Himn lavdie
1ALELUJA! Lëvdojeni Emrin e Zotit, lëvdojeni ju, o shërbëtorët e Zotit,
2që qëndroni në Shtëpinë e Zotit, në oborret e Shtëpisë së Hyjit tonë!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Lavdëroni Zotin sepse i mirë është Zoti, këndoni Emrit të tij sepse është i ëmbël!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Sepse Zoti e zgjodhi Jakobin për vete, Izraelin për pronën e vet.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Unë e di mirë se i madh është Zoti, Hyji ynë është mbi të gjithë hyjtë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Gjithçka do Zoti bën në qiell e në tokë, në det e në të gjitha humnerat.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Bën të mblidhen retë prej skajeve të tokës, me vetëtima e prodhon shiun, erën e nxjerr nga vendet e strehimit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ai Egjiptit ia mbyti të parëlindurit si të njerëzve ashtu edhe të bagëtive.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Bëri shenja e mrekulli mes teje, o Egjipt, kundër faraonit e të gjithë shërbëtorëve të tij.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Shfarosi një numër të madh paganësh, vrau sa mbretër të fortë:
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Sehonin, mbretin e amorrenjve e Ogun, mbretin e Basanit, i rroposi të gjitha mbretëritë e Kanaanit,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12e tokën, pronën e tyre, ia dha Izraelit, popullit të vet, për trashëgim.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13O Zot, Emri yt është i madhërueshëm, kujtimi yt, o Zot, prej breznie në brezni!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Zoti e mbron popullin e vet, ka mëshirë për shërbëtorët e vet.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Idhujt e paganëve janë ar e argjend, prodhim i duarve të njerëzve:
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16e kanë gojën, por nuk flasin, i kanë sytë, por nuk shohin,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17i kanë veshët, por sdëgjojnë, as nuk kanë frymë në gojën e tyre.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Porsi ata do të jenë edhe ata që i punuan, të gjithë ata që shpresojnë në ta.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Shtëpia e Izraelit, bekoje Zotin, shtëpia e Aronit, bekoje Zotin,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20shtëpia e Levit, bekoje Zotin, bekojeni Zotin të gjithë ju, që e druani Zotin!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Nga Sioni qoftë bekuar Zoti që banon në Jerusalem. Aleluja.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.