Të gjithë kapitujt

1 i Kronikave · Kapitulli 12

Aleatët e parë të Davidit, Davidi i pranoi dhe i bëri krerë togash., etj.

41 vargje

Aleatët e parë të Davidit

1Edhe këta erdhën te Davidi në Siceleg kur ende ikte prej Saulit, birit të Cisit. Ishin trima të fortë dhe luftëtarë të zgjedhur,

2mjeshtra të harkut dhe me të dy duart mund të qitnin gurë dhe të drejtonin shigjeta. Prej vëllezërve të Saulit, prej Benjaminajve:

3Prijësi Ahiezeri dhe Joasi, bijtë e Samasë Gabaanaj, Jazieli e Faleti, bijtë e Azmotit, Baraha e Jehui Anatotaj,

4Samajasi Gabaonaj, trim i fortë ndër të Tridhjetët dhe në krye të të Tridhjetëve.

5Jeremia, Jehezieli, Johanani dhe Jozabadi Gaderonaj,

6Eluzaji, Jerimuthi, Baalia, Samaria e Safatia Harufaj,

7Elkana, Jesia, Azareeli, Joezeri, Jesbaami nga Karehimi,

8Joela dhe Zabadia, bijtë e Jerohamit nga Gedori.

9Po ashtu edhe prej Gadit kaluan në anë të Davidit, kur po fshihej në shkretëtirë, disa burra të fortë dhe luftëtarë të përmendur që mbanin shqyt e heshtë. Për kah duka ishin si luan e për kah shpejtësia si dhitë e egra të bjeshkëve.

10Ezeri, prijës, Obdia, i dyti, Eliabi, i treti,

11Masmana i katërti, Jeremia, i pesti,

12Etthiu, i gjashti, Elieli, i shtati,

13Johanani, i teti, Elzebadi, i nënti,

14Jeremia, i dhjeti, Makbanaji, i njëmbëdhjeti.

15Këta ishin prej bijve të Gadit, prijës ushtarakë: më i vogli ngadhënjente mbi njëqind e më i madhi mbi një mijë.

16Këta janë ata që e kaluan Jordanin në muajin e parë, kur e kishte zakon të vërshonte mbi brigjet e veta, dhe i dëbuan të gjithë banuesit e luginave në lindje e në perëndim.

17Erdhën edhe prej djemve të Beniaminit e të Judës në qytezën ku qëndronte Davidi.

18Davidi u doli përpara dhe u tha: »Nëse vini tek unë me qëllime paqësore për të më ndihmuar, jam gati të bashkohem me ju; por, nëse vini për të më tradhtuar e për të më vënë pritë në vend të kundërshtarëve të mi, pasi unë jam i pafajshëm, paftë Hyji i etërve tanë e gjykoftë!«

19Atëherë Shpirti i frymëzoi Amasajin prijësin ndër të Tridhjetëve, e tha: »Të tutë jemi, o David, e me ty, o biri i Isait! Paqja, paqja me ty e paqja me ndihmësit e tu: sepse ty të ndihmon Hyji yt!

Davidi i pranoi dhe i bëri krerë togash.

20Në anën e Davidit kaluan edhe disa prej fisit të Manaseut, kur Davidi po shkonte në luftë kundër Saulit me filistenj, por nuk luftoi bashkë me ta, sepse e kthyen prijësit e filistenjve pasi u këshilluan, me këto fjalë: »Në dëm të kokës sonë ky do të kthehet te zotnia i vet Sauli.«

21Kështu, kur u kthye në Siceleg, prej Manaseut tek ai kaluan: Ednasi, Jozabadi, Jediheli, Mikaeli, Jozabadi, Eliu e Salatiu që ishin prijës të mijërave të Manaseut.

22Këta iu bënë ndihmë Davidit kundër cubave. Njëmend të gjithë ishin burra të fortë dhe u bënë prijës në ushtri.

23Por edhe dita-ditës vinin tek Davidi për t’i ndihmuar derisa u bë në numër aq i madh gadi si ushtria e Hyjit.

Luftëtarët që e bënë mbret

24Ky është numri i prijësve të ushtrisë që erdhën te Davidi kur ishte në Hebron për t’ia kaluar atij mbretërinë e Saulit sipas urdhrit të Zotit:

25Prej bijve të Judës që mbanin shqyt e heshtë: gjashtë mijë e tetëqind të armatosur për luftë.

26Prej bijve të Simonit, shtatë mijë e njëqind burra të fortë për luftë.

27Prej bijve të Levit katër mijë e gjashtëqind;

28po kështu edhe prijësi Jojada, prej barkut të Aronit, e bashkë me të tri mijë e shtatëqind vetë.

29Gjithashtu edhe prijësi i ri Sadoku trim i trimave dhe familja e tij, njëzet e dy prijës.

30Prej fisit të Beniaminit, vëllezërve të Saulit, tri mijë; shumica e të cilëve deri atëherë kishte qenë në shërbim të shtëpisë së Saulit.

31Kurse prej bijve të Efraimit njëzet mijë e tetëqind, trima të fortë, njerëz të zgjedhur të familjes së tyre.

32Prej gjysmës së fisit të Manaseut, tetëmbëdhjetë mijë, të caktuar me emër, për ta shpallur mbret Davidin.

33Po ashtu edhe prej bijve të Isaharit, njerëz të ditur, që ishin të aftë për ta njohur kohën e për të mësuar se çfarë duhej të bënte Izraeli; dyqind prijës dhe të gjithë vëllezërit e tyre nën urdhrat e atyre.

34Kurse prej Zabulonit, të aftë për luftë dhe të armatosur me të gjitha armët luftarake, erdhën pesëdhjetë mijë, për t’u bashkuar në ndihmë jo me zemër me zhibla.

35Prej Neftaliut një mijë prijës dhe bashkë me ta të armatosur me shqyta e me heshta tridhjetë e shtatë mijë luftëtarë.

36Prej Danit, të gatshëm për luftë, njëzet e tetë mijë e gjashtëqind.

37Kurse prej Aserit dyzet mijë të aftë për luftë e të gatshëm për luftim.

38Prej Transjordanit njëqind e njëzet mijë vetë, prej Rubenit, prej Gadit e prej gjysmës së fisit të Manaseut, burra të armatosur me çdo lloj armësh lufte.

39Të gjithë këta burra luftëtarë të aftë për të luftuar, me zemër të çiltër erdhën në Hebron për ta bërë Davidin mbret mbi mbarë Izraelin; por edhe të gjithë izraelitët e tjerë ishin të mendimit që Davidi të bëhej mbret.

40Qëndruan te Davidi tri ditë. Hëngrën e pinë sepse vëllezërit u kishin përgatitur gjithçka.

41Por edhe ata, fqinjët e tyre më të afërt, që ishin përreth, prej Isaharit, Zabulonit e Neftaliut, kishin sjellë ushqime në gomarë, deve, mushka dhe qe: miell, bukëfike, rrush të thatë, verë, vaj, bagëti të trasha e të imëta me shumicë, sepse ishte gëzim në Izrael.