Të gjithë kapitujt

Titit · Kapitulli 2

Predikimi i mësimit të shëndoshë

15 vargje

Predikimi i mësimit të shëndoshë

1Ti veç, mëso çka është në përkim me mësimin e shëndoshë:

2që pleqtë të jenë të përkormë, të ndershëm, të urtë, të shëndoshë në fe, në dashuri dhe në qëndresë.

3Po ashtu edhe plakat: të kenë sjellje si u ka hije shenjtërve: jo shpifëse, jo të dhëna pas verës, por mësuese të së mirës:

4ti mësojnë gratë e reja ti duan burrat e vet dhe fëmijët e vet:

5të jenë të urta, të pastra, shtëpiake me mend, të mira, tu binden burrave të vet që fjala e Hyjit të mos shahet.

6Po ashtu nxiti të rinjtë që të jenë të përkormë.

7Në çdo gjë ji shembull me vepra të mira: në mësim - përpikërinë, denjësinë;

8fjala të jetë e shëndoshë, e patëmetë që kundërshtari, duke mos pasur çka të flasë keq për ne, të turpërohet.

9Skllevërit le tu nënshtrohen zotërinjve të vet në gjithçka; të mundohen tu pëlqejnë dhe të mos u kundërshtojnë me fjalë,

10të mos vjedhin, por vazhdimisht të japin provën e besnikërisë së vërtetë. Kështu do ti japin lavdi në gjithçka mësimit të Hyjit, Shëlbuesit tonë.

11Vërtet u duk hiri i Hyjit që u sjell shëlbimin të gjithë njerëzve.

12Ai na mëson ti biem mohit mosbesimit dhe dëshirave të shekullit për të jetuar në këtë botë urtisht, drejtësisht dhe përshpirtërisht,

13duke pritur shpresën e lume dhe Ardhjen e lavdisë së të madhit Hyj dhe Shëlbuesit tonë, Jezu Krishtit.

14Ai e flijoi vetveten për ne që të na shpërblejë nga çdo paudhësi dhe ta pastrojë që Atij i përket, që të jetë plot zell për të kryer vepra të mira.

15Për këto gjëra fol, këto porositi dhe qorto me çdo pushtet! Askush të mos ketë guxim të të përbuzë!