Shpirti i Hyjit dhe shpirti i Antikrishtit
1Të dashurit e mi! Mos i besoni çdo shpirti, por vërini në provë shpirtrat për t’i vërtetuar a janë të Hyjit, sepse shumë profetë të rrejshëm janë shpërndarë nëpër botë.
2Me këtë mund ta njihni shpirtitn që vjen prej Hyjit: çdo shpirt që dëshmon se Jezu Krishti ka ardhur në trup, është prej Hyjit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kurse çdo shpirt që nuk e dëshmon Jezusin të tillë, nuk është prej Hyjit: është prej Antikrishtit, për të cilin keni dëgjuar se vjen e tani edhe është në botë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ju, o fëmijëzit e mi, jeni prej Hyjit dhe i keni mundur ata, sepse është më i fortë Ai që është në ju se ai që është në botë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ata janë nga bota prandaj edhe flasin me gjuhën e botës, dhe bota i dëgjon.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ne jemi prej Hyjit. Kush e njeh Hyjin, ai na dëgjon, kush nuk është prej Hyjit, ai nuk na dëgjon. Me këtë gjë e dallojmë shpirtin e së vërtetës prej shpirtit të gabimit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Hyji është dashuri
7Të dashur, ta duam njëri-tjetrin, sepse dashuria vjen nga Hyji, dhe, secili që ka dashuri, ka lindur prej Hyjit dhe Hyjin e njeh.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kush nuk ka dashuri, nuk e ka njohur Hyjin, sepse Hyji është dashuri.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ja si u dëftua dashuria e Hyjit në ne: Hyji dërgoi në botë një të Vetmin Birin e vet që ne të jetojmë në saje të tij.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Dashuria përmbahet në këtë: Jo se ne e kemi dashur Hyjin, por – Ai na ka dashur ne dhe e ka dërguar Birin e vet si fli pajtuese për mëkatet tona.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Të dashur, në qoftë se Hyji na ka dashur ashtu, edhe neve na duhet ta duam njëri-tjetrin.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Hyjin askurrë askush nuk e pa. Nëse e duam njëri-tjetrin, Hyji mbetet në ne dhe dashuria e tij në ne është e përkryer.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Me këtë gjë e dimë se mbetemi në Të edhe Ai në ne: na e ka dhuruar Shpirtin e vet.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ne pamë dhe dëshmojmë se Ati e dërgoi Birin për Shëlbues të botës.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kush dëshmon se Jezusi është Biri i Hyjit, Hyji mbetet në të edhe ai në Hyjin.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ne e njohëm dashurinë që Hyji ka kundrejt nesh dhe i besuam asaj. Hyji është Dashuri, dhe, kush mbetet në dashuri, mbetet në Hyjin dhe Hyji mbetet në të.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Në këtë përmbahet përsosmëria e dashurisë ndaj nesh: kemi sigurinë e plotë për Ditën e Gjyqit, sepse, siç është Ai, jemi edhe ne në këtë botë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Frikë në dashuri nuk ka, sepse dashuria e përsosur e përjashton frikën, pse frika nënkupton ndëshkimin. Pra, ai që trembet, nuk është i përsosur në dashuri.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ne duam sepse Ai na deshi më parë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Nëse ndokush thotë: »E dua Hyjin«, e këndej e urren vëllain e vet, është gënjeshtar. Sepse kush nuk e do vëllain e vet që e sheh, Hyjin që nuk e sheh, s’mund ta dojë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Prej tij e kemi edhe këtë urdhër: Kush e do Hyjin, duhet ta dojë edhe vëllain e vet.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.