Përshëndetja
11Udhëheqësi, Zonjës së zgjedhur dhe fëmijëve të saj, të cilët unë i dua në të Vërtetën, dhe jo vetëm unë, por edhe të gjithë ata që e njohin të Vërtetën,
2– për arsye të së Vërtetës që është vazhdimisht në ne dhe do të jetë me ne në amshim:
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Qoftë me ne hiri, mëshira dhe paqja, që na vijnë prej Hyjit Atë, dhe prej Jezu Krishti, Birit të Atit, në të vërtetë e në dashuri.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Qëndresa dhe dashuria
4U gëzova pa masë pse ndër fëmijët e tu gjeta disa që ecin udhës së të vërtetës, sipas urdhrit që morëm prej Atit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Tani, po të bëj lutje, o Zonjë – jo sikurse të shkruaja një urdhër të ri, por atë që e patëm që prejfillimit – ta duam njëri-tjetrin!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Dhe ja, çka është dashuria: të ecim urdhërimeve të tij! Ky është urdhri që e dëgjuat që prejfillimit: që të jetoni në të!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Sepse shumë ngashnjyes morën dheun: këta nuk pranojnë se Jezu Krishti është bërë njeri i vërtetë. Kush mëson kështu është gënjyes, Antikrisht!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kini kujdes vetveten që të mos humbisni çka keni fituar, por ta merrni shpërblimin e plotë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kush kalon përtej dhe nuk qëndron në mësimin e Krishtit, nuk ka Hyj. Kush qëndron në mësim, ka edhe Atin edhe Birin.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Nëse ndokush vjen te ju dhe nuk sjell me vete këtë mësim, mos e pranoni në shtëpi dhe mos e përshëndetni.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Sepse, kush e përshëndet, bëhet pjesëtar i veprave të tij të këqija.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përshëndetjet përfunduese
12Edhe pse kam shumë për t’iu shkruar, s’desha ta bëj këtë me letër e me ngjyrë, sepse shpresoj se do të vij te ju dhe do të flas gojarisht që gëzimi ynë të jetë i plotë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Të bëjnë të fala bijtë e Motrës sate të zgjedhur.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.