Të gjithë kapitujt

1 i Kronikave · Kapitulli 11

II.DAVIDI, THEMELUESI I KULTIT TË TEMPULLIT, 1. Mbretëria e Davidit, etj.

47 vargje

II.DAVIDI, THEMELUESI I KULTIT TË TEMPULLIT

1. Mbretëria e Davidit

Davidi shugurohet mbret i Izraelit

1Mbarë Izraeli u mblodh te Davidi në Hebron. I thanë: »Jemi ashti dhe mishi yt!

2Edhe më parë, kur ende mbretëronte Sauli, ishe ti ai që i drejtonte të gjitha lëvizjet e Izraelit. Sepse ty të tha Zoti, Hyji yt: ‘Ti do ta kullotësh Izraelin, popullin tim, dhe ti do të jesh krye mbi ta.’«

3Erdhën, pra, të gjithë të parët e Izraelit te mbreti në Hebron, dhe aty Davidi bëri besëlidhje me ta në praninë e Zotit. E shuguruan Davidin mbret mbi Izraelin sipas fjalës së Zotit që e kishte folur me gojën e Samuelit.

Pushtimi i Jerusalemit

4Davidi atëherë u nis bashkë me mbarë Izraelin drejt Jerusalemit, që është Jebusi, në të cilin atëherë banonin jebusenjtë.

5Banuesit e Jebusit i çuan fjalë Davidit: »Ti s’do të hysh këtu!« Por Davidi e pushtoi qytezën Sion, d.t.th. qytetin e Davidit.

6Davidi tha: »I pari që ta vrasë një jebusé do të bëhet prijës e kapiten.« I pari u ngjit Joabi, biri i Sarvisë, dhe u bë prijës.

7Atëherë Davidi nguli banesën në qytezë dhe për këtë arsye e quajti Qytet i Davidit.

8E forcoi qytetin gjithkund përreth prej Melos gjithkund rreth e rreth, kurse Joabi i përmirësoi pjesët e tjera të qytetit.

9Davidi sa vinte e po rritej dhe Zoti i Ushtrive ishte me të.

Trimat e Davidit

10Këta janë trimat e trimave të Davidit të cilët, i ndihmuan atij që të bëhej mbret mbi mbarë Izraelin sipas fjalës së Zotit që ia kishte thënë Izraelit.

11Ja, lista e trimave të Davidit: Jesbaami, biri i Hakamonit, djalë i Hakamonajve, prijës ndër të Tridhjetët: ky e lartësoi heshtën e vet mbi treqind vetë dhe i vrau njëheri.

12Pas tij Eleazari, biri i Dodos, Ahohitaj, që ishte njëri ndër Tre trimat,

13Ky qe me Davidin në Afesdomim, kur filistenjtë u bashkuan për luftë në atë vend. Aty ishte një fushë plot me elb. Ushtria iku para filistenjve.

14Ky qëndroi midis fushës dhe e mbrojti atë. I vrau filistenjtë dhe Zoti shënoi aty një fitore të madhërishme.

15Tre prej të Tridhjetë prijësve zbritën një herë në qetën ku ishte Davidi, në shpellën Odolam, atëherë kur filistenjtë ishin fushuar në Rafaim.

16Aso here Davidi ndodhej në fortesë, kurse posta e filistenjve ishte në Betlehem.

17Atëherë Davidi ofshani dhe tha: »Oh, sikur të më jepte kush ujë prej ublës së Betlehemit, që është te dera e qytetit.«

18Andaj këta të tre, kaluan përmes fushimeve të filistenjve dhe nxorën ujë prej ublës së Betlehemit, prej asaj që është te dera, dhe ia sollën Davidit të pijë. Por Davidi nuk deshi ta pijë; por e derdhi fli njomjeje për nder të Zotit

19dhe tha: »Mos e thëntë Hyji im ta bëj këtë! Ta pi gjakun e këtyre trimave, që me krye në gërshërë për jetën e tyre ma sollën ujët!« Për këtë arsye s’deshi ta pijë. Këtë trimëri e bënë këta tre trima të mëdhenj.

20Po edhe Abisaji, vëllai i Joabit. Ishte kryetar i të tridhjetëve edhe ai e lartësoi heshtën e vet kundër treqind vetëve, dhe i vrau. Emërohej ndër Tre

21dhe ngallinte ndër të tridhjetët me nder të dyfishtë dhe ishte i pari i tyre. Porse, prapëseprapë nuk arriti te të Tretë.

22Banaja, biri i Jojadit, trim mbi trima, që bëri shumë vepra trimërie. Ishte prej Kabseelit. Ky i vrau dy trimat e Moabit dhe ky qe ai që zbriti dhe e vrau luanin në mes të shpellës në kohën e borës.

23Po ky e vrau edhe atë egjiptianin, trupi i të cilit ishte pesë kute i lartë dhe e kishte shkopin e heshtës porsi shul tezjahu. Ky iu afrua me thupër, ia mori prej dorës heshtën dhe e vrau me heshtën e tij.

24Këto i bëri Banaja, biri i Jojadës dhe numërohej ndër Tre trimat e fortë,

25i pari ndër të tridhjetët. Porse, prapëseprapë nuk arriti ndër të Tretët. Davidi e emëroi atë për kryetar të rojës së vet trupore.

26Dhe ja trimat në ushtri: Asaeli, vëllai i Joabit, Elkanani, biri i Dodos, nga Betlehemi,

27Samot Haroditi, Elika Haroditi Heles Faloniti,

28Ira, biri i Akcesit Tekui, Abiezeri Anatoti,

29Sobokaji Husati, Ilaji Ahohi,

30Maharaji Netofatit, Heledi, biri i Baanës Netofatit,

31Itaji, biri i Ribajit, nga Gabaa e bijve të Beniaminit, Banaja Faratonit,

32Huraji nga përrenjtë e Gaasit, Abieli Arbataj,

33Azmoti Bahurimaj, Eliaba Saalbonaj,

34Azemi Gezonaj, Joatani, biri i Sageut Araraj,

35Abiami, biri i Saharit Araraj, Elifali, biri i Urit,

36Heferi Mekerataj, Ahia Felonaj,

37Hesroja Karmelaj, Naaraji, biri i Azbajit,

38Joeli, vëllai i Natanit, Mibahari, biri i Agarajit,

39Seleku Amonaj, Naaraji Berotaj, armëmbartësi i Joabit, birit të Sarvisë,

40Ira Jetreaj, Garebi Jetreaj,

41Uria Heteaj, Zabadi, biri i Oholiut,

42Adina, biri i Sizës Rubenaj, prijës i Rubenajve dhe me të tridhjetë vetë tjerë,

43Hanani, biri i Maakës, Jozafati Matanaj,

44Ozia Astarotaj, Sama e Jahieli, bijtë e Hotamit Aroeraj,

45Jediheli, biri i Samriut dhe Joha, vëllai i tij, Tosataj,

46Elieli Mahumaj e Jeribaji dhe Josaja, bijtë e Elnaemit, e Jetma Moabaj,

47Elieli, Obedi dhe Jasieli nga Soba.