Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 8

Bujaria e Krijuesit e fuqia e Emrit të tij

10 vargje

Bujaria e Krijuesit e fuqia e Emrit të tij

1Mjeshtrit të korit. Në mënyrë këndimi me “Shtrydhës...” Psalm. I Davidit.

2O Zot, Zoti ynë, sa i mrekullueshëm është Emri yt mbi mbarë dheun! Me madhëri e tejkalon edhe qiellin!

3Prej gojës së ferishteve e të foshnjave lavdinë e bëre gati kundër armiqve që t’i bësh të heshtin armiq e kryengritës.

4Kur e sodis qiellin - veprën e gishtave të tu, hënën e yjet që ti i vendose,

5çka është atëherë njeriu që ta kujtosh, biri i Adamit që të përkujdesesh për të?

6E pra, e bëre pak më të vogël se engjëjt, e kurorëzove me lavdi e shkëlqim,

7i dhe pushtet mbi veprat e duarve të tua. Gjithçka vure nën këmbët e tija:

8delet e kafshët të gjitha, për më tepër edhe egërsirat e fushës,

9shpëndët e ajrit dhe peshqit e detit, të gjitha që përshkojnë udhët e detit!

10O Zot, Zoti ynë, sa i mrekullueshëm është Emri yt mbi mbarë dheun!