhe vejushës, e do të ardhurin, i jep ushqimin dhe veshën.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Kini edhe ju dashuri për të ardhurin, sepse edhe ju keni qenë të ardhur në dheun e Egjiptit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Druaje Zotin, Hyjin tënd, dhe atij shërbeji, qëndroji besnik dhe në emrin e tij përbetohu!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ai është nderi yt e Hyji yt! Ai i bëri për ty këto punë të mëdha e të tmerrshme që i panë sytë e tu!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kur etërit e tu zbritën në Egjipt, nuk ishin veçse shtatëdhjetë frymë. E tani? Zoti, Hyji yt, të shumoi si yjet e qiellit!«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.