Përpjekja e Aleksandrit Balas. E vë Jonatanin kryeprift
1Në vitin njëqind e gjashtëdhjetë, Aleksandri Epifan, biri i Antiokut, erdhi dhe e pushtoi Ptolemaidën. E pranuan për mbret e nisi të mbretërojë aty.
2Mbreti Demetër, në këtë lajm, bashkoi një ushtri shumë të madhe e doli të ndeshet me të në luftë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Në anë tjetër Demetri i dërgoi Jonatanit një letër shumë paqëdashëse për t’i dhënë rëndësi.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Sepse mendonte: »Të shpejtojmë të bëjmë paqe me të, para se ai të bëjë paqe me Aleksandrin kundër nesh.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Jonatani do t’i kujtojë të gjitha të zezat që ia kemi bërë atij, vëllait të tij e popullit të tij.«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6I dha mandej pushtet të bashkojë ushtri, të punojë armë e të jetë besëlidhës i tij. Urdhëroi gjithashtu t’i dorëzohen pengjet që ishin në Qytezë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Jonatani erdhi në Jerusalem dhe e lexoi letrën para mbarë popullit e para atyre që ishin në Qytezë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Këta i kapi frikë e madhe kur dëgjuan se mbreti i kishte dhënë të drejtën të mbajë në këmbë ushtri.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Njerëzit që ishin në Qytezë ia dorëzuan Jonatanit pengjet. Ky ua ktheu prindërve të tyre.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Jonatani banoi në Jerusalem e filloi ta rindërtojë e ta përtërijë qytetin.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ndërtuesve u urdhëroi t’i ndërtojnë muret e për ta mbrojtur ta rrethojnë me mure me gurë të latuar Malin Sion. Ashtu edhe bënë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Të huajt që ishin në fortesa që i kishte pasë punuar Bakidi, ikën:
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13secili prej tyre e lëshoi detyrën e vet e shkoi në vend të vet.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Vetëm në Betzurë mbetën disa tradhtarë të Ligjit e të urdhërimeve: aty gjetën strehim.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Mbreti Aleksandër dëgjoi për premtimet që Demetri ia kishte dërguar Jonatanit. I kishin treguar edhe për luftëra e trimëri, me të cilat ishin dalluar ai e vëllezërit e tij, si edhe për mundime që u ishte dashur t’i sprovojnë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Mendoi: »A mund ta gjejmë, vallë, një burrë si ai? Ta bëjmë atë mikun e besëlidhësin tonë!«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ia shkroi dhe ia dërgoi një letër me këto fjalë:
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18»Mbreti Aleksandër të fala vëllait Jonatan.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Kemi dëgjuar për ty se je burrë i fuqishëm e i aftë të jesh, miku ynë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ne sot të bëmë kryepriftin e popullit tënd e mikun e mbretit - i dërgoi edhe petkun e purpurt e kezën e artë - që të jesh me ne e ta ruash miqësinë me ne.«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Jonatani u vesh me petkun e shenjtëruar në të shtatin muaj të vitit njëqind e gjashtëdhjetë në ditën e të kremtes së Tendave. Mandej bashkoi ushtrinë e mblodhi edhe shumë armë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Letra e Demetrit I Jonatanit
22Kur Demetri dëgjoi për këto ngjarje, u prish shumë e tha:
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23»Çka bëmë që e lejuam Aleksandrin t’i bëjë çifutët miq para nesh për t’u përforcuar?
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Do t’u shkruaj edhe unë fjalë grishjeje e do t’u parashtroj nder e dhurata me qëllim që të kalojnë në anën tonë.«
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Dhe u shkroi këto fjalë: »Mbreti Demetër të fala popullit të judenjve!
