Ikja e Jakobit
1Jakobi, pasi mori vesh se bijtë e Labanit thonin: »Gjithçka pati ynë atë ia mori Jakobi dhe prej mallit të babait tonë e mblodhi të gjithë atë pasuri«,
2pa edhe në fytyrë të Labanit, se nuk ishte më ndaj tij si dje e pardje.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Edhe Zoti i tha Jakobit: »Kthehu në dheun e të parëve të tu, në vëllazërinë tënde, dhe unë do të jem me ty.«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Jakobi çoi e i thirri Rakelën e Linë në fushë, ku po ruante gjënë,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5dhe u tha: »Po shoh nga fytyra e babait tuaj se nuk është më ndaj meje si më parë. Hyji i tim atë qe me mua.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Po edhe ju vetë keni parë se i shërbeva atit tuaj me të gjitha fuqitë e mia.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7E ati juaj luajti me mua dhe dhjetë herë ma ndërroi pagën, por, megjithatë, Hyji nuk e lejoi të më dëmtojë.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kur thoshte: »Bagëtitë e ngjyrëngjyrshme do të jenë paga jote«, të gjitha bënin qengja të larmë. Kur, përkundrazi, thoshte: »Të frëcmet do të jenë paga jote«, të gjitha grigjat bënin të frëcme.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Hyji ia mori atit tuaj pasurinë dhe ma dha mua.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Një herë, kur ishte koha e mbarësimit, papritmas, pashë në ëndërr cjep kracana, lacana dhe me vija që po thërpenin.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Engjëlli i Hyjit më tha në ëndërr: »Jakob!« Unë i përgjigja: »Tek jam!«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ai shtoi: »Çoji sytë dhe shiko: të gjithë cjeptë që po thërpejnë janë kracana, lacana e të larmë. Pashë mirë gjithçka po të bën Labani.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Unë jam Hyji, Betel ku ti i ke shuguruar gurngulurin dhe m’iu kushtove. Tash, pra, çohu dhe dil nga ky vend dhe kthehu në vendlindjen tënde.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë Rakela e Lia i përgjigjën: »Vallë, a kemi ne më pjesë dhe gjë për të trashëguar në shtëpinë e atit tonë?
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Pse a nuk na mbajti si të ishim të huaja dhe a nuk na shiti e nuk e hëngri çmimin tonë?
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Po edhe e gjithë pasuria që Hyji ia mori atit tonë, është jona dhe e bijve tanë: prandaj, bëj ashtu si të ka urdhëruar Hyji.«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Atëherë Jakobi u çua dhe i ngarkoi fëmijët e vet dhe gratë e veta në gamile.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Mori edhe të gjitha grigjat e veta dhe mbarë pasurinë që kishte fituar në Padanaram dhe tfilloi për Kanaan tek Izaku, i ati i tij.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Në atë kohë Labani kishte shkuar për të qethur dhentë e Rakela i vodhi idhujt që i përkitnin t’et.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Jakobi ia treti vëmendjen Labanit sa që këtij as që i shkoi në mendje se do të ikën.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kështu Jakobi iku me gjithçka kishte, e kaloi Lumin dhe u drejtua kah malet e Galaadit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Labani e ndjek Jakobin
22Të tretën ditë i lajmëruan Labanit se Jakobi kishte ikur.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Ky i mori me vete vëllezërit e vet dhe e ndoq shtatë ditë. E zuri në malin Galaad.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Por, Hyji erdhi te Labani Arameas natën në ëndërr dhe i tha: »Ruaj se i thua gjë Jakobit!«
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Jakobi e kishte ngulur çadrën e vet, kur edhe Labani, pasi e arriti me vëllezërit e vet, po në malin Galaad, e nguli edhe ai çadrën.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Atëherë i tha Jakobit: »Përse veprove kështu dhe më gënjeve dhe m’i more bijat e mia sikurse t’i kishe fituar me shpatë?
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Përse ike fshehurazi e më gënjeve pa më treguar? Do të kisha përcjellë me gëzim, me këngë, me tupana e me lyra!
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Nuk më dhe mundësi as t’i puth bijtë e bijat e mia. Veprove marrisht! Tash
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29unë e kam në dorë të të bëj keq, por Hyji i babës tënd më tha dje: ‘Ruaj se i thua gjë Jakobit!’
