Të gjithë kapitujt

1 e Pjetrit · Kapitulli 2

Guri i gjallë dhe populli i shenjtë, Jeta e shërbëtorëve të Hyjit, etj.

25 vargje

Guri i gjallë dhe populli i shenjtë

1Flakni, pra, larg jush, çdo lloj të keqeje, çdo tradhti dhe hipokrizi, smirë dhe shpifje!

2Porsi foshnjat sapo të lindura dëshironi qumështin shpirtëror të pastër, që me anë të tij të rriteni në shëlbim

3në qoftë se vërtet »e keni sprovuar se Zoti është i mirë«.

4Afrohuni Atij - Gurit të gjallë, njëmend të përbuzur prej njerëzve, por të zgjedhur dhe të çmueshëm para Hyjit,

5që edhe ju, si gurë të gjallë, të ndërtoheni Shtëpi shpirtërore, për të qenë meshtari e shenjtë për të kushtuar fli shpirtërore, që i pëlqejnë Hyjit nëpër Jezu Krishtin.

6Këndej thuhet në Shkrimin shenjtë: »Ja, po vë në Sion një gur këndi, të zgjedhur, të çmueshëm: kush beson në Të, jo, nuk do të mbetet i turpëruar!«

7Pra, për ju që besoni - nder; kurse për ata që nuk besojnë guri që përbuzën ndërtuesit, dhe Ai u bë gur i këndit«.

8E: »Gur në të cilin zihet në thua, buzë shkëmbi nga thyhet qafa«. Ata zënë në thua sepse nuk e dëgjojnë predikimin e Ungjillit, për çka edhe janë të caktuar.

9Porse ju jeni: »Fis i zgjedhur, meshtari mbretërore, komb i shenjtë, popull të cilin Hyji e fitoi për vete, për ti shpallur veprat e madhërueshme të Atij që ju thirri nga errësira në dritën e vet të mrekullueshme.

10Ju që dikur nuk ishit Popull e tani jeni Popull i Hyjit, ju që dikur ishit të përjashtuar nga mëshira, e që tani e keni fituar mëshirën.

Jeta e shërbëtorëve të Hyjit

11Fort të dashur, ju lutem që, si të huaj dhe si shtegtarë tu ruheni lakmimeve të mishit dhe të gjakut, të cilat bëjnë luftë kundër shpirtit.

12Sjellja juaj mes paganëve të jetë shembullore që, pikërisht për ato gjëra në të cilat ju shpifen si të ishit keqbërës, kur ti shohin veprat tuaja të mira, ti japin lavdi Hyjit në Ditën e Ardhjes së tij.

13Nënshtrohuni çdo pushteti njerëzor për arsye të Zotit: qoftë mbretit - porsi sundimtarit më të epërm -

14qoftë edhe qeveritarëve, si të dërguarve të tij për të ndëshkuar keqbërësit e për të lavdëruar ata që bëjnë mirë.

15Sepse ky është vullneti i Hyjit: duke bërë mirë t’ia mbyllni gojën padijes së njerëzve të pamendë.

16Porsi njerëz të lirë - por jo si ata që lirinë e kanë si mbulesë të veprave të këqija, por si shërbëtorë të Hyjit -

17nderojeni çdokënd, duajeni vëllazërinë, duajeni Hyjin, nderojeni mbretin!

Shembulli i Krishtit pësues

18Shërbëtorë, nënshtrohuni me plot frikë zotërinjve tuaj, jo vetëm të mirëve e të butëve, por edhe të mbrapshtëve.

19Sepse vërtet është hir, kur ndokush për shkak të ndërgjegjes - për dashuri të Hyjit pëson vështirësi duke vuajtur padrejtësisht.

20Por, çfarë lumturie veç, në qoftë se të ndëshkuar pse mëkatuat, jeni të durueshëm? Porse, është krejtësisht ndryshe, nëse, duke bërë mirë pësoni dhe me duresë i mbartni të vështirat: kjo është hir para Hyjit.

21Përnjëmend për këtë edhe qetë thirrur; sepse edhe Krishti pësoi për ju duke ju lënë shembullin që edhe ju ti ndiqni gjurmët e tij:

22Ai që mëkat nuk bëri dhe në buzët e tij nuk u gjet gënjim,

23Ai që i fyer, nuk hakmerrej me fyerje dhe, i salvuar, nuk kërcënohej, por ia linte çështjen e vet Atij që gjykon me drejtësi.

24Ai në trupin e vet i mori mbi drurin e kryqit mëkatet tona, që, të vdekur për mëkate, të jetojmë për drejtësi: me plagat e të cilit jeni shëruar.

25Ishit po, si delet e humbura, por tani u kthyet te Bariu e Rojësi i shpritrave tuaj.