Lutja e një plaku
Urata e një plaku
1Në ndore tënde, o Zot, askurrë mos u turpërofsha.
2Më shpëto e më dil zot pashë drejtësinë tënde, prire mbi mua veshin tënd e më shëlbo!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ji për mua shkëmb mbrojtjeje, kullë e pamposhtur për të më shpëtuar, sepse ti je kështjella ime e strehimi im.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Hyji im, më shpëto prej dorës së mëkatarit, prej dorës së derhuzdit e të dinakut.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Sepse ti, o Zot, je shpresa ime, shpresa ime, o Zot, që prejrinisë sime.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Në ty jam mbështetur që prejkraharorit të nënës, që prejprehrit të nënës ti je mbrojtësi im, mburrja ime është gjithmonë në ty.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Për shumë njerëz u bëra çështje habie: ti ishe mbrojtësi im i fuqishëm.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Goja ime të lavdëron pa pushim, gjithë ditën të madhëron.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Mos më lësho dore në pleqëri, kur të më lënë fuqitë, mos hiq dorë prej meje.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Sepse thonë armiqtë e mi për mua, e ata që më vërejnë zunë njëzëri të këshillohen:
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11“Hyji hoqi dorë prej tij, salvojeni, bini në të se s’ka kush i del zot”.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12O Hyj, mos më rri larg, Hyji im, shpejto të më ndihmosh.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Le të turpërohen e le të shuhen kundërshtarët e shpirtit tim, le të mbulohen me marrëzi e me turp ata që ma dëshirojnë të keqen.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14E unë gjithmonë do të shpresoj në ty e unë do t’i shumoj gjithnjë lavdet e tua.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Goja ime do ta shpallë drejtësinë tënde, gjithë ditën shpëtimin tënd: që s’di të ketë masë në madhëri.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Do ta shpall pushtetin e Zotit, o Zot, do të kujtoj vetëm drejtësinë tënde.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ti më ke mësuar, o Hyj, që prejrinisë sime dhe ende sot i kumtoj mrekullitë e tua.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18E tani në pleqëri ngarkuar me vjet, o Hyj, mos hiq dorë prej meje, derisa t’ia shpall pushtetin tënd mbarë breznisë që do të vijë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Pushteti yt e drejtësia jote, o Hyj, arrijnë deri në qiell, sepse bëre punë të mrekullueshme! O Hyj, e kush është i ngjashëm me ty?!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Sepse ti më çove prova shumë të mëdha, por përsëri më kërthndeze në jetë e përsëri më ktheve nga thellësia e tokës.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Rrite madhërinë time, sillu prej meje e më ngushëllo.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kështu edhe vetë do të të lavdëroj, me harpë do të këndoj, o Hyj, të vërtetën tënde, me cetër do të të këndoj ty, o Shenjti i Izraelit!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Do të galdojnë buzët e mia duke të kënduar ty, edhe shpirti im që e ke shëlbuar.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Gjuha ime gjithë ditën do të flasë për drejtësinë tënde, le të turpërohen e të marrosen ata që kërkojnë të keqen për mua.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.