Lamed
1Përse, o Zot, qëndron larg, përse fshihesh në ditë të vështirë?
2Me madhështi i patenzoni po e përndjek skamnorin: le të zihet krenari në dhelpërinë që sheston!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3I pabesi mburret me dëshirat e shpirtit të vet, lakmuesi shan Hyjin me përbuzje. Nun
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Me krenarinë e vet mëkatari e përbuz Zotin: “Skërkon përgjegjësi! Perëndi nuk ka”!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ja, gjithçka ai mendon! Dhe prapë, udhët e tija janë plot suksese, gjyqet e tua janë tepër lart për të, të gjithë kundërshtarët e vet i bën asgjë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Në mendjen e vet thotë: “Nuk do të bie poshtë, brez pas brezi e keqe s’do të më gjejë”! Fe
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Goja e tij është plot shpifje, dredhi e gënjeshtra, nën gjuhën e tij vuajtje e poshtërsi!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Rri në pritë ndër fshatra, në fshehtësi e vret të pafajshmin. Sade
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Me sy e vrojton të vobektin, në pritë porsi luani, i fshehur mirë në strofull, përgjon për ta rrëmbyer të varfrin: e rrëmben të varfrin duke e qitur në lak.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Sulet, struket në pritë e dhunës së tij të mjerët i bëhen pre.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Tha në zemër të vet: “Hyji harron, ai nuk shikon, askënd nuk sheh”! Kof
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ngrihu, o Zot, lartësoje dorën tënde, o Hyj, mos i qit në harresë të mjerët!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Përse i patenzoni ta përbuzë Hyjin? Sepse ai tha në zemrën e vet: “Nuk do të ndëshkosh”. Res
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14E pra, ti sheh, ti shikon mjerimin e vështirësinë, me dorën tënde i peshon: në ty mbështetet i mjeri, ti ia jep bonjakut sigurinë. Sin
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Copëtoje krahun e dhunuesit e të keqbërësit: kërkoje fajin e tij derisa ta zhdukësh prej faqes së dheut.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Zoti është mbret në shekuj të shekujve: do të zhduken paganët prej dheut të tij. Tau
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Vështroji, o Zot, dëshirat e të mjerit, forcoja zemrën, ti prirja veshin,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18për ti dhënë të drejtën bonjakut e të salvuarit, që njeriu - pluhur e dhe - tmerr kujt më të mos i shtjerë!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.