Davidi në Jerusalem. Pallati i tij dhe fëmijët e tij
1Hirami, mbreti i Tirit, dërgoi te Davidi lajmëtarë, lëndë cedri, muratorë e marangozë për t’ia ndërtuar shtëpinë.
2Atëherë Davidi e mori vesh se Zoti e kishte përforcuar si mbret mbi Izraelin dhe se e kishte lartësuar mbretërinë e tij prej dashurisë ndaj popullit të vet, Izraelit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Davidi në Jerusalem mori edhe gra të tjera dhe i lindën edhe tjerë bij e bija.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ja emrat e tyre që lindën në Jerusalem: Samuai, Sobabi, Natani, Salomoni,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Jebahari, Elisuai, Elifaleti,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Noga, Nafegu, Jafiai,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Elisama, Baaliada dhe Elifaleti.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fitorja mbi filistenj
8Kur filistenjtë e morën vesh se Davidi kishte qenë shuguruar mbret mbi mbarë Izraelin, u çuan të gjithë kundër tij për ta zënë. Po edhe Davidi, kur e mori vesh, u doli përpara.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Filistenjtë kur erdhën u shpërndanë në luginën Rafaim.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Atëherë Davidi kërkoi këshillë prej Hyjit. Pyeti: »A të dal në luftë kundër filistenjve dhe a do të m’i lëshosh në dorë?« Zoti i përgjigji: »Bjeru e unë do t’i lëshoj në dorë.«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ata dolën në Baalfarasim. Aty Davidi i mundi dhe tha: »Hyji i përshkoi me dorën time armiqtë e mi siç përshkohen ujërat!« Andaj ai vend u quajt Baalfarasim (d.m.th. Zoti i përshkimeve).
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Filistenjtë i lanë aty zotat e tyre, të cilët Davidi dha urdhër të digjen.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Edhe një herë tjetër filistenjtë u sulën dhe u shpërndanë në luginë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Davidi përsëri e pyeti për këshillë Hyjin dhe Hyji i tha: »Mos i ndiq pas. Rrethoji e sulu kundër tyre ballë për ballë prej pas vidhave.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kur ta dëgjosh shushurritjen e atij që ecën majëve të lëndëve të vidhave, atëherë sulu në luftë: sepse Hyji ka dalë para teje, që t’i shpartallosh taborret e filistenjve.«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Davidi bëri si i kishte urdhëruar Hyji dhe i shpartalloi taborret e filistenjve prej Gabaonit deri në Gazer.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Dhe u përhap emri i Davidit në të gjitha krahinat e Zoti ua futi frikën e tij mbarë popujve.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.