1Shikoni ç’dashuri të madhe na dhuroi Ati sa që quhemi bijtë e Hyjit edhe jemi! Bota nuk na njeh sepse nuk e njeh Atë.
2Të dashur, tani jemi fëmijët e Hyjit, por çka do të jemi ende nuk u zbulua. Kaq dimë: kur të shfaqet do të bëhemi të ngjashëm me Të, sepse do ta shohim ashut siç është.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kush e ka këtë shpresë në Të, bëhet i pastër siç është Ai i pastër.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kush bën mëkat, shkel Ligjin, sepse mëkati është shkelja e Ligjit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Dhe e dini: Jezusi u shfaq për të hequr mëkatet, e mëkat në Të nuk ka.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kushdo qëndron në Të, nuk mëkaton. Kushdo mëkaton, nuk e pa as nuk e njohu Atë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Fëmijëzit e mi, të mos ju gënjejë askush! Kush ushtron drejtësinë, është i drejtë, sikurse edhe Ai është i drejtë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kush bën mëkat, është prej djallit, sepse djalli mëkaton që prejfillimit. Prandaj edhe u shfaq Biri i Hyjit që t’i zhdukë veprat e djallit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kushdo është i lindur prej Hyjit, nuk bën mëkat, sepse fara e Atij mbetet në të dhe nuk mund të mëkatojë sepse është i lindur prej Hyjit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Prej kësaj dallohen bijtë e Hyjit prej bijve të djallit: kush nuk ushtron drejtësinë dhe kush nuk e do vëllain, nuk është prej Hyjit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dashuria vëllazërore
11Sepse kjo është shpallja që e dëgjuat që në fillim: që ta duam njëri-tjetrin!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Jo, si Kaini që ishte prej Djallit dhe e vrau të vëllanë. E pse e vrau? Pse veprat i kishte të këqija, kurse ato të të vëllait ishin të drejta.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13(Dhe) Mos u çuditni, vëllezër, nëse ju urren bota!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ne e dimë se kemi kaluar prej vdekjes në jetë, për arsye se i duam vëllezërit. Kush nuk ka dashuri, mbetet në vdekje.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kushdo e urren të vëllanë, është vrastar. Dhe mirë e dini se asnjë vrastar nuk e ka në vetvete jetën e pasosur.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Me këtë gjë e njohëm dashurinë: Jezusi e dhuroi jetën e vet për ne. Edhe ne e kemi për detyrë ta japim jetën tonë për vëllezër.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kush i ka të mirat e kësaj bote dhe e sheh vëllain e vet në ngushticë dhe e mbyll zemrën e vet para tij – në ç’mënyrë dashuria e Hyjit qëndron në të?
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Fëmijëzit e mi, mos të duam me fjalë e me gjuhë, por me vepra e në të vërtetë!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shpresën ta kemi në Hyjin
19(Dhe) Me këtë gjë e dimë a jemi prej së vërtetës. Dhe do ta qetësojmë zemrën tonë para Tij
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20në qoftë se ajo na qorton për ndonjë gjë. Sepse Hyji është më i madh se zemra jonë dhe njeh gjithçka.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Fort të dashur! Nëse zemra nuk na padit, mund të shkojmë me guxim te Hyji
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22dhe çkado që kërkojmë, prej Tij e marrim, sepse i mbajmë urdhërimet e tij dhe bëjmë çka Atij i pëlqen.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Ky është urdhri i tij: që të besojmë në Emrin e Birit të tij – në Jezu Krishtin dhe ta duam njëri-tjetrin, si Ai na urdhëroi.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Kush i mban urdhërimet e tij, mbetet në Hyjin dhe Hyji në të. Me këtë e dimë se Ai mbetet në ne: me anë të Shpirtit që na e ka dhënë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.