Lufta në Beret dhe vdekja e Judës Makabe
1Kur Demetri mori vesh se kishte rënë në luftë Nikanori dhe ushtria e tij, vendosi ta dërgojë përsëri në Jude Bakidin e Alcimin e me ta krahun e djathtë të ushtrisë.
2Ata u nisën në drejtim të Galgalës dhe e ngulën fushimin në Masalot, që është në Arbelë. E pushtuan atë dhe vranë shumë njerëz.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Mandej në muajin e parë të vitit njëqindepesëdhejtedytë ngulën fushimin kundër Jerusalemit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Mandej u nisën e shkuan në Beret me njëzet mijë këmbësorë e me dy mijë kalorës.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Juda e kishte ngulur fushimin e vet në Elasë. Kishte me vete tri mijë ushtarë të zgjedhur.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kur panë se ushtria ishte tepër e madhe, u trembën për së forti. Shumë u larguan nga fushimi e s’mbetën prej tyre, pos tetëqind vetë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Juda pa se atëherë kur lufta po ndizej flakë ushtria e tij ishte shpërndarë. Zemra iu gri pse s’kishte kohë t’i bashkojë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ashtu i tronditur krejtësisht, u tha atyre që kishin mbetur: »Në këmbë! Të sulemi kundër armiqve tanë, ndoshta do t’i mundim!«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9U munduan ta largojnë nga ai mendim e i thanë: »Tash s’mund të bëjmë tjetër, por ta shpëtojmë vetveten e më vonë do të kthehemi me vëllezërit tanë e do t’i mundim. Vërtet jemi tepër pak!«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Por, Juda vazhdoi: »Larg qoftë (ta bëjmë këtë gjë) të ikim para tyre! Nëse na ka ardhur dita, le të vdesim si burrat për vëllezërit tanë e të mos i lëmë dangë lavdisë sonë!«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ushtria doli nga fushimi e qëndroi ballë për ballë me armikun. Kalorësia qe ndarë në dy pjesë, bahëtarët e shigjetarët ecnin në ballë të ushtrisë, kështu edhe togat sulmuese: të gjithë trima mbi trima.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Bakidi ishte në krahun e djathtë. Rreshti i luftës afrohej nga të dy anët e krisnin boritë! Ushtuan boritë edhe nga ata që ishin në anën e Judës,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13u tund toka nga zhurma e ushtrive! Krisi lufta prej mëngjesit deri në mbrëmje.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Juda hetoi se Bakidi dhe pjesa më e fortë e ushtrisë ishte në krahun e djathtë. Me të u bashkuan të gjithë zemërluanët
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15dhe, prej tyre qe thyer krahu i djathtë dhe i ndoqi deri në malin Azot.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kur panë ata të krahut të majtë se u thye krahu i djathtë, u vunë pas Judës e atyre që ishin me të, pas shpine.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Atëherë u ndez flakë lufta dhe u plagosën shumë nga njëra dhe nga pala tjetër.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Atëherë ra edhe Juda e të tjerët ikën.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Salikimet e Judës Makabe
19Jonata e Simoni e morën Judën, vëllanë e vet, dhe e varrosën në varrin e etërve të vet në Modin.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20E qanë dhe i bënë gjëmë të madhe mbarë populli i Izraelit dhe mbajtën zi për shumë ditë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21E vajtonin kështu: »Oh si ra trimi i trimit që e shpëtonte Izraelin!«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Veprat e tjera të Judës, luftërat e trimëritë që i bëri e veprat e tjera të madhërueshme të tija nuk kanë qenë shkruar: ishin me të vërtetë të shumta!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
IV. JONATANI KRYETAR I JUDENJVE DHE KRYEPRIFT
/160 - 143 para Kr./
Ngadhënjimi i partisë greke. Jonata kryetar i rezistencës
23Pas vdekjes së Judës çuan krye në mbarë dheun e Izraelit bakëqijtë dhe u ngritën të gjithë ata që bënin keq.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ndër ato ditë u bë zi e madhe buke dhe mbarë vendi u bë me ta.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Bakidi zgjodhi njerëz të këqij dhe i bëri pari të vendit.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Këta i kërkonin dhe i shqyrtonin miqtë e Judës e i sillnin te Bakidi, i cili i ndëshkonte dhe i vinte në lojë.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27E aso kohe në Izrael u bë një shtypje e madhe sa që një shtypje e tillë nuk u pa qysh se ndër ta nuk u duk ndonjë profet.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Atëherë u bashkuan të gjithë miqtë e Judës e i thanë Jonatës:
