1Në fillim të vitit të pastajmë, në kohën kur mbretërit e kanë doke të dalin në luftë, Joabi e mori pjesën më të fortë të ushtrisë dhe i ra ta shkretojë tokën e amonëve. Shkoi dhe e rrethoi Rabën. Davidi qëndronte në Jerusalem kur Joabi e goditi dhe e rrafshoi Rabën.
2Atëherë Davidi, mbretit të tyre Melkomit ia hoqi prej kokës kezën dhe e pa se ishte e rëndë një talent ari dhe në të ishte edhe një gur i paçmueshëm. Davidi e vuri në krye të vet. Mori edhe një pré tejet të madhe prej qytetit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Popullsinë e atij qyteti e nxori jashtë dhe i dënoi të punojnë me sharra, me capa e me sakica. Kështu ua bëri Davidi të gjitha qyteteve të bijve të Amonit. Atëherë u kthye me ushtrinë e vet në Jerusalem.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Luftërat kundër filistenjve
4Pas kësaj plasi lufta kundër filistenjve në Gazer, në të cilën Sobokaji nga Kusa e vrau Safajin prej fisit Rafaim dhe i nënshtroi.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5U bë edhe një luftë tjetër kundër filistenjve, në të cilën Elkanani, biri i Jairit, e vrau Lahmiun, vëllanë e Goliatit Geté, dorëza e heshtës së të cilit ishte porsi shuli i tezjahut.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Edhe një tjetër luftë ndodhi në Get, në të cilin ishte një njeri shumë truplartë dhe kishte nga gjashtë gishtrinj, d.m.th. të gjithë së bashku njëzet e katër. Edhe ky ishte prej fisit Rafa.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ky e shau Izraelin dhe prandaj e vrau Jonatani, biri i Samasë, vëllait të Davidit. Këta janë bijtë e Rafës në Get, që qenë vrarë prej dorës së Davidit e të shërbëtorëve të tij.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.