Feja ngadhënjen mbi botën
1Kushdo beson se Jezusi është Mesia, është i lindur prej Hyjit. Kushdo e do prindin, do edhe të lindurin prej tij.
2Me këtë gjë e dimë se i duam fëmijët e Hyjit: nëse e duam Hyjin dhe i mbajmë urdhërimet e tij.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Dashuria ndaj Hyjit është kjo: që ne t’i zbatojmë urdhërimet e Hyjit. Urdhërimet e tij nuk janë të rënda.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Sepse, gjithçka lind prej Hyjit ngadhënjen mbi botën. Dhe kjo është fitorja që e mundi botën: feja jonë!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kush është ai që e mund botën në mos qoftë ai që beson se Jezusi është Biri i Hyjit?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dëshmia lidhur me Birin
6Ky është ai që erdhi nëpër ujë e nëpër gjak: Jezu Krishti. Jo vetëm me ujë, por me ujë e me gjak. Dëshmitari i kësaj gjëje është Shpirti Shenjt, sepse Shpirti Shenjt është e vërteta.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kështu, tre janë ata që dëshmojnë:
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Shpirti Shenjt, uji dhe gjaku. Këta të tre bëjnë një dëshmi të vetme.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Nëse ne pranojmë dëshminë e njerëzve, dëshmia e Hyjit është më e madhe. E dëshmia e Hyjit është kjo, me të cilën dëshmoi për Birin e vet:
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10kush beson në Birin e Hyjit e ka dëshminë në vetvete. Kush nuk i beson Hyjit, e ka bërë Atë gënjeshtar, sepse nuk i ka besuar dëshmisë, me të cilën Hyji i bëri dëshmi Birit të vet.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Dhe kjo është dëshmia: Hyji na e dha jetën e pasosur, e kjo jetë është në Birin e tij.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kush e ka Birin, ka jetën, kush nuk e ka Birin e Hyjit, nuk e ka jetën.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Njohja e jetës së amshuar
13Kaq ju shkrova juve që besoni në Emrin e Birit të Hyjit, që ta dini se e keni jetën e pasosur.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Dhe kjo është siguria që kemi te Ai: nëse kërkojmë gjë sipas vullnetit të tij, Ai na e plotëson lutjen.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Duke e ditur se na e plotëson lutjen për gjithçka kërkojmë, atëherë e dimë se i kemi ato që i kërkuam prej tij, tamam sikur t’i kishim në dorë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Nëse ndokush e sheh vëllain e vet se bën mëkat që nuk çon në vdekje, le të lutet dhe Hyjit do t’ia japë jetën – atyre që bëjnë mëkatin që nuk çon në vdekje -. Ka mëkat që çon në vdekje: për të nuk po them të lutet.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Çdo padrejtësi është mëkat. Ka edhe mëkat që nuk çon në vdekje.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18E dimë: kushdo është i lindur prej Hyjit nuk mëkaton: I Linduri prej Hyjit e ruan e Djalli nuk guxon ta prekë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19E dimë: ne jemi prej Hyjit kurse mbarë bota është nën pushtetin e Djallit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Dimë edhe: Biri i Hyjit erdhi dhe na e dha dijen që ta njohim të Vërtetin. E ne jemi në të Vërtetin, në Birin e tij, Jezu Krishtin. Ky është Hyji i vërtetë edhe Jeta e pasosur.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Fëmijëzit e mi, ruajeni veten prej idhujve!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.