Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 122

Përshëndetje Jerusalemit

9 vargje

Përshëndetje Jerusalemit

1Këngë shtegtimi. E Davidit. Seç u gëzova kur më thanë: “Eja të shkojmë në Shtëpinë e Zotit!”

2Ja, tashmë këmbët tona shkelën në dyert e tua, o Jerusalem!

3O Jerusalem, qytet i ndërtuar me mjeshtëri, thuaj se i tëri një cope e vetme je!

4Atje ngjiten fiset, fiset e Zotit, sipas rregullores në Izrael për të kremtuar Emrin e Zotit.

5Atje janë selitë e gjykatores së drejtësisë, selitë e shtëpisë së Davidit!

6Lutuni për paqen e Izraelit: “U priftë e mbara atyre që të duan ty!

7Mbretëroftë paqja në muret e tua dhe qetësia në pirgjet e tua!”

8Për dashuri ndaj vëllezërve e miqve të mi do të them: “Paqja me ty”!

9Për dashuri ndaj Shtëpisë së Zotit, Hyjit tonë, do të lutem t’i kesh të gjitha të mirat!