Të gjithë kapitujt

1 i Kronikave · Kapitulli 27

Organizimi qytetar dhe ushtarak

34 vargje

Organizimi qytetar dhe ushtarak

1Bijtë e Izraelit sipas numrit të tyre: prijësit e vëllazërive, mijëtarët, urdhërqindësit, mbikëqyrësit që ishin në shërbim të mbretit e sipas rendeve të tyre, ku një rend hynte e tjetri dilte për çdo muaj të vitit. Çdo rend kishte nga njëzet e katër mijë vetë.

2Jesboami, biri i Zabdielit, ishte në krye të rendit të parë në muajin e parë. Nën urdhrin e tij ishin njëzet e katër mijë vetë.

3Ishte prej bijve të Faresit, prijësi i të gjithë prijësve të ushtrisë në muajin e parë.

4Dudi Ahohaj e mbante rendin e muajit të dytë. Nën urdhërin e tij ishin njëzet e katër mijë vetë.

5Prijësi i rendit të tretë në muajin e tretë ishte Banaja, biri i Jojadës prift dhe në rendin e tij ishin njëzet e katër mijë vetë.

6Ky është Banaja, ai trimi i trimave ndër të Tridhjetët e mbi të Tridhjetët. Në krye të rendit të tij ishte i biri Amizabadi.

7I katërti, në muajin e katërt, ishte Asaeli, vëllai i Joabit, dhe pas tij Zabadia, i biri. Edhe rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

8I pesti, në muajin e pestë, ishte prijës Samaot Zaraita. Turma e tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

9I gjashti, në muajin e gjashtë, ishte Hira, biri i Akcesit Tekuit. Në rendin e tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

10I shtati, në muajin e shtatë, ishte Heles Faloniti, prej bijve të Efraimit. Turma e tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

11I teti, në muajin e tetë, ishte Sobokaji Husataj, prej rodit të Zarës. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

12I nënti, në muajin e nëntë, Abiezer Anatotaj, prej fisit të Beniaminit. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

13I dhjeti, në muajin e dhjetë, Maraji Netofataj, prej rodit të Zarës. Turma e tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

14I njëmbëdhjeti, në muajin e njëmbëdhjetë, Banaja Faratonaj, prej bijve të Efraimit. Turma e tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

15I dymbëdhjeti, në muajin e dymbëdhjetë, Holdaji Netofataj, prej rodit të Otonielit. Turma e tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

16Kurse fiseve të Izraelit u ishin në krye: Rubenajve u ishte prijës Eliezeri, biri i Zekriut, Simonajve Safatia, biri i Maakës.

17Levitëve Hasabia, biri i Kamuelit. Aronajve Sadoku.

18Judës Eliu, prej vëllezërve të Davidit. Isaharit Amriu, biri i Mikaelit.

19Zabulonit, Jesmaia, biri i Abdisë. Neftaliut Jerimoti, biri i Ozrielit.

20Bijve të Efraimit Ozea, biri i Ozaziut. Gjysmës së fisit të Manaseut Joeli, biri i Fadajës.

21Gjysmës së fisit të Manaseut në Galaad Jadoja, biri i Zaharisë. Beniaminit Jasieli, biri i Abnerit.

22Danit Ezrieli, biri i Jerohamit. Këta ishin prijësit e fiseve të Izraelit.

23E Davidi nuk deshi t’i njehësojë ata që ishin të moshës njëzet vjeçare e poshtë, sepse Zoti kishte premtuar se do ta shtonte Izraelin porsi yjet e qiellit.

24Joabi, biri i Sarvisë, e kishte filluar regjistrimin, por nuk e çoi deri në fund, sepse për këtë Hidhërimi u zbraz mbi Izraelin. Për këtë arsye numri nuk qe shënuar në Librin e Analeve të mbretit David.

25Mbikëqyrës mbi pasurinë e mbretit ishte Azmoti, biri i Adielit. Mbi pronat që i kishte në krahinë, në qytete, në fshatra e në qyteza kryekujdestar ishte Jonatani, biri i Ozisë.

26Kryekujdestar mbi bujq që lëronin tokat ishte Ezriu, biri i Kelubit.

27Vreshtarëve Semejë Ramataj. Kujdestar i qilarëve të verës në vreshta ishte Zabdia Sefamataj.

28Kujdestar i ullishtave dhe i pronave me mana që ishin në Sefelë, ishte Balanami Gaderaj, kurse mbi depot e vajit Joasi.

29Kujdestar mbi gjedhin që kullotej në Saron ishte Setraji Saronaj ndërsa mbikëqyrës i lopëve që ishin në vërri ishte Safati, biri i Adliut.

30Kujdestar i gamileve ishte Ubili Ismahelaj mbikëqyrës gomaricave ishte Jadia Meronataj.

31Kujdestar i deleve Jazis Agareu: të gjithë këta ishin kujdestarët e të mirave që i përkisnin Davidit.

32Jonatani, ungji i Davidit, burrë i urtë dhe i ditur, ishte këshilltar, e bashkë me Jahielin Hakamonaj përkujdesohej për fëmijët e mbretit.

33Po edhe Akitofeli ishte këshilltar i mbretit e Kusaji Arahaj mik i mbretit.

34Pas Akitofelit, u bë këshilltar Jojada, biri i Banajës, dhe Abiatari. Prijësi i ushtrisë së mbretit ishte Joabi.