Arka e Besëlidhjes bartet prej Kariatiarimit
1Davidi e mbajti një këshillim me mijëtarët, me urdhraqindës dhe me tërë parinë.
2Dhe i tha mbarë bashkësisë së Izraelit: »Nëse ju duket edhe juve dhe nëse Zoti, Hyji ynë e vendos ashtu siç po them unë, po u çojmë fjalë vëllezërve tanë të tjerë në mbarë krahinat e Izraelit si dhe priftërinjve dhe levitëve që banojnë në qytete e kullota të tyre, të bashkohen me ne,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3që ta sjellim Arkën e Hyjit tonë te ne: sepse nuk e kërkuam në kohën e Saulit.«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Mbarë populli përgjigji që të bëhej ashtu: e njëmend mbarë popullit i pëlqeu parashtrimi.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kështu, pra, Davidi e bashkoi mbarë Izraelin prej Sihorit të Egjiptit deri në hyrje të Ematit për ta sjellë Arkën e Hyjit nga Kariatiarimi.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Davidi shkoi me mbarë Izraelin në Baalë, në Kariatiarim, që është në Judë për ta marrë prej andej Arkën e Hyjit, të Zotit që rri mbi kerubinë, ku u thirr emri i tij.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7E ngarkuan Arkën e Hyjit mbi një qerre të re prej shtëpisë së Abinadabit. Oza e Ahioja e drejtonin qerren.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ndërsa Davidi dhe mbarë Izraeli vallëzonin sa mundnin para Hyjit me këngë, me citara, me cetra, me tupana, me cimbale dhe bori.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kur arritën te lëma e Kidonit, Oza e shtriu dorën e vet për ta mbajtur Arkën, sepse qetë përpak që nuk e kapërdinë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Atëherë Zoti u hidhërua kundër Ozës dhe e goditi pse e preku Arkën dhe vdiq po aty në praninë e Hyjit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Davidit i erdhi keq që Zoti e goditi ashtu Ozën dhe ai vend u quajt Faresoza (d.m.th. Plasja e Ozës) deri në ditën e sotme.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Davidin atëherë e kapi frika e Hyjit dhe tha: »Si do të mundem ta shtie Arkën e Hyjit tek unë?«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Dhe për këtë arsye nuk e çoi te vetja, d.m.th. në Qytetin e Davidit, por e ktheu në shtëpinë e Obededomit Geteaj.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Kështu, pra, Arka e Hyjit qëndroi në shtëpinë e Obededomit për tre muaj. Zoti e bekoi shtëpinë e tij dhe gjithçka kishte.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.