Takimi me Ezaun
1Jakobi i çoi sytë dhe pa se po vinte Ezau me katërqind vetë. I ndau bijtë e Lisë, të Rakelës e të dy shërbëtoreve.
2Dy shërbëtoret dhe bijtë e tyre i qiti të para, Linë dhe bijtë e saj të dytë, kurse Rakelën e Jozefin në fund.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ai doli para tyre dhe me fytyrë përdhe e nderoi shtatë herë, derisa s’u afrua tek i vëllai.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ezau u lëshua vrap në takim me të vëllanë dhe e mori ngrykë. Duke e shtrënguar ngryka-ngrykas e puthte dhe qanin të dy.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kur i çoi sytë, i pa gratë dhe fëmijët e tyre e tha: »Çka i ke ti këta?« Jakobi përgjigji: »Janë fëmijët e mi që m’i dhuroi Perëndia, mua shërbëtorit tënd.«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6U afruan shërbëtoret dhe fëmijët e tyre, u përkulën në nderim.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7U afrua edhe Lia me fëmijët e saj dhe u përkulën në nderim. Të fundit e përshëndetën duke u përulur Jozefi dhe Rakela.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8»Çka janë ato turma - i tha - që i pashë udhës?« I përgjigji: »Që të gjej mirëkuptim para teje, imzot.«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ai i tha: »Kam mjaft, or vëlla! Lëri për vete!«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Jakobi foli: »Mos ma prish, po të lutem, por, nëse kam gjetur hir para syve të tu, merri si dhuratëz prej dorës sime! M’u bë, kur e pashë fytyrën tënde, si ta kisha parë fytyrën e Perëndisë, pasi dëftove mirëkuptim për mua!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Merre, po të lutem, bekimin që ta solla, sepse Hyji ka pasur dhimbje për mua e kam gjithçka.« Dhe, pasi u përpoq ta bindë me ngulm, ai pranoi
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12e tha: »Po shkojmë së bashku dhe do të jem shok udhëtimi me ty.«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Jakobi i përgjigji: »Ti po sheh, imzot, se i kam fëmijët e njomë me vete edhe delet e lopët pëlleja! Po i mundova tepër në të ecur vetëm edhe një ditë, do të më cofin të gjitha grigjat.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Le të shkojë para meje imzoti, e unë do të vij pas ngadalë, sipas mundësisë të ecjes së gjësë së gjallë dhe sipas ecjes të të vegjëlve deri të arrij tek imzoti në Seir.«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ezau i përgjigji: »Po të lutem që së paku ndokush prej njerëzve që janë me mua të shoqërojnë në udhëtim«. »Po nuk është nevoja - i përgjigji Jakobi - kam nevojë vetëm për një gjë: që të jem i pajtuar me imzotin!«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Po atë ditë Ezau u kthye rrugës së vet në Seir.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Jakobi erdhi në Sukot, ku për vete ndërtoi shtëpinë dhe për bagëti ndërtoi kasolla. Atë vend e quajti Sukot (d.m.th. Tëbanet).
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Arritja në Sikem
18Jakobi, pasi erdhi prej Padanaramit arriti shëndosh e mirë në qytetin e Sikemit, që është në Kanaan. Nguli, banesën kundruall qytetit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Prej bijve të Hemorit, të atit të Sikemit, e bleu për njëqind para argjendi atë copë tokë ku nguli çadrën e vet.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Aty e ndërtoi një lter dhe e quajti: »Hyji është Hyj i Izraelit.«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.