Të gjithë kapitujt

Zanafilla · Kapitulli 5

Patriarkët para përmbytjes

32 vargje

Patriarkët para përmbytjes

1Ky është libri i breznive të Adamit. Kur Hyji e krijoi njeriun, e krijoi në përngjasimin e Hyjit.

2E krijoi njërin mashkull, kurse tjetrin femër dhe i bekoi. Ditën kur qenë krijuar ua dha emrin »Njeri«.

3Adami kishte njëqind e tridhjetë vjet kur i lindi djali që i përngjante krejt atij me fytyrë - të cilin e quajti Set.

4Adami, pasi i lindi Seti, jetoi tetëqind vjet dhe i lindën edhe djem e vajza.

5Adami jetoi nëntëqind e tridhjetë vjet e atëherë vdiq.

6Po edhe Seti jetoi njëqind e pesë vjet dhe i lindi Enosi.

7Seti, pasi i lindi Enosi, jetoi edhe tetëqind e shtatë vjet dhe i lindën bij dhe bija.

8E tërë jeta e Setit kapi nëntëqind e dymbëdhjetë vjet kur edhe vdiq.

9Kurse Enosi jetoi nëntëdhjetë vjet dhe i lindi Kainani.

10Enosi jetoi, pasi i lindi Kainani, tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet dhe i lindën bij e bija.

11E tërë jeta e Enosit kapi nëntëqind e pesë vjet kur edhe vdiq.

12Po edhe Kainani jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Malaleeli.

13Edhe Kainani jetoi pasi i lindi Malaleeli, tetëqind e dyzet vjet dhe i lindën bij dhe bija.

14E tërë jeta e Kainanit arrin në nëntëqind e dhjetë vjet kur edhe vdiq.

15Po edhe Malaleeli jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Jaredi.

16Po edhe Malaleeli jetoi pasi i lindi Jaredi tetëqind e tridhjetë vjet dhe i lindën bij dhe bija.

17E tërë jeta e Malaleelit kapi tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet kur edhe vdiq.

18Jaredi jetoi njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe i lindi Henoku.

19Jaredi jetoi, pasi i lindi Henoku, tetëqind vjet dhe i lindën bij e bija.

20E tërë jeta e Jaredit kap në nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet kur edhe vdiq.

21Kur Henoku kishte gjashtëdhjetë e pesë vjet i lindi Matusala.

22Henoku jetoi treqind vjet udhës së Hyjit, pasi i lindi Matusala, e i lindën bij e bija.

23E tërë jeta e Henokut kapi treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet.

24Henoku jetoi udhës së Hyjit dhe u zhduk, sepse e mori Hyji.

25Kur Matusala kishte njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet i lindi Lameku.

26Matusala jetoi, pasi i lindi Lameku, edhe shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindën bij e bija.

27E tërë jeta e Matusalës arriti në nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet kur edhe vdiq.

28Kur Lameku u bë njëqind e tetëdhjetë e dy vjeç, i lindi djali,

29të cilin e quajti Noeh. E tha: »Ky do të na ngushëllojë në mundin tonë dhe në punën e duarve tona në fushë, të cilën Zoti e mallkoi«.

30Lameku jetoi, pasi i lindi Noehi, edhe pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe i lindën bij e bija.

31E tërë jeta e Lamekut kapi shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet kur edhe vdiq.

32Noehi kishte pesëqind vjet kur i lindën Semi, Kami e Jafeti.