Priftëria levite
1»Priftërinjtë levitë - mbarë fisi i Levit - të mos kenë trashëgim as pronë me izraelitët e tjerë. Le të jetojnë prej flive të Zotit e prej trashëgimit të tij.
2Nuk do të kenë trashëgim në mes të vëllezërve të vet: vetë Zoti është trashëgimi i tyre, sikurse edhe u ka thënë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kjo është e drejta e priftërinjve prej popullit e prej atyre që kushtojnë fli: si në flijofshin bagëti të trashë ashtu edhe të imët, priftit le t’i japin shpatullën, dy fulqinjtë dhe mullëzën,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4frytin e parë të drithit tënd, të verës, të vajit, të qethjes së deleve të tua.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Sepse atë e zgjodhi Zoti, Hyji yt, prej të gjitha fiseve të tua, që të qëndrojë e të shërbejë në emër të Zotit, ai dhe bijtë e tij përgjithmonë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Nëse ndonjë levit dëshiron me gjithë shpirt të dalë prej cilitdo qytet në Izrael ku ai banon, e dëshiron të shkojë në vendin që Zoti ta ketë zgjedhur,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7mund ta kryejë shërbesën aty në emër të Zotit, Hyjit të vet, si të gjithë vëllezërit e tij levitë që banojnë aty në praninë e Zotit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Le të marrë të njëjtën sasi për ushqim siç e marrin të tjerët, vëllezërit e tij, pa marrë parasysh sa i ka takuar prej shitjes së pasurisë së babës.«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Profetët
9»Kur të kesh hyrë në tokën që Zoti, Hyji yt, mendon të ta japë, ruhu e mos të pëlqejnë punët e poshtra të atyre popujve.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10As të mos gjendet ndokush ndër ju që ta bëjë të kalojë djali ose vajza e tij nëpër zjarr, që të merret me shorti, me shqyrtim resh, me këqyrje shpatullash, që të bëjë magji,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11që të shitojë, që të thërrasë shpirtrat e të vdekurve, ose xhindet, ose të kërkojë të vërtetën prej të vdekurve;
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12sepse të gjitha këto i urren Zoti dhe për shkak të këtyre paudhësive Zoti ata do t’i dëbojë para teje.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ji i përsosur dhe i patëmetë me Zotin, Hyjin tënd.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Popujt, tokën e të cilëve do ta bësh pronë, i dëgjojnë shortarët e falltarët. Kurse ti ke qenë mësuar ndryshe prej Zotit, Hyjit tënd.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Profet siç jam unë, do të zgjojë Zoti, Hyji yt, në popullin tënd, prej vëllezërve të tu: atë dëgjoje!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Mu ashtu siç kërkove prej Zotit, Hyjit tënd, në malin Horeb, kur qe bërë tubimi i përgjithshëm e kur the: ‘Nuk dua më ta dëgjoj zërin e Zotit, Hyjit tim, dhe nuk dua ta shikoj më atë zjarr të madh, që të mos vdes.’
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Atëherë Zoti më tha: ‘Folën krejtësisht me vend.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Do të ngre ndër ta, prej vëllezërve të tyre, një profet të ngjashëm me ty. Në gojën e tij do t’i vë fjalët e mia dhe ai do t’u flasë gjithçka unë kam për t’i urdhëruar atij.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ai që s’ka për t’i dëgjuar fjalët e mia që ai do t’i flasë në emrin tim, atë do ta ndëshkoj.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Kurse profeti që do të kishte guximin të fliste, i tradhtuar prej pacipjes, në emrin tim, çka unë nuk i urdhërova të flasë, ose flet në emër të hyjnive të huaja, le të vritet.’
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ndoshta do të të shkojë nëpër mend të thuash vet me vete:’ Si do të mund ta dalloj fjalën që nuk e ka thënë Zoti?’;
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22ja shenja: çkado që parakallëzoi profeti në emër të Zotit, e ajo nuk ngjau, këtë nuk e ka thënë Zoti; e ka thënë profeti prej mendjes së vet me mendjemadhësi. S’ke pse të kesh frikë prej tij.«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.