Trazirë në Selanik
1Duke kaluar nëpër Amfipol e Apoloni, mbërritën në Selanik, ku hebrenjtë kishin një sinagogë.
2Pali, sipas zakonit të vet, hyri tek ata dhe për tri të shtuna rresht rragatej me ta në bazë të Shkrimit të shenjtë
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3duke ua shtjelluar e vërtetuar se Mesisë i është dashur të pësojë e të ngjallet prej së vdekuri. “Dhe Mesia ‑ u thoshte ‑ është Jezusi, të cilin unë jua predikoj.”
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Disave prej tyre iu mbush mendja dhe u bashkuan me Palin e me Silën. Po ashtu bëri edhe një shumicë e madhe grekësh që besonin në Hyjin edhe jo pak gra të përmendura.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Porse judenjtë, të nxitur nga smira, i bënë për vete disa rrugaçë të këqij tregjesh, i ngacmuan dhe e çuan peshë qytetin, ranë para derës së Jasonit dhe kërkuan që Pali e Sila të nxirreshin para popullit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Pasi nuk i gjetën, morën Jasonin e disa vëllezër dhe i çuan para krerëve të qytetit dhe bërtitën: “Ja, edhe këtu njerëzit që e kanë çuar peshë mbarë botën,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7e Jasoni i pranon në shtëpi! Të gjithë këta veprojnë kundër urdhrave të Cezarit. Këta pohojnë se është një mbret tjetër ‑ Jezusi.”
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kështu e përzien dhe krerët e qytetit që po i dëgjonin këto fjalë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Krerët, pasi morën prej Jasonit e të tjerëve dorëzaninë, i lëshuan.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Apostujt në Berejë
10Vëllezërit atëherë, shpejt e shpjet, natën, i dërguan Palin e Silën në Berejë. Apostujt, kur arritën atje, shkuan në sinagogë të hebrenjve.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Këta ishin më zemërmirë se hebrenjtë e Selanikut. Pranuan fjalën me gatishmëri dhe përditë e shqyrtonin Shkrimin e shenjtë pale a është ashtu.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Shumë prej tyre e pranuan fenë. Po ashtu edhe prej grekëve disa gra bujare dhe jo pak burra.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Por, kur hebrenjtë e Selanikut morën vesh se Pali po e shpallte fjalën e Hyjit edhe në Berejë, shkuan edhe atje dhe e përzien dhe e çuan peshë edhe atje.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë vëllezërit e pëcollën Palin deri në det. Sila e Timoteu zunë vend aty.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ata që e përcollën Palin e çuan deri në Athinë. Atëherë u kthyen prapa me urdhër për Silën e Timoteun që të shkojnë sa më parë tek ai.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pali në Athinë
16Ndërsa Pali po i priste ata në Athinë, thellësisht u shqetësua në shpirt sepse e shihte qytetin plot me idhuj.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Në sinagogë diskutonte me hebrenj dhe me ata që besonin në Hyjin, ndërsa në treg për çdo ditë me ata që takohej.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Me të diskutonin edhe disa filozofë epikurenj e stoikë. Disa thoshin: “Çfarë dëshiron të thotë ky papagal?” Disa të tjerë prapë: “Duket se është predikatar hyjnish së huaja!” Sepse predikonte Jezusin dhe ngjalljen nga vdekja.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Atëherë e morën dhe e çuan në Areopag dhe i thanë: “A mund ta dimë cili është ky mësim i ri që ti po e mëson?
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Sepse po na i mbush veshët me disa gjëra të çuditshme. Dëshirojmë ta dimë për çka është fjala!”
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Të gjithë athinasit dhe të huajt që banojnë aty në asgjë tjetër s’e tresin kohën sa në të treguar e në të dëgjuar të lajmeve të fundit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Atëherë Pali u ngrit në mes të Areopagut e tha: “Qytetarë të Athinës! Po shoh se në çdo pikëpamje qenkeni njerëz shumë besimtarë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Sepse, duke kaluar e vërejtur monumentet tuaja të kultit hyjnor, gjeta edhe një lter, në të cilin është shkruar: ‘Hyjit të panjohur.’ Pra, Atë, të cilin ju e nderoni pa e njohur, unë jua kumtoj.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Hyji që krijoi botën dhe gjithçka është në të, Zotëruesi i qiellit e i dheut, Ai as nuk banon në tempuj të punuar me duar të njerëzve,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25as nuk i shërbejnë duart e njerëzve ‑ thuajse ka ndonjë farë nevoje për çfardo gjëje ‑ Ai që u jep të gjithëve jetën, frymën e çdo gjë tjetër.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Prej një njeriu krijoi mbarë gjininë njerëzore, që ta banonte mbarë sipërfaqen e dheut; caktoi rendin e kohëve dhe kufijtë e vendbanimit të tyre:
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27që ta kërkojnë Hyjin e në ndonjë mënyrë të mund ta gjejnë. Ai nuk është larg asnjërit prej nesh.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Sepse në Të jetojmë, lëvizim e jemi, sikurse edhe disa prej poetëve tuaj thanë: ‘Sepse jemi prej rodit të tij.’
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Nëse, pra, jemi prej rodit të Hyjit, atëherë s’bën të mendojmë se Hyjnia është e ngjashme me arin, me argjendin e me gurin e punuar nga mjeshtria dhe arti i njeriut.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Dhe Hyji, duke mos i marrë parasysh kohët e padijes, tani urdhëron: le të kthehen të gjithë njerëzit e çdo vendi,
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31sepse Ai e caktoi një ditë, kur me drejtësi do ta gjykojë botën me anë të një Njeriu, të cilin e caktoi për këtë gjë dhe e përforcoi para të gjithëve duke e ngjallur nga të vdekurit.”
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Kur dëgjuan “Të ngjallurit e të vdekurve”, disa e përqeshën e disa të tjerë i thanë: “Në lidhje me këtë do të të dëgjojmë një herë tjetër!”
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Kështu Pali u largua prej tyre.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Megjithatë, disa ia pëlqyen fjalën dhe besuan. Ndër ta ishte Dionizi Areopagit, një grua me emër Damarë dhe disa të tjerë.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.