Shndërrimi i Jezusit
1Mbas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, vëllanë e tij e i çoi në vetmi në një mal të lartë.
2Atëherë u shndërrua ndër sy të tyre: fytyra i shkëlqeu porsi dielli e petkat iu bënë të bardha porsi drita.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Dhe ja, atyre u dukën Moisiu dhe Elia e flisnin me të.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Atëherë Pjetri i tha Jezusit: »Zotëri, është mirë për ne të rrijmë këtu: nëse do ti, po i ngreh këtu tri tenda: një për ty, një për Moisiun e një për Elinë.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5E ende pa e kryer fjalën, ja, i mbuloi një re e shndritshme dhe u dëgjua një zë nga reja që tha: »Ky është Biri im i dashur, të cilin e kam për zemër. Atë dëgjoni!«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Nxënësit, posa e dëgjuan këtë zë, ranë me fytyrë përdhe e u trembën për së tepërmi.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Jezusi u afrua, i preku e tha: »Çohuni e mos u trembni!«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ata kur i çuan sytë, s’panë tjetërkënd, përveç Jezusit vetëm.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ndërsa po zbrisnin nga mali, Jezusi u urdhëroi: »Mos i tregoni askujt çka patë, para se Biri i njeriut të ngjallet prej së vdekuri.«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Atëherë nxënësit e pyetën: »Pse, pra, skribët thonë se duhet të vijë përpara Elia?«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ai u përgjigji: »Po, Elia do të vijë dhe do të vërë çdo gjë në vend të vet.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Porse, unë po ju them se Elia ka ardhur, por ata nuk e njohën e bënë me të gjithësi deshën. Kështu edhe Biri i njeriut do të pësojë shumë prej tyre.«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Atëherë nxënësit e kuptuan se u foli për Gjon Pagëzuesin.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jezusi shëron një djalosh të djallosur
14Kur mbërritën te populli, iu afrua një njeri, ra në gjunj para tij
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15dhe i tha: »Zotëri, ki mëshirë për djalin tim: i bie e tokës dhe po vuan shumë. Shpesh bie herë në zjarr e herë në ujë!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16E solla te nxënësit e tu, por ata s’mundën ta shërojnë.«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17»O brezni e pafe e e prishur - përgjigji Jezusi - deri kur do të jetoj mes jush? Po deri kur do t’ju duroj? Ma bini këtu!«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Atëherë Jezusi i urdhëroi djallit e ky doli prej djaloshit, që u shërua në atë çast.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Atëherë nxënësit, iu afruan veçmas Jezusit dhe e pyetën: »Përse ne nuk mundëm ta dëbojmë?«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ai u përgjigji: »Për shkak të besimit tuaj të pakët! Përnjëmend po ju them: në paçit fe edhe vetëm sa një kokërr sinapi e i thoni këtij mali: ‘Dil këndej e shko atje!’, do të kalojë dhe asgjë s’do t’ju jetë e pamundshme.!«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jezusi përsëri paralajmëron mundimin e ngjalljen e vet
22Kur u bashkuan në Galile, Jezusi u tha: »S’do të vonojë e Biri i njeriut do t’u lëshohet në duar njerëzve
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23dhe ata do ta vrasin e të tretën ditë do të ngjallet.« Ata u pikëlluan për së forti.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Tagri i Tempullit
24Kur arritën në Kafarnaum, iu afruan Pjetrit ata që mbledhin tagrin e Tempullit e i thanë: »A nuk e paguan mësuesi juaj tagrin e Tempullit?«
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25»E paguan« - u përgjigji Pjetri. Kur Pjetri hyri në shtëpi, Jezusi ia priti përpara: »Simon, çka të thotë mendja, mbretërit e dheut, prej kujt e mbledhin taksën ose tatimin? Prej fëmijëve të vet apo prej të huajve?«
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Kur i përgjigji: »Prej të huajve - Pra, - i tha Jezusi - fëmijët qenkan të lirë!
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Por, për të mos i shkandulluar, shko në det, hidhe grepin dhe, peshkun e parë që të zësh, merre, hapja gojën e do të gjesh një staterë. Merre dhe jepjau për mua e për ty.«
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.