2. Arka në qytetin e Davidit
Përgatitjet për bartjen
1Atëherë Davidi ndërtoi për vete shtëpi në Qytetin e Davidit, e bëri gati vendin e Arkës së Hyjit dhe e ngrehi për të tendën.
2Atëherë Davidi tha: »S’është e lejueshme për askënd që ta mbartin Arkën e Hyjit, përveç se për levitët, që i zgjodhi Zoti për ta bartur dhe për t’ia kryer atij shërbesën përgjithmonë.«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Atëherë Davidi e bashkoi në Jerusalem mbarë Izraelin për ta sjellë Arkën e Hyjit në vendin e saj që ia kishte bërë gati.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ai i bashkoi gjithashtu bijtë e Aronit dhe levitët.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Prej bijve të Kaatit: ishte Urieli prijës dhe njëqind e njëzet vëllezërit e tij.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Prej bijve të Merariut: Asaja prijës dhe dyqind e njëzet vëllezërit e tij.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Prej bijve të Gersonit: Joeli prijës dhe njëqind e tridhjetë vëllezërit e tij.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Prej bijve të Elisafanit: Semeja prijës dhe dyqind vëllezërit e tij.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Prej bijve të Hebronit: Elieli prijës dhe tetëdhjetë vëllezërit e tij.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Prej bijve të Ozielit: Aminadabi prijës dhe njëqind e dymbëdhjetë vëllezërit e tij.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Davidi i thirri edhe priftërinjtë Sadokun dhe Abiatarin dhe levitët Urielin, Asajamin, Joelin, Semejën, Elielin e Aminadabin
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12dhe u tha: »Ju që jeni prijësit e familjeve të levitëve shenjtërohuni me vëllezërit tuaj dhe silleni Arkën e Zotit, Hyjit të Izraelit në vendin që e kam bërë gati.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Për shkak se ju nuk qetë pranë herën tjetër, Zoti, Hyji ynë, na shitoi; nuk i ishim drejtuar Atij ashtu siç e kërkojnë rregullat.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Priftërinjtë dhe levitët u shenjtëruan për ta mbartur Arkën e Zotit, Hyjit të Izraelit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Bijtë e Levit e morën Arkën e Hyjit, me shtatka në krah sipas urdhrit të Moisiut që e kishte marrë prej Zotit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Atëherë Davidi u tha prijësve të levitëve të caktojnë prej vëllezërve të vet këngëtarë me vegla muzikore përcjellëse, d.m.th. me harpa, me cetra dhe me cimbale që të jehojë thekshëm zëri i gëzimit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Atëherë levitët e caktuan Hemanin, birin e Joelit dhe, prej vëllezërve të tij, Asafin, birin e Barakisë. Prej bijve të Merariut, vëllait të tyre, Etanin, birin e Kasajës,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18dhe me ta vëllezërit e tyre të rendit të dytë, Zakarinë, Baniun, Jazielin, Semiramotin, Jahielin, Aniun, Eliabin, Banajën, Maasinë, Matatinë, Elifaluen, Maceninë, Obededomin e Jehielin dertarë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Kurse këngëtarët Hemanin, Asafin e Etanin i caktuan t’u bien tingëllueshëm cimbalëve të bronzëtë,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20ndërsa Zakaria, Ozieli, Semiramoti, Jahieli, Aniu, Eliabi, Maasaja e Banaja u binin harpave sipas »Virgjërave«.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kurse Matatia, Elifaliu, Macenia, Obededomi, Jehieli e Ozaziuji u binin cetrave në oktavë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kurse Konenia, prijësi i levitëve që bartnin Arkën, drejtonte bartjen, sepse ishte shumë i dijshëm.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Barakia dhe Elkana ishin dertarë tek Arka.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ndërsa Sebania, Jozafati, Natanaeli, Amasaji, Zakaria, Banaja dhe Eliezeri, priftërinj, u binin borive para Arkës së Hyjit; kurse dertarë para Arkës ishin Obededomi dhe Jehiai.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Sjellja e bartjes
25Kështu Davidi, paria e Izraelit dhe mijëtarët shkuan me hare për ta bartur Arkën e Besëlidhjes së Hyjit prej shtëpisë së Obededomit.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Kur Hyji u ndihmoi levitëve që po e mbartnin Arkën e Besëlidhjes së Zotit, qenë flijuar shtatë mëzetër e shtatë desh.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Davidi ishte mbështjellë me mantel prej pëlhure të hollë, po kështu edhe levitët që e mbartnin Arkën, këngëtarët dhe Konenia që e drejtonte bartjen e Arkës - kurse Davidi ishte i veshur edhe me shpinorin e lintë -
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28mbarë Izraeli e shpiente Arkën e Besëlidhjes së Zotit duke brohoritur plot gëzim me zëra brirësh, me bori, me cimbale ëmbëltingëlluese, me harpa e me cetra.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Kur Arka e Besëlidhjes së Zotit arriti në Qytetin e Davidit, Mikola, bija e Saulit, duke vërejtur prej dritares, e pa mbretin Davidin duke kërcyer e duke vallëzuar dhe e përbuzi në zemrën e vet.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.