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29»Qysh se yt vëlla Juda vdiq, nuk ka më njeri porsi ai që t’u dalë përballë armiqve - Bakidit e atyre që janë armiq të popullit tonë.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Ne, pra, po të zgjedhim sot të jesh prijësi dhe udhëheqësi për të luftuar luftën tonë në vend të tij.«
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Atë ditë Jonata e mori udhëheqësinë dhe zuri vendin e të vëllait, Judës.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jonata në shkretëtirën e Tekues. Ngjarje të përgjakshme rreth Madabës
32Bakidi e mori vesh e kërkonte ta vrasë.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33E morën vesh edhe Jonata, Simoni, vëllai i tij, e të gjithë ata që ishin me të u arratisën në shkretëtirën Tekue e ngulën afër ujit të liqenthit Asfar.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Bakidi e mori vesh ditën e shtunë dhe ai e gjithë ushtria e tij kaluan përtej Jordanit.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Jonata dërgoi vëllanë e vet, në krye të përcjelljes, për t’iu lutur nabutenjve, miqve të vet, t’i lënë në rojë te ta pajisjet e veta që s’ishin pak.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Por, i dolën bijtë e Jambriut nga Madaba, e zunë Gjonin me gjithçka kishte dhe shkuan me atë pre.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Pas këtyre ngjarjeve, i ra në vesh Jonatës e Simonit, vëllait të tij, se bijtë e Jambriut po bënin dasmë të madhe e me kremtori të madhe dhe se po e merrnin nusen nga Nadabati, vajzën e njërit nga krerët e mëdhenj të Kanaanit.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Atëherë u ra ndër mend gjaku i vëllait të tyre, i Gjonit. U ngjitën në mal dhe u fshehën.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39I çuan sytë e panë një turmë të madhe zhurmëzëre dasmorësh; dhëndri me vëllezër e me miq u shkonte në takim me tupana, me vegla muzikore e me armë të shumta.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Dolën nga prita, u sulën në ta dhe i vranë e shumë të tjerë mbetën të plagosur. Të tjerët ikën e morën malin. Judenjtë u morën gjithçka kishin pasur.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Kështu dasma u kthye në vaj, e kënga e muzikës së tyre në vajtim.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Ia morën gjakun vëllait të vet dhe u kthyen në brigjet e Jordanit.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kalimi përtej Jordanit
43Kur e mori vesh Bakidi, erdhi me ushtri të madhe në një të shtunë në brigjet e Jordanit.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Jonata u tha të vetëve: »Në këmbë! Të luftojmë për jetën tonë! Sot nuk është si dje e pardje!
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Ja, armiqtë i kemi përballë e pas shpine! Në njërën e në anën tjetër uji i Jordanit, kënetë e pyll! S’ka mundësi të ikim!
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Tash klithni drejt Qiellit që të mund të shpëtoni nga kthetrat e armiqve tuaj!« Atëherë krisi lufta!
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Jonata çoi dorën për ta goditur Bakidin, por ky u shmang prapazi.
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48Atëherë Jonata e njerëzit e tij kërcyen në Jordan e not kaluan në anën tjetër. Armiqtë nuk kaluan pas tyre përtej Jordanit.
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49Atë ditë në anën e Bakidit mbetën të vrarë një mijë ushtarë. Atëherë u kthyen në Jerusalem.
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fortifikimet e Bakidit. Vdekja e Alcimit
50Bakidi atëherë nisi t’i ndërtojë nëpër Jude qytetet e fortifikuara me mure të larta: qytezën që ishte në Jerikon, në Emaus, në Betoron, në Betel, Tamnatë, Faraton e Tefon.
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51Në to vendoi njësi roje që të ushtronin armiqësi në Izrael.
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52E fortifikoi qytetin e Betsurës e të Gazarës dhe Qytezën. Vendoi ushtarë e ushqime në to.
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
53I mori peng bijtë e krerëve të krahinës e i vuri nën rojë në Qytezën e Jerusalemit.
Vargu 53 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
54Në vitin njëqind e pesëdhjetë e tre, në muajin e dytë, Alcimi dha urdhër të rrënohet muri i tremes së brendshme; kështu rrënonte veprat e profetëve. Ia filloi t’i rrënojë.
Vargu 54 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
55Në atë kohë Alcimi qe goditur dhe qe ndërprerë vepra e tij, mbeti pa gojë, u paralizua e nuk mundte më të flasë asnjë fjalë, as familjes së vet nuk mundte t’i japë urdhra.
Vargu 55 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
56Në atë kohë Alcimi vdiq në dhimba të mëdha.
Vargu 56 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
57Kur pa Bakidi se vdiq Alcimi, u kthye te mbreti. Dheu i Judës pushoi i qetë për dy vjet.
Vargu 57 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Rrethimi i Betbasiut
58Të gjithë të paligjët bënë këtë këshillim: »Qe, Jonata e të tijtë po jetojnë të qetë e të sigurt. Të shkojmë, pra, e ta sjellim Bakidin e t’i kapë të gjithë në një natë të vetme.«
Vargu 58 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
59Shkuan, pra, e ia dhanë këtë këshill.
Vargu 59 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
60Ai u ngrit me një ushtri të madhe e u nis për rrugë dhe u shkroi fshehtas letër besëlidhurve të vet që ishin në Jude, për ta kapur Jonatanin me ata që ishin me të. Por, nuk ia dolën, sepse ata e hetuan synimin e tyre.
Vargu 60 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
61Përkundrazi, këta i zunë disa vetë të krahinës - prijësit e kësaj tradhtie - rreth pesëdhjetë vetë e i vranë.
Vargu 61 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
62Atëherë Jonatani e Simoni me ata që ishin me ta, u shmangën në Betbasi, në shkretëtirë. Ndreqën rrënojat e saja dhe e fortifikuan.
Vargu 62 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
63Bakidi e mori vesh, bashkoi të gjithë ushtrinë e vet e i thirri edhe përkrahësit e vet nga Judeja.
Vargu 63 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
64Shkoi, nguli fushimin përballë Betbasiut, punoi vegla luftarake e luftoi shumë ditë.
Vargu 64 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
65Jonatani e la vëllanë e vet Simonin në qytet, kurse ai vetë, me pak njerëz, doli ta qarkullojë krahinën.
Vargu 65 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
66E goditi Odomerën me vëllezër e bijtë e Fasironit në tëbanishten e tyre: vriste e priste e gjithnjë rritej në fuqi.
Vargu 66 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
67Ndërkaq Simoni me ata që ishin me të, dolën nga qyteti e i ndezën veglat luftarake
Vargu 67 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
68e luftuan kundër Bakidit, e thyen dhe e ankthuan rëndë, sepse synimi i tij dhe sulmi i dolën pa sukses.
Vargu 68 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
69E pushtoi një felgrim i madh kundër atyre mbrapshtanave që e kishin këshilluar të vijë në krahinë, shumë prej tyre i vranë e vendosën të kthehen në vendin e vet.
Vargu 69 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
70Jonata e mori vesh këtë gjë, dërgoi tek ai kasnecët për të lidhur paqe e për t’i ndërruar robërit e luftës.
Vargu 70 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
71Ai pranoi e bëri sipas kërkesave të tija, për më tepër iu përbetua se për sa të jetë gjallë nuk do t’ia bëjë asnjë të keqe.
Vargu 71 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
72Pasi ia ktheu robërit e luftës që më parë i kishte robëruar në dheun e Judës Bakidi u kthye e shkoi në vendin e vet e kurrë s’i shkeli më këmba në dheun e Judës.
Vargu 72 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
73Shpata pushoi në Izrael. Janata nguli në Makmas. Aty zuri të ushtrojë gjyqin e popullit. Nga Izraeli i çrrënjosi të patenzonët.
Vargu 73 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.