Roli shpërblyes i priftërisë
1Zoti i tha Aronit: “Ti e bijtë e tu dhe familja e tyt et me ty do ta mbartni peshën e mëkateve ndaj Shenjtërores; ti dhe djemtë e tu me ty do të jepni përgjegjësi për mëkatet e priftërisë suaj.
2Po edhe vëllezërit e tu prej fisit të Levit, fisin e tyt et, merre me vete; të jenë të gatshëm e të ndihmojnë; ti dhe djemtë e tu kryeni shërbesën në Tendën e Dëshmisë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Levitët le të jenë në shërbimin tënd dhe të mbarë Tendës, porse të mos u afrohen enëve të Shenjtërores as lterit që të mos vdesin ata e të mos sharroni edhe ju me ta.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Le të jenë me ty e le të kujdesen në rojën e Tendës së takimit dhe për çdo shërbesë që i përket asaj; asnjë laik të mos përzihet me ju.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kujdesoje shërbesën e Shenjtërores e të lterit që më të mos shpërthejë hidhërimi kundër izraelitëve.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Unë i mora vëllezërit e tu levitët prej bijve të Izraelit dhe i dhashë dhuratë Zotit që të shërbejnë në Tendën e takimit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ti e bijtë e tu me ty kryeni priftërinë rreth gjithçkaje që i përket lterit dhe rreth të gjithave brenda tisit. Unë po jua dhuroj priftërinë, ushtrojeni ju këtë shërbesë: nëse guxon të afrohet ndonjë i jashtëm, le të vritet”.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pjesa e priftërinjve
8Zoti i tha Aronit: “Ja, ty po t’i lë në kujdes të gjitha që më kushtohen mua. Krejt ç’më shugurohen mua prej bijve të Izraelit po t’i jap ty dhe bijve të tu për shërbesën priftërore që kryeni ‑ ligj i përhershëm.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Prandaj, merr prej gjërave më të shenjta, me përjashtim të atyre që digjen: të gjitha flitë kushtimore bimore, flia për mëkat, flia për shpërblim, që do të më kushtojnë: të gjitha këto janë gjëra tejet të shenjta që të takojnë ty dhe bijve të tu.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Haji në Shenjtërore. Le t’i hanë vetëm meshkujt. Çmoj se janë gjëra të shuguruara!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Po t’i jap ty, bijve e bijave të tua me të drejtë të përhershme edhe si ndihmesë të gjitha dhuratat e kushtuara prej bijve të Izraelit me ritin e lartësimit e të tundjes: kush është i pastër në shtëpinë tënde le t’i hajë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Më të mirin vaj, verë e drithë, çdo frytë të parë të kushtuar Zotit, ta dhashë ty.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Të gjitha frytet e para që do të prodhojë toka e tyre e ata t’ia kushtojnë Zotit, le të jenë në përdorimin tënd: kush është i pastër në shtëpinë tënde, le t’i hajë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Gjithçka të jetë në Izrael e goditur me “mallkim”, ty të përket.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ty të takojnë të gjithë të parëlindurit që sillen te Zoti, qoftë të parëlindurit e njerëzve qoftë të kafshëve, por vetëm me këtë qyshke që çdo të parëlindur njeriu dhe kafshë të papastra të bësh t’i shpërblejnë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Shpërblimi le të jetë pasi ta ketë mbushur muajin pesë sikla të argjendtë të peshës së Shenjtërores. Sikli ka njëzet gera.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17I parëlinduri i gjedhit, i deles e dhisë mos lejo të shpërblehet, sepse janë të shuguruara Zotit. Gjakun e tyre derdhe në lter e dhjamin digje në erë të këndshme Zotit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Mishi i tyre le të përkasë ty. Po ashtu si gjoksi i flisë me ritin e tundjes dhe shpatulla e djathtë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Të gjitha ndihmesat që bijtë e Izraelit ia kushtojnë me lartësim si gjë të shenjtëruar Zotit, të takojnë ty e bijve e bijave të tua me të drejtë të përhershme: marrëveshje kripe i përhershëm para Zotit për ty e për bijtë e tu”.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pjesa e levitëve
20Zoti i tha Aronit: “Ti s’do të kesh pronë kurrfare në tokën e tyre dhe nuk do të kesh pjesë në mesin e tyre: unë jam pjesa dhe trashëgimi yt në mesin e bijve të Izraelit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kurse bijve të Levit u dhashë të gjitha të dhjetat e Izraelit si pronë për shërbesën që ma kryejnë në Tendën e takimit,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22që të mos afrohen më bijtë e Izraelit në Tendën e takimit e të mos bëjnë mëkatin që bie vdekjen.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Vetëm levitët le të më shërbesojnë në Tendën e takimit dhe ata le ta marrin mbi vete përgjegjësinë e mëkateve nëse populli afrohet. Le të jetë ligj i përhershëm në breznitë tuaja! Në mesin e bijve të Izraelit të mos kenë farë prone.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Për pronë unë u dhashë të gjitha të dhjetat që bijtë e Izraelit ia dhurojnë Zotit. Këndej edhe u thashë atyre: Nuk do të keni pronë ndër bijtë e Izraelit”.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Të dhjetat
25Zoti foli me Moisiun e tha:
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26“Urdhëroju levitëve dhe shpallu: Kur prej bijve të Izraelit t’i merrni të dhjetat, që unë jua dhashë juve, prej tyre ju atëherë kushtoni si ndihmesë me ritin e lartësimit në nder të Zotit, d. m. th. të dhjetën pjesë të të dhjetave,
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27që t’ju çmohet si ndihmesë prej lëmës e prej shtrydhësit.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Po kështu prej të gjithave që merrni prej bijve të Izraelit si fryte të para, kushtojani me ritin e lartësimit Zotit: e jepjani Aronit prift.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Çdo gjë që t’i kushtoni Zotit prej të dhjetave, ndajeni pjesën që duhet të shugurohet në ndër të Zotit: le të jetë pjesa më e mira e më e zgjedhura.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Thuaju edhe këtë: Pasi ta keni ndarë pjesën më të mirë të tyre, kjo do të vlejë për ju levitët si të ishin prodhimet e lëmës e të shtrydhësit;
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31dhe do të mund t’i hani në çdo vend ju dhe anëtarët e familjes suaj, sepse është paga juaj për shërbesën që bëni në Tendën e takimit.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Kështu nuk do të bini në mëkat pasi nuk i keni ruajtur për vete më të zgjedhurat dhe më të majmet dhe nuk do t’i ndotni kushtet e bijve të Izraelit e nuk do të vdisni”.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.