LIBRI II / Psalmet 42-72/
Vajtimi i levitit të mërguar
LIBRI II
1Mjeshtrit të korit. Poemë. E bijve të Koreut.
2Sikurse dreri i dëshiron burimet e ujërave të gjalla, po ashtu shpirti im të dëshiron ty, o Hyj!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Shpirti im ka etje për Hyjin, për Hyjin e gjallë: oh, e kur do të shkoj e do të dal para fytyrës së Hyjit?!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Lotët e mi janë buka ime ditë e natë, ndërsa më thonë për çdo ditë: “Ku është Hyji yt?”
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Mallëngjehet shpirti im kur më bie ndërmend si shtegtoja në krye të turmës, - si prijës - drejt banesës së Hyjit me brohori e këngë lavdi në procesion kremtues!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Përse, o shpirti im, lëngon në trishtim? Përse gjëmon në mua? Shpreso në Hyjin, prapë do ta lëvdoj, Shëlbuesin tim, Hyjin tim.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Shpirti im është në pikëllim, prandaj ty të kujtoj nga dheu i Jordanit, i Hermonit, nga mali Misar.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Humnera thërret humnerën me ushtimën e ujërave të tua, të gjitha vorbullat e valët e tua kaluan përmbi mua.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ditën Zoti ma dërgon hirin e vet, natën kënga e tij me mua: lutje Hyjit të jetës sime.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Do ti them Hyjit: “Mbrojtja ime, pse më harron? Përse endem i trishtuar, prej armiqsh i rrethuar”?
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Edhe eshtrat më thërmohen prej trishtimit për shkak të armiqve të mi që më thonë përditë: “Ku është Hyji yt”?
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Përse, o shpirti im, lëngon në trishtim? Përse gjëmon në mua? Shpreso në Hyjin, prapë do ta lëvdoj, Shëlbuesin tim, Hyjin tim.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.