Të gjithë kapitujt

1 i Kronikave · Kapitulli 26

Derëtarët, Funksione të tjera të levitëve

32 vargje

Derëtarët

1Rendet e dertarëve ishin: Prej Koreajve: Meselemia, biri i Koreut, prej bijve të Abiasafit.

2Bijtë e Meselemisë: i parëlinduri Zakaria, i dyti Jadiheli, i treti Zabadia, i katërti Jatanaeli,

3i pesti Elami, i gjashti Johanani, i shtati Elioenaji.

4Bijtë e Obededomit: i parëlinduri Semeja, i dyti Jozabadi, i treti Joaha, i katërti Sahari, i pesti Natanaeli,

5i gjashti Amieli, i shtati Isahari, i teti Folati, sepse Hyji e kishte bekuar.

6Semejit, birit të tij, i lindën djem që ishin të parë të vëllazërinë e tyre, sepse ishin shumë burra të mirë.

7Bijtë e Semejit: Otniu, Rafaeli, Obedi, Elzabadi me vëllezërit e tyre Eliun dhe Samakinë - burra të fortë.

8Të gjithë këta prej bijve të Obededomit, këta dhe bijtë e vëllezërit e tyre, njerëz të aftë për të shërbyer: ishin gjashtëdhjetë e dy prej Obededomit.

9Kurse Meselemia kishte tetëmbëdhjet njerëz të vyer, djem e vëllezër.

10Bijtë e Hosës, prej Merariajve, ishin: Semriu, kryetar, edhe pse nuk kishte qenë i parëlindur, i ati i tij e vuri për kryetar -

11Helcia, i dyti, Tabelia, i treti, Zaharia i katërti: të gjithë këta bijtë e vëllezërit e Hosës trembëdhjetë.

12Këto ishin rendet e derëtarëve: sipas krerëve të meshkujve, kishin për të kryer shërbesa në Shtëpinë e Zotit, sikurse edhe vëllezërit e tyre.

13U qit, pra, shorti barazi si për të vegjël e të mëdhenj sipas familjeve e për çdo derë.

14Për krahun e lindjes shorti i ra Selemisë; kurse Zakarisë, birit të tij, që ishte këshilltar i dijshëm dhe shumë i mençur, shorti ia qiti pjesën veriore.

15Obededomit shorti i ra në krahun e jugut, kurse bijve të tij u ranë magazinat.

16Sefimit e Hosës u ra krahu i perëndimit pranë derës së Saleketit te rruga që qet në ngjitje. Roja ishte përbri rojës:

17në krahun e lindjes, ditën gjashtë vetë, në veri katër; në lindje katër ditën; te magazina dy nga dy.

18Për Parbarin, në krahun perëndimor, katër levitë në udhë e dy për Parbarin.

19Këto janë rendet e derëtarëve të bijve të Koreut e të Merariut.

Funksione të tjera të levitëve

20Kurse levitët, vëllezërit e tyre, kishin për detyrë mbikëqyrjen e vishtarëve të Tempullit të Hyjit dhe vishtarin e gjërave të shuguruara:

21Prej bijve të Ledanit Gersonaj, prijës të barqeve të Ledanit Gersonaj ishin Jahielajt.

22Bijtë e Jahielit, të Zatamit e të vëllezërve të tij Joelit, ishin mbikëqyrës të visareve të Shtëpisë së Zotit.

23Prej bijve të Amramit, të Isaharit, Hebronit e të Ozielit:

24Subaeli, biri i Gersamit, të birit të Moisiut, ishte mbikëqyrës mbi visaret.

25Vëllezërit e tij prej Eliezerit: Rahabia, djali i tij, Isaia, djali i tij, Jorami, djali i tij, Zekriu, djali i tij, Selemiti, djali i tij.

26Ky, Selemiti, dhe vëllezërit e tij, ishin mbikëqyrës të të gjithë vishtarëve të gjërave të kushtuara, që i kushtoi mbreti David, krerët e barqeve, mijëtarët, urdhërqindësit dhe prijësit e ushtrisë

27i kishin kushtuar prej presë së luftës për ta përforcuar e mbajtur Tempullin e Zotit.

28Po ashtu edhe gjithçka kishte kushtuar vëguesi Samuel, Sauli, biri i Cisit, Abneri, biri Nerit dhe Joabi, biri i Sarvisë: të gjitha dhuratat e shenjtëruara ishin nën kujdesin e Selemitit e të vëllezërve të tij.

29Prej bijve të Isaharit ishin Konenia dhe bijtë e tij të ngarkuar me punët publike të Izraelit: mbarështues të drejtësisë dhe mbikëqyrës.

30Kurse prej Hebronajve: Hasabia e vëllezërit e tij, një mijë e shtatëqind burra të vyer, sundonin me Izraelin përtej Jordanit në perëndim në çdo vepër të Zotit e në shërbim të mbretit.

31Prijësi i Hebronajve ishte Jeria, sipas vëllezërive dhe barqeve të tyre. Në vitin dyzet të mbretërimit të Davidit i regjistruan breznitë e familjeve dhe u gjetën burra të fortë në Jazer të Galaadit.

32Vëllezërit e tij, burra të vyer, ishin dy mijë e shtatëqind krerë familjesh; Mbreti David i vuri ata prijës mbi të gjitha punët hyjnore e mbretërore, mbi Rubenajt, Gadajt dhe mbi gjysmën e fisit të Manaseut.