1Ai ma tregoi lumin e ujit të jetës: ishte i pastër porsi kristali dhe buronte nga froni i Hyjit dhe i Qengjit.
2Në midis të sheshit të qytetit dhe të dy krahëve të lumit ishte pema e jetës që jep dymbëdhjetë herë fryt në vjet: çdo muaj e jep frytin e vet, kurse gjethet e pemës janë barna shërimi për popuj.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Mallkim më s’do të ketë. Në të do të jetë froni i Hyjit dhe i Qengjit dhe shërbëtorët e Hyjit do ta adhurojnë Hyjin
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4dhe do ta shikojnë fytyrën e tij. Emri i tij do të jetë në ballë të tyre.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Nuk do të ketë natë as drita e llambës më nuk do të duhet as drita e diellit, sepse Zoti Hyj do të shndrisë mbi ta dhe ata do të mbretërojnë në shekuj të shekujve.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ardhja e Krishtit
6Atëherë më tha: »Këto fjalë janë të besueshme dhe të vërteta, sepse Zoti Hyj, frymëzuesi i profetëve, e dërgoi engjëllin e vet që t’iu tregojë shërbëtorëve të vet çka duhet të ndodhë për së shpejti.«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Dhe ja, po vij për së shpejti! I lumi ai që i mban fjalët e profecisë së këtij libri!«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Unë, Gjoni, i dëgjova dhe i pashë këto. Kur i dëgjova dhe i pashë, rashë përmbys para engjëllit që m’i tregoi, për ta adhuruar.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ai më tha: »Assesi mos bëj ashtu! Edhe unë jam shërbëtor si ti dhe si vëllezërit e tu profetë edhe si ata që i mbajnë fjalët e këtij libri. Hyjin adhuro!«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10E më tha: »Mos i mbaj në fshehtësi fjalët e profecisë së këtij libri, sepse - koha u afrua!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11I padrejti, ani, le të vazhdojë le të bëjë padrejtësi! I ndyti, në dashtë, le të vazhdojë të zhytet më zi! I drejti le të vazhdojë të bëjë drejtësi! Shenjti le të vazhdojë të shenjtërohet gjithnjë!«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ja, unë po vij për së shpejti! Edhe shpërblimi im me mua, për të shpërblyer gjithkënd sipas veprave të tija!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Unë jam Alfa dhe Omega, i Pari dhe i Fundit, Fillimi dhe Mbarimi!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Të lumët ata që i lajnë petkat e veta për të pasur pjesë në pemën e Jetës për të hyrë nëpër dyer në qytet!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Përjashta mbesin qentë, shortarët, fëlligështarët, idhujtarët dhe të gjithë ata që e duan ose e vënë në zbatim rrenën.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Unë, Jezusi, e dërgova engjëllin tim t’jua sjellë këtë dëshmi kishave. Unë jam rrënja edhe pinjolli i Davidit, Ylli i ndritshëm i mëngjesit!«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Shpirti Shenjt dhe Nusja thonë: »Eja!« Edhe ai që dëgjon le të thotë: »Eja!« Kush është etshëm, le të vijë; kush do, le ta marrë ujin e jetës falas!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Unë i dëshmoj secilit që i dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri: »Kush t’i shtojë ndonjë send, Hyji do t’ia shtojë plagët e përshkruara në këtë libër.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Kush ta heqë ndonjë fjalë nga ky libër i profecisë, Hyji do t’ia heqë pjesën në pemën e jetës dhe në qytetin e shenjtë - të përshkruar në këtë libër«.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ai që i dëshmon këto, thotë: »Po, po vij për së shpejti!« Amen! Eja, o Zot, Jezus!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Hiri i Jezusit Zot qoftë me të gjithë!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.