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Ani, ike se të ka marrë malli për shtëpinë e tyt atë, por pse m’i vodhe idhujt e mi?«
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Jakobi i përgjigji: »Ika pse pata frikë! Mendoja më vete se ndoshta do të m’i marrësh me dhunë bijat e tua.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32E sa për hyjnitë e tua, kujtdo që t’ia gjesh, ta paguajë me jetë! Në praninë e të afërmve tanë kontrollo dhe gjithçka të gjesh tek unë prej sendeve të tua, merre!« Jakobi nuk dinte në të vërtetë se Rakela i kishte vjedhur idhujt shtëpiakë.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Atëherë Labani hyri në çadrën e Jakobit e të Lisë dhe të dy shërbëtoreve, por nuk gjeti gjë. Si doli prej çadrës së Lisë, hyri në çadrën e Rakelës.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Ajo i kishte fshehur idhujt në shalën e deves dhe u ul mbi të. T’et që po kërkonte mbarë çadrën dhe që nuk gjeti asgjë
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35i tha: »Mos të hidhërohet imzoti, që nuk po mund të ngrihem në këmbë para teje, sepse jam ndër ato të grave.« Ai kërkoi, por nuk i gjeti idhujt.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36I fyer prej hidhërimit Jakobi atëherë shfreu kundër Labanit: »Çfarë faji apo çfarë mëkati bëra që po më përndjek kështu,
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37sa s’më le zhele pa pështjelluar? Çka gjete prej gjithë asaj pasurie të shtëpisë sate? Qite këtu para syve të vëllezërve të mi e të tu dhe ata të gjykojnë!
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Ja, tash njëzet vjet jam te ti! Delet e tua dhe dhitë e tua nuk shtinë! Deshtë e grigjave të tua nuk i hëngra!
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39As për të ngrënat nga bisha nuk ta solla shenjën: gjithmonë ta kam paguar dëmin! Çkado vidhej ditën apo natën, prej meje e kërkoje!
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Ditën më digjte vapa e natën akulli! Gjumi më ikte prej syve.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Kështu të shërbeva për njëzet vjet me radhë në shtëpinë tënde: katërmbëdhjetë vjet për bijat e tua e gjashtë për grigjat e tua. Ti je ai që ma ndërrove pagën dhjetë herë!
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Po të mos e kisha pasur pranë Hyjin e tim ati, Hyjin e Abrahamit, Tmerrin e Izakut, me siguri do të më kishe nisur lakuriq! Vuajtjet e mia dhe mundin e duarve të mia, e pa Hyji dhe e vendosi dje!«
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Marrëveshja midis Jakobit e Labanit
43Labani atëherë i përgjigji: »Këto bija janë bijat e mia, këta bij janë bijtë e mi, këto grigja janë grigjat e mia dhe gjithçka që po sheh, janë të miat. Çfarë të keqeje mund t’u bëj unë sot bijave të mia dhe bijve të tyre që ato i lindën?
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Eja, pra, e të lidhim besë unë e ti që ta kemi një dëshmi ndërmjet nesh.«
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Jakobi mori një gur, e ngriti në gurngulur,
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46dhe u tha vëllezërve të vet: »Mblidhni gurë!« Ata grumbulluan gurë dhe bënë mogilë e hëngrën bukë aty mbi të.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Labani e quajti Jegarsahaduta (d.m.th. Mogila e dëshmitarit), kurse Jakobi Galed (secili sipas gjuhës së vet).
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48Labani tha edhe: »Kjo mogilë le të jetë sot dëshmitare e besës së lidhur ndërmjet meje e teje«, dhe prandaj u quajt Galed (d.m.th. Mogilë dëshmitare),
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49po edhe Masfa (d.m.th. Vërojtore), sepse tha: »Le të përgjojë Zoti ndërmjet meje e teje, kur ne s’do ta shohim njëri-tjetrin.
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50Nëse do t’i marrësh me të keq bijat e mia dhe nëse do të marrësh gra të tjera pos tyre, edhe në mos paçim asnjë njeri ndërmjetës, dije mirë se Hyji është dëshmitar ndërmjet meje e teje.«
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51Labani shtoi edhe i tha Jakobit: »Qe mogila dhe gurnguluri, të cilin e ngula ndërmjet meje e teje!
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52Kjo mogilë dhe guri do të jenë dëshmitarë se unë nuk do ta kaloj këtë mogilë për të keq në drejtimin tënd dhe se as ti nuk do ta kalosh këtë mogilë as këtë gurë për të keq ndaj meje.
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
53Hyji i Abrahamit dhe Hyji i Nahorit le të jenë gjykatësit tonë!« Edhe Jakobi u përbe me Tmerrin e t’et Izakut.
Vargu 53 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
54Në mal Jakobi kushtoi fli dhe i grishi vëllezërit të hanë bukë. Ata, pasi hëngrën, natën e kaluan në mal.
Vargu 54 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
55Kurse Labani, u ngrit natën i përshëndeti bijtë dhe bijat e veta dhe, pasi u dha bekimin, u kthye në vendin e vet.
Vargu 55 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.