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Pasi e keni mbajtur me ne godin dhe e keni ruajtur miqësinë me ne e nuk kaluat kah armiqtë tanë: e morëm mirë vesh dhe u gëzuam.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Vazhdoni, pra, ta ruani besnikërinë tuaj ndaj neve e ne do t’ju shpërblejmë me dhurata për gjithçka që do të bëni për ne.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Do t’ju falim shumë pagesa e do t’ju japim shumë dhurata.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Që tash po ju fal e po i shkarkoj të gjithë judenjtë nga pagesat e nga të drejtat mbi kripë e nga kurorat.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Edhe të tretën e prodhimeve të arave edhe gjysmën e frutave të pemëve, që më takon t’i marr, që me sot e më tutje po ia fal dheut të Judës dhe tri krahinave që i janë mbështetur asaj - Samarisë e Galilesë - prej ditës së sotme e përgjithmonë.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Edhe Jerusalemi le të jetë i shenjtë dhe i lirë nga pagesat e të dhjetat me gjithë rrethin që i përket.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32I bie mohit edhe të drejtës mbi Qytezën e Jerusalemit e ia lë në dorë kryepriftit. Ai le t’i caktojë në të njerëzit që do t’i zgjedhë vetë për rojën e saj.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33I fal lirinë pa kurrfarë shpërblimi secilit judeas që ka qenë zënë rob nga dheu i Judës kudo të jetë në mbretërinë time. Vendos që të gjithë të jenë të liruar nga pagesat edhe për bagëti të tyre.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Kështu edhe të gjitha të kremtet, të shtunat, hëna e re, ditët e Ligjit, tri ditët para të kremtes e tri ditë pas të kremtes, le të jenë të gjitha për të gjithë judenjtë që janë në mbretërinë time, ditë paprekshmërie e faljeje.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Askush s’do të ketë të drejtë të kërkojë prej tyre ndonjë pagesë ose ta trazojë ndonjërin prej tyre për çfarëdo arsyeje.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Do të mund të merren në ushtrinë e mbretit deri në tridhjetë mijë judenj e do t’u jepet paga si të gjithë ushtarëve të mbretit.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Prej tyre do të caktohen asish që do të qëndrojnë në fortesat e mëdha të mbretit, disa prej tyre do të vihen në krye të punëve të mbretit që kërkojnë besim. Kryetarët dhe prijësit e tyre do të zgjidhen prej tyre e do të jetojnë sipas ligjeve të tyre, si e ka caktuar mbreti edhe për Judenë.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Tri krahinat që iu shtuan Judesë nga krahina e Samarisë, le t’i mbështeten Judesë e le të jenë të sajat, nën një sundimtar të vetëm dhe të mos i nënshtrohen asnjë pushteti tjetër përveç të kryepriftit.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Ptolemaidën me rrethinat që i përkasin, po ia jap dhuratë Shenjtërores së Jerusalemit, për shpenzime të domosdoshme të Shenjtërores.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Unë do të jap çdo vit pesëmbëdhjetë mijë sikla të argjendtë prej të ardhurave të mbretit të marra nga vendet që më përkasin.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Gjithashtu çka mbeti pa u dhënë prej zyrtarëve në vitet e kaluara, le të jepet për nevojat e Tempullit.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Përveç kësaj, edhe ato pesë mijë sikla të argjendtë, që i merrnin për çdo vit nga të ardhurat e Shenjtërores, edhe këto le të falen e le t’u jepën priftërinjve që kryejnë shërbesën.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Kushdo të strehohet në Tempullin e Jerusalemit ose në hijen e tij për shkak të borxheve ndaj mbretit ose për çdo shkak tjetër, le të jetë i lirë me gjithë pasurinë që ka në mbretërinë time.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Edhe për çka duhet të ndërtohet ose të ripërtëritet në Tempull, shpenzimet le të merren nga të ardhurat e mbretit.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Po ashtu edhe për rindërtimin e mureve të Jerusalemit edhe për fortifikimin përreth, shpenzimet le të jepen nga vishtari i mbretit si edhe për të ndërtuar mure në Jude.«
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jonatani s’i pranon ofertat e Demetrit. Vdekja e mbretit
46Kur Jonatani e populli i dëgjuan këto fjalë, nuk u zunë besë as s’i pranuan, sepse u ranë ndër mend të këqijat e mëdha që i kishte bërë mbi Izrael e sa mundime të mëdha u kishte shkaktuar.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Parapëlqyen Aleksandrin, sepse ai i pari u kishte drejtuar marrëveshje paqeje, prandaj qëndruan vazhdimisht në besëlidhje me të.
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48Atëherë mbreti Aleksandër bashkoi ushtri të madhe e u nis në luftë kundër Demetrit.
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49Dy mbretërit ranë në luftë. Ushtria e Aleksandrit u thye. Demetri iu vu në shpinë dhe e mundi.
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50Lufta u ndez flakë deri në perëndimin e diellit. Por, shi këtë ditë u vra Demetri.
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Aleksandri martohet me Kleopatrën. Jonatani strateg e qeveritar
51Atëherë Aleksandri dërgoi te Ptolemeu, mbreti i Egjiptit, kasnecë me këtë porosi:
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52»Pasi u ktheva në mbretërinë time, hipa në fronin e etërve të mi, e mora në dorë pushtetin, e asgjësova Demetrin, u bëra zoti i tokës sonë,
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
53nisa luftën me të, prej nesh u asgjësua ai edhe ushtria e tij, hipëm në selinë e mbretërisë së tij,
Vargu 53 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
54tash të lidhim ndërmjet nesh miqësi: ma jep vajzën tënde për grua e unë do të bëhem dhëndri yt e do të jap ty edhe asaj, dhurata të denja për ty.«
Vargu 54 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
55Mbreti Ptoleme i përgjigji kështu: »E bardhë dita, në të cilën u ktheve në tokën e etërve të tu e hipe në stolin e mbretërisë së tyre!
Vargu 55 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
56Unë do të bëj ashtu si kërkon në letër, por hiq e eja në Ptolemaidë që të shihemi e do të bëhem vjehri yt si kërkove.«
Vargu 56 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
57Ptolemeu me vajzën e vet Kleopatrën u nis nga Egjipti e erdhi në Ptolemaidë në vitin njëqind e gjashtëdhjetë e dy.
Vargu 57 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
58Mbreti Aleksandër i doli përpara në takim. Ai ia dha vajzën e vet Kleopatrën. Dasmën ia bëri në Ptolemaidë me madhëri të madhe siç u ka hije mbretërve.
Vargu 58 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
59Mbreti Aleksandër i shkroi Jonatanit të shkojë e të takohet me të.
Vargu 59 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
60Ky shkoi në Ptolemaidë madhërisht dhe u takua me të dy mbretërit. U dha shumë argjend, ar e dhurata dhe fitoi hir në sytë e tyre.
Vargu 60 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
61Por, disa izraelitë, njerëz të prishur, tradhtarë të Ligjit, u bashkuan kundër tij dhe e paditën. Por, mbreti s’u vuri veshin.
Vargu 61 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
62Atëherë mbreti dha urdhër t’i hiqen Jonatanit petkat e tija e ta veshin me petka të purpurta. Ashtu edhe u bë. Mbreti e uli të rrijë përngjat vetes
Vargu 62 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
63e u urdhëroi princave të vet: »Dilni me të nëpër qytet e shpallni që askush të mos guxojë të qesë padi kundër tij për asnjë send e askush të mos guxojë ta trazojë për asgjë!«
Vargu 63 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
64Kur ata që e paditnin panë nderin që po i jepej me shpallje të zëdhënësve dhe të veshur me purpur, ikën të gjithë.
Vargu 64 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
65Mbreti i dha nder të madh, e shkroi ndër miqtë e vet të parë, e bëri udhëheqës të ushtrisë e qeveritar të krahinës.
Vargu 65 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
66Kështu Jonatani u kthye në Jerusalem në paqe e gëzim.
Vargu 66 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Demetri II. Apoloni qeveritar i Celesirisë, i mundur nga Jonatani
67Në vitin njëqindegjashtëdhjetedytë, erdhi Demetri, biri i Demetrit, nga Kreta në vendin e etërve të vet.
Vargu 67 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
68Kur dëgjoi mbreti Aleksandër, u prish shumë dhe u kthye në Antioki.
Vargu 68 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
69Demetri ia besoi qeverimin e Celesirisë Apolonit siç e kishte pasur; ky bashkoi një ushtri të madhe, iu afrua Jamnisë dhe dërgoi t’i thonë kryepriftit Jonatan:
Vargu 69 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
70»Vetëm ti je ngritur kundër nesh e për shkak tënd po më përqeshin e po më poshtërojnë. Pse ti po e ushtron pushtetin tënd në male kundër nesh?
Vargu 70 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
71Nëse ti ke besim në fuqitë e tua, zbrit tash tek ne në fushë dhe aty të matemi njëri me tjetrin, sepse me mua është fuqia e qyteteve.
Vargu 71 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
72Pyet e do të dish kush jam unë e kush janë besëlidhësit tanë. Ata thonë: ‘Nuk do të mundeni të ngulni këmbë përballë nesh, sepse etërve të tu dy herë u është dashur të marrin ikjen nga vendi i vet!’
Vargu 72 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
73Kështu as tash nuk do të mund t’i bësh ballë kalorësisë e këmbësorisë së tillë në fushë, ku s’ka shkëmb, as qetë e as vend të fshihesh.«
Vargu 73 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
74Kur Jonatani i dëgjoi fjalët e Apolonit, në zemër i gufoi felgrimi, i zgjodhi dhjetë mijë ushtarë e doli nga Jerusalemi. Simoni, i vëllai, i erdhi në ndihmë.
Vargu 74 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
75E nguli fushimin kundruall Jopes. Qytetarët ia mbyllën derën, sepse në Jope ishte roja e Apolonit. Këta ia nisën luftës.
Vargu 75 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
76Ata që ishin në qytet u trembën dhe ia hapën derën e Jonatani e pushtoi Jopen.
Vargu 76 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
77Apoloni e mori vesh, çoi në këmbë tri mijë kalorës e një ushtri të madhe. U nis drejt Azotit, kinse do të largohej, por menjëherë doli në fushë, sepse kishte shumë kalorës e kishte në ta besim të madh.
Vargu 77 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
78Jonatani iu vu pas deri në Azot e ushtritë ranë në betejë.
Vargu 78 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
79Por, Apoloni i la pas tyre të fshehur një mijë kalorës.
Vargu 79 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
80Jonatani u kujtua se e kishte pusinë pas shpine. Ata ia rrethuan njësitë dhe e gjuajtën ushtrinë me shigjeta prej mëngjesit e deri në mbrëmje.
Vargu 80 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
81Ushtria qëndroi ashtu si i kishte urdhëruar Jonatani e, ndërkaq, kalorësit e tij u lodhën.
Vargu 81 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
82Atëherë Simoni e qiti ushtrinë e vet dhe u sul kundër ushtrisë së rreshtuar për luftim, pasi kalorësit ishin të lodhur. Ata u thyen prej tij dhe ikën.
Vargu 82 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
83Po ashtu edhe kalorësit u shpërndanë nëpër fushë, ikën në Azot dhe u ndrynë në Betdagon, në tempullin e idhullit të vet, për të gjetur shpëtim.
Vargu 83 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
84Atëherë Jonatani e dogji Azotin edhe qytetet që ishin rreth tij, i bëri pre dhe e dogji tempullin e Dagonit me të gjithë ata që ishin strehuar në të.
Vargu 84 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
85Rreth tetë mijë njerëz qenë të prerë me shpatë e të djegur në zjarr.
Vargu 85 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
86Jonatani çoi prej andej me ushtri e nguli fushimin para Askalonit. Qytetarët i dolën përpara me madhëri të madhe.
Vargu 86 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
87Atëherë Jonatani u kthye në Jerusalem me njerëzit e vet të ngarkuar me pre të shumta.
Vargu 87 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
88Kur mbreti Aleksandër dëgjoi për këto ngjarje, zuri ta nderojë edhe më shumë Jonatanin,
Vargu 88 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
89i dërgoi komçen e artë, siç është doke t’u jepet kushërinjve të mbretit dhe ia dha për pronë Akaronin me të gjithë territorin e tij.
Vargu 89 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.