Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 112

Lumturia e njeriut të drejtë

10 vargje

Lumturia e njeriut të drejtë

1ALELUJA! Alef Lum ai njeri që e druan Zotin, Bet që kënaqet në urdhërimet e tija. Gimel

2Fara e tij do të jetë e fortë mbi tokë, Dalet do të bekohet breznia e të drejtëve. He

3Pasuri e mirëqenie në shtëpinë e tij, Vau drejtësia e tij qëndron në shekuj të shekujve. Zain

4Ka lindur për të drejtët një dritë në errësirë: Het i butë e i mëshirshëm është njeriu i drejtë. Tet

5I ëmbël është njeriu që mishëron e huazon, Jod punët e veta i kryen me ndërgjegje, Kaf

6ai askurrë nuk do të bjerë poshtë. Lamed Në kujtim të përhershëm mbetet i drejti, Mem

7nuk i trembet lajmit të keq. Nun E patrandshme është zemra e tij me shpresë në Zotin, Samek

8të fortë e ka zemrën, nuk do të trembet Ain armiqtë e vet i bën asgjë. Fe

9Është dorëdhënë, u fal skamnorëve; Sade drejtësia e tij qëndron në shekuj të shekujve, Kof balli i tij ngallit për nder. Res

10E sheh keqbërësi dhe hidhërohet, Sin me dhëmbë kërcëllon e vyshket. Tau Dëshira e mëkatarëve shkon huq.