Kryengritja e Koreut, Datanit dhe Abiramit
1Kur ja, Koreu, biri i Isaharit të birit të Kaatit të Levit dhe Datani e Abirami, bijtë e Eliabit si edhe Honi, biri i Feletit prej bijve të Rubenit,
2u çuan kundër Moisiut si dhe bij të tjerë të Izraelit, dyqind e pesëdhjetë burra, krerë të bashkësisë, anëtarë të këshillit, njerëz me zë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3U bashkuan kundër Moisiut e Aronit e thanë: “Tashmë mjaft se e tepruat! Të gjithë anëtarët e bashkësisë janë të shuguruar dhe Zoti është në mesin e tyre! Me ç’të drejtë e vëni veten përmbi bashkësinë e Zotit”?
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Moisiu, si i dëgjoi këto fjalë, ra me fytyrë për dhe.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Atëherë i tha Koreut dhe njerëzve të tij: “Nesër në mëngjes Zoti do të njoftojë se cilët i përkasin atij dhe cilët janë të shuguruar dhe cilët kanë leje t’i afrohen. Ata që ai i ka zgjedhur do t’i lejojë t’i afrohen.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Pra, bëni kështu: Secili le ta marrë kemoren e vet, ti, Kore dhe njerëzit e tu,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7mbushni nesër me zjarr e qitni kem në praninë e Zotit, dhe këdo që Zoti të zgjedhë, do të jetë i shuguruar. E tepruat veç, bijtë e Levit”!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8E vazhdoi t’i thotë Koreut: “Dëgjoni, bijtë e Levit!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9A thua ju duket pak se Hyji i Izraelit ju ndau veçmas prej mbarë bashkësisë e ju afroi pranë vetes që t’i shërbeni atij në shërbesën e Banesës së Zotit e të qëndroni në krye të mbarë bashkësisë e të shërbeni në vend të saj?
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Prandaj të lejoi t’i afrohesh ti dhe të gjithë vëllezërit e tu, bijtë e Levit, e tani po kërkoni të merrni edhe priftërinë?
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ti dhe mbarë njerëzit e tu jeni bashkuar kundër Zotit! Pse, kush është Aroni që ju të murmuroni kundër tij”?
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atëherë Moisiu dërgoi ta thërrasin Datanin dhe Abiramin, bijtë e Eliabit, por ata përgjigjën: “Ne nuk vijmë!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13A mos të duket pak që na nxore nga toka ku rridhte qumësht e mjaltë, për të na vrarë në shkretëtirë, por do edhe të zotërosh mbi ne?!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14E vërteta është se nuk na çove në tokën që rrjedh rrëke qumështi e mjalti, s’na dhe për pronë as ara as vreshta! A mos do tani këtyre njerëzve t’ua nxjerrësh edhe sytë? Ne nuk vijmë”!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Atëherë Moisiu u hidhërua për së forti dhe i tha Zotit: “Mos i merr parasysh flitë e tyre, sepse ti e di mirë se as zog gomari nuk e kam marrë kurrë prej tyre dhe askujt prej tyre nuk i kam bërë kurrfarë të ke je”!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ndëshkimi
16Moisiu i tha Koreut: “Ti dhe mbarë njerëzit e tu rrini së bashku para Zotit, po edhe Aroni, veçmas, ditën e nesërme.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Merrni secili kemoren e vet dhe qitni në të kemin për t’ia kushtuar Zotit: dyqind e pesëdhjetë kemore; ti edhe Aroni mbani secili kemoren e vet”.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ata bënë ashtu e, ndërsa Moisiu dhe Aroni qëndronin në këmbë,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19po edhe Koreu i rrethoi njerëzit e vet përballë tyre te dera e Tendës së takimit, të gjithëve iu dëftua Lavdia e Zotit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Atëherë Zoti foli me Moisiun e me Aronin e tha:
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21“Ndahuni prej mesit të këtyre njerëzve që ta zhduk menjëherë”.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Por këta ranë me fytyrë për dhe e thanë: “O Hyj, Hyj që i jep shpirtin çdo njeriu, a thua se pse mëkatoi një njeri do të ndizet hidhërimi yt kundër të gjithëve”.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23E Zoti i tha Moisiut:
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24”Jepi urdhër mbarë popullit që t’u largohet banesave të Koreut, Datanit e të Abiramit”.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Moisiu u ngrit dhe shkoi te Datani e Abirami dhe pas tij shkuan pleqtë e Izraelit.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26I tha popullit: “Largohuni prej banesave të këtyre njerëzve të patenzonë dhe mos prekni asgjë që është e tyre që të mos keni pjesë në mëkatet e tyre”.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Kur u larguan nga vendbanimi i tyre, Datani e Abirami dolën jashtë e qëndruan në hyrje të çadrave të tyre me gra e fëmijë e me foshnja.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Moisiu tha: “Me këtë gjë do ta merrni vesh se Zoti vetë më ka dërguar t’i kryej të gjitha këto gjëra që po shihni se i bëj dhe se nuk i bëj me nismën time:
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29nëse këta njerëz vdesin me vdekje të rëndomtë si njerëzit e tjerë, në qoftë se u ndodh ndonjë ndëshkim siç u ndodh njerëzve të tjerë, atëherë mua nuk më ka dërguar Zoti.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Por, nëse Zoti bën me ta një emnesë: nëse toka e hap gojën e vet e i përpin ata dhe gjithçka kanë dhe nëse për së gjalli zbresin në Sheol, atëherë dijeni se këta njerëz e kanë përbuzur Zotin”.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Posa pushoi së foluri, u hap toka nën këmbët e tyre,
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32e hapi gojën e vet dhe i përpiu me gjithçka kishin: me shtëpi, me njerëzit e Koreut e me mbarë pasurinë e tyre:
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33të gjallë zbritën në Sheol, i mbuloi dheu dhe u zhdukën nga bashkësia.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Atëherë mbarë populli i izraelitëve që qëndronte përreth ikën në britmën e atyre që u borën e thoshin: “Të mos na përpijë edhe ne toka”!
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Po edhe prej Zotit doli zjarri dhe i përpiu dyqind e pesëdhjetë burrat që po flijonin kemin.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.