Krishti, mbrojtësi ynë
1Fëmijëzit e mi, po jua shkruaj këto që të mos mëkatoni. Por, edhe nëse ndokush mëkaton, e kemi Mbrojtësin te Ati – Jezu Krishtin, Të Drejtin.
2Ai është flia pajtuese për mëkatet tona, dhe jo vetëm për mëkatet tona, por edhe për të mbarë botës.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Me këtë gjë e dimë se e njohim, në qoftë se i mbajmë urdhërimet e tij.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kush thotë: »Unë e njoh Atë«, por nuk i mban urdhërimet e tij, është gënjeshtar dhe e vërteta nuk është në të.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ai që e mban fjalën e tij, në të është vërtet dashuria e përsosur e Hyjit. Me këtë gjë e dimë se jemi në Të.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kush thotë se qëndron në Të i duhet të ecë udhës nëpër të cilën eci Ai.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Urdhri i ri
7Të dashurit e mi, nuk po ju shkruaj për një urdhër të ri, por për urdhrin e vjetër, që e patët që në fillim. Ky urdhër i vjetër është fjala që e dëgjuat.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Prapëseprapë ky, për të cilin po ju shkruaj, është urdhër i ri – vërtetohet në Të dhe në ju – pse errësira po kalon e drita, ajo e vërteta, po ndriçon.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kush thotë: »jam në dritë«, por e urren të vëllain, ai mbetet ende në errësirë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kush e do vëllain e vet, ai është vazhdimisht në dirtë, në të s’ka asgjë që ta bëjë të gabojë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kush e urren vëllain e vet, gjendet në errësirë dhe ecën në errësirë. Nuk di kah shkon, sepse terri ia ka verbuar sytë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Po ju shkruaj, fëmijëzit e mi: »Mëkatet tuaja janë falur në fuqi të Emrit të tij!«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Po ju shkruaj, o etër: »E njohët Atë që është prej fillimit!« Po ju shkruaj, o të rinj: »E mundët Djallin!«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ju shkrova, o fëmijëz: »E njohët Atin«, Ju shkrova, o etër: »E njohët Atë që është prej fillimit«. Ju shkrova, o të rinj: »Jeni të fortë e fjala e Hyjit është në ju dhe e mundët Djallin«.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Mos e doni botën as gjërat që i përkasin botës. Nëse ndokush e do botën, në të nuk është dashuria e Atit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Sepse çdo gjë që është e botës: - lakmia e mishit dhe e gjakut, lakmia e syve dhe krenaria e jetës – nuk është prej Atit, por vjen prej botës.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Bota kalon dhe lakmia e saj, kurse mbetet në amshim ai që kryen vullnetin e Hyjit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Antikrishti
18Fëmijëzit e mi, është ora e fundit! Dhe, siç keni dëgjuar, Antikrishti po vjen! Tashmë erdhën shumë antikrishta: këndej e dimë se është ora e fundit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Prej nesh dolën, por nuk ishin prej tanëve. Sepse, të kishin qenë prej tanëve, do të kishin qëndruar me ne, por duhej të shfaqej se jo të gjithë ishin tanët.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ju keni Shugurimin prej Shpirtit Shenjt e keni edhe dijen.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Nuk ju shkrova pse ju nuk e dinit të vërtetën, por pse e dinit dhe pse asnjë gënjeshtër nuk vjen prej së vërtetës.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kush është rrenacak në qoftë se nuk është ai që pohon se Jezusi nuk është Mesia? Antikrishti është ai, që mohon Atin e Birin.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Secili që mohon Birin nuk e ka as Atin. Kush pranon Birin, ka edhe Atin.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24E ju - çka dëgjuat që prej fillimit, ajo edhe le të mbetet në ju. E nëse do të mbetet në ju çka dëgjuat që prejfillimit, edhe ju do të mbeteni në Birin dhe në Atin.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Dhe ky është premtimi që Ai na e bëri: jeta e pasosur.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Kaq ju shkrova lidhur me ata që kërkojnë t’iu gënjejnë.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27E ju – Shugurimi që keni marrë prej tij, qëndron në ju dhe nuk keni nevojë t’iu mësojë kush, por çdo gjë ju mëson Shugurimi i tij – është e vërtetë dhe nuk është gënjeshtër – dhe, siç ju ka mësuar, qëndroni në Të.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fëmijëzit e Hyjit
28Tani, fëmijëzit e mi, qëndroni në Të që të jemi plot shpresë kur të shfaqet dhe të mos turpërohemi para tij në Ditën e Ardhjes së tij.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Nëse e dini se Ai është i drejtë e dini edhe se çdonjëri që e zbaton drejtësinë është i lindur prej tij.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.