PJESA E DYTË
1Profeci.
Toka e re
Fjala e Zotit është në dheun Hadrak,
në Damask e ka pushimin,
sepse Zotit i përket syri i Aramit
pikërisht porsi fiset e Izraelit.
2Edhe Emati është në kufijtë e tij, Tiri edhe Sidoni, urtia e të cilit është e madhe.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Tiri ndërtoi fortesën e vet, bashkoi argjend porsi pluhur dhe ar porsi baltën e rrugëve.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ja, Zoti po e merr për pronë e në det do ta hedhë fuqinë e tij, kurse atë do ta rrëmbejë zjarri.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Do të shohë Askaloni e do të trembet, në dhimbje të mëdha do të përdridhet Gaza, edhe Akaroni sepse në rrenë e la shpresa. Do të mbarojë mbreti i Gazës, Askaloni do të mbesë pa banorë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Bastardhat do të banojnë në Azot, do ta zhdukë krenarinë e filistenjve.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Prej gojës do t’ia heq gjakun, iritë e tija do t’ia nxjerr prej dhëmbësh. Edhe ai do të jetë Tepricë për Hyjin tonë, do të jetë porsi një prijës në Judë, Akaroni porsi Jebuseu.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Si mur mbrojtës do ta rrethoj Shtëpinë time kundër atyre që vijnë e shkojnë, tagrambledhës s’do të kalojë n’për të, sepse tanie shikoj me sy të mi.”
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Mesia
9Gëzo me gjithë shpirt, Bija e Sionit, galdo, Bija e Jerusalemit! ja, mbreti yt, po vjen te ti: është i drejtë e Shpëtimtar, por i përvuajtur e në shpinë të gomarit, në shpinë të gaçit, zogut të gomarit!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Nga Efraimi do ta zhdukë karrocën, kalin nga Jerusalemi. Do të copëtohet harku i luftës. Kombeve do t’u shpallë paqen. Sundimi i tij prej detit në det prej Lumit në skajet e tokës!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Rivendosja e Izraelit
11Edhe ty, në saje të gjakut të Besëlidhjes sate, do t’i nxjerr nga liqeni që s’ka ujë të burgosurit e tu!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kthehuni në qytezë, o të burgosur plot me shpresë, sepse sot unë vetë po e shpall: dyfish do të të shpaguaj!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Sepse e ngreha Judën porsi harkun, e armatosa me Efraimin: po i çoi në këmbë bijtë e tu, Sion, kundër bijve të tu, Greqi, shpatë heroi ty do të bëj!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Përmbi ta Zoti do të duket, vetëtimë shigjeta e tij do të jetë! Zoti Hyj do t’i bjerë trompetës, hap e pash n’për thellimin e jugut!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Do t’i mbrojë Zoti i Ushtrive, do t’i përpijnë, do t’i shqelmojnë gurët e bahes, do të pinë gjak, si me verë do të dehen, do të mbushen si kupat, si brirët e lterit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Zoti, Hyji i tyre, atë ditë do t’i shpëtojë porsi delet që janë populli i tij, si gurë të paçmueshëm përmbi kezë do të shkëlqejnë mbi tokë të tij!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Oh sa i mirë, sa i bukur do të jetë! Gruri do të bëjë të rriten djemtë, kurse virgjërat vera e ëmbël